Tërmetet politike që do të shoqërojnë Europën gjatë 2015-ës

Sipas Economist Intelligence Unit, botuar gazeta Tema, 20 janar 2015

termetet
Sipas “Economist Intelligence Unit” Europa do të përballet me tërmete politike gjatë vitit 2015, shkruan BBC.
Sipas këtij hulumtimi, rritja e popullaritetit të partive populiste mund të bëjë që ato të fitojnë përqindje të larta të votave në zgjedhje dhe do detyrojnë krijimin e aleanca qeverisëse të pamenduara ndonjëherë më parë.
“Kriza europiane e demokracisë“, është një hendek midis elitave dhe votuesve, thotë EIU, duke shtuar se ka “një vrimë të madhe në zemër të politikës europiane ku idetë e mëdha duhet të jenë“.
Mbretëria e Bashkuar, e cila shkon në zgjedhje në Maj është “në një periudhë të zgjatur të paqëndrueshmërisë politike, sipas studimeve EUI. Studiuesit thonë se ka shumë gjasa që partia populiste UK Independence Party (UKIP) do të marrë vota si nga laburistët ashtu edhe nga konservatorët, gjë që do të prodhojë një qeveri jo stabël.
Por sfida politike e menjëhershëm, e cila do të testojë se sa rritja e populizmit përkthehet edhe në vota është në Greqi. Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme mbahen më 25 janar, të ardhura nga dështimi i parlamentit për të zgjedhur një president të ri në dhjetor.
Sondazhet e bëra thonë se partia populiste Syriza mund të dalë si partia më e fortë. Nëse kjo ndodh dhe ajo do të jetë në gjendje që të formojë një qeveri, atëherë kjo do të dërgojë valë trazirash dhe kaosi në gjithë Bashkimin Evropian dhe do të veprojë si një katalizator për turbullira politike diku tjetër, sipas analizës së bërë nga Economist Intelligence Unit.
“Zgjedhja e një qeverie drejtuar nga SYRIZA do të jetë shumë destabilizuese, si brenda vendit edhe në rajon. Ajo me siguri do të shkaktonte krizë në marrëdhëniet midis Greqisë dhe kreditorëve të saj ndërkombëtarë, siç është çështja e borxhit, një nga pikat kryesore të platformës se saj politike”, citon EIU.
Shembuj të tjerë të zgjedhjeve europiane me potencial për rezultate të paparashikueshme të cituara nga EIU përfshijnë Danimarkën, Finlandën, Spanjën, Francën, Suedinë, Gjermaninë dhe Irlandën.
“Emëruesi i përbashkët në këto vende është: Rritja e partive populiste,” thotë EIU.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi