Fleckenstein: Shoqëria Civile – motor lëvizës në rrugën e reformave

Status në Facebook i K. Flecknstein, 11 janar 2015

knut-HA-Politik-HamburgEuroparlamentari Knut Flenkeshtein, një ditë pas largimit nga Shqipëria, ka folur për vizitën e tij 3 ditore në Tiranë. Në një status në rrjetin social Facebook fillimisht europarlamentari që është edhe raporteri për Shqipërinë në PE, thekson se Shqipëria është në rrugën e duhur në plotësimin e reformave për tu integruar në BE, por thekson se pas kësaj vizite mbeten 3 çështje kryesore që Shqipëria duhet të plotësojë, për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Sipas Flenkeshtein sfidat kryesore të Shqipërisë për aderimin në BE, janë forcimi i shtetit të së drejtës, krijimi i një klime të re politike bashkëpunuese, si dhe forcimi i shoqërisë civile në sistemin demokratik.

71a7f3e3beac89e80322b54223299891Në darkën e organizuar nga Raporteri i PE me disa përfaqësues nga shoqëria civile, drejtori i shtetiweb.org Ardian Haçkaj përmëndi gjetjet e studimit mbi demokracinë e brendshme në partitë politike shqiptare (të kryer nga Shtetiweb.org) dhe ndikimin e tyre në klimën e bashkëpunimit politik në vend; frymën pozitive të refomave të nisura dhe nevojën për ti mbyllur me sukses; si dhe domosdoshmërine e një bashkëpunimi më intensiv mes politikanëve dhe shoqërisë civile shqiptare të kompletuar me një rol më të strukturuar dhe të mirë-mbështetur të saj.

“I sapokthyer nga Shqipëria ku pata një axhendë takimesh mjaft intensive dhe frutdhënëse. Falenderoj gjithë partnerët për takimet. Besoj se Shqipëria është në rrugën e duhur për plotësimin e reformave integruese. 3 janë sfidat kryesore përpara për vendin, forcimi i shtetit të së drejtës në të gjitha fushat që do japin rezultat për jetën e qytetarëve. Ndryshimi I kulturës politike me qëllim që të arrihet një klimë besimi, dialogu dhe bashkëpunimi. Sfida tjetër është forcimi i shoqërisë civile në sistemin demokratik në përgjithësi, por edhe për procesin e integrimit europian në veçanti.”

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi