Një stuhi që vjen nga Jugu

Sipas Le Monde, shqiperoi bota.al, 7 janar 2015

original.77445.demiPartitë e majta radikale greke dhe spanjolle, dordolecë të Brukselit apo të Berlinit, kanë pushuar së përmenduri braktisjen e euro-s apo mos rimbursimin e borxhit, e tani janë në dyert e pushtetit.

Një hije vjen rrotull Evropës… Duhet dëgjuar alarmi i lëshuar në një numër kryeqytetesh të Bashkimit Evropian, përballë lindjes së lëvizjeve të së majtës radikale në Greqi dhe në Spanjë. Fraza e parë e famshme e Manifestit komunist duket se ka rigjetur aktualitetin e saj.

Syriza paraprin në krye të sonadazheve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 janarit. Podemos gjithashtu vlerësohet si forca e parë politike spanjolle për votimet e nëntorit. Nga ku ka lindurnjë shqetësim në rritje në Bruksel dhe sidomos në Berlin, ku sipas Der Spiegel, kancelaria “gjykon pothuaj të paevitueshme një dalje të Greqisë nga zona euro”, nëqoftëse qeveria e re “braktis vijën shtrënguese buxhetore”. Të tjerë nënvizojnë një infektim të mundshëm. “Rreziku këtë herë nuk është ekonomik, por politik”, shënon një editorial i gazetës La Repubblica, e përditshmja e qendrës së majtë italiane që mbështet politikën reformiste të Matteo Renzit.

Përballë populizmave të ekstremit të djathtë kundër imigrantëve dhe kundër euros në kontinent, që avancojnë nën mbretërimin e solidaritetit, një revoltë e ngjyrosur me një të kuqe të fortë ngrihet nga jugu. Ajo refuzon politikat shtrënguese të imponuara të cilat në Greqi, kanë krijuar një papunësi të madhe tek të rinjtë, uljen në 26% për pesë vjet të GDP së vendit, por jo borxhin. “Demokracia nuk imponohet me shantazh”, Aléxis Tsípras, udhëheqësi i Syrizas. Dhe Pablo Iglesias, homologu i tij i Podemos kritikon ashpër “shtypjen e ushtruar nga Evropa dhe FMN”.

Reformizmi i Toni Blerit – i pasuar nga parti socialiste spanjolle, demokratët italianë, SPD e Gerhard Schröderit dhe tani François Hollande – kanë përshtatur bazat e së majtës në kuadër të një bote të globalizuar.

“Ka një diferencë të madhe midis retorikës dhe programeve të tyre”, shprehet studjuesi Marc Lazar, i Universitetit të Shkencave Politike të Parisit, i cili nënvizon se përtej formave politike novatore, programet e këtyre partive konsiderojnë thelbësore formulat keynesiane të social-demokracisë të viteve 60-70.

Podemos, tashmë i referohet më tepër reformistit suedez, Olof Palme se sa revolucionarit Hugo Chávez. Përsa i përket Syrizas, nëqoftëse do të arrijë në krye në zgjedhjet e ardhshme, ajo nuk do të ketë mjete për të udhëhequr vetëm.

Me afrimin e pushtetit, të dy formacionet politike i kanë në rënie ambiciet e tyre. Për shembull nuk ka më fjalë të dilet nga euro nga Syriza. “Në një kohë, kishte një rrymë e cila ishte në favor të kthimit në dhrahmi. Kjo çështje është vendosur tashmë: ne do të qëndrojmë në zonën euro”, do të shprehej disa ditë më parë për gazetën franceze “Libération” deputeti George Stathakis, ministri i mundshëm i financave i një qeverie Syriza. As më për të ndërprerë në mënyrë të njëanshme rimbursimet. Objektivi është: të rinegociohet mbulimi i një borxhi që është bërë i padurueshëm (177% të GDP), rimbursimet e të cilit pengojnë ekonominë greke të ringjitet. Pas diskutimeve me kreditorët privatë në vitin 2012, që sollën një ulje 70% të aksioneve, e majta radikale këtë radhë do të dëshironte që të tërhiqeshin shtetet anëtare, Banka Qëndrore Evropiane … çka do të ishte e vështirë të pranohej nga taksapaguesit e vendeve huadhënëse. Dhe sidomos nga Gjermania, ku as kancelarja Merkel, as opinioni publik nuk janë gati “të paguajnë” për grekët. Por në fakt bëhet fjalë për një kërkesë të afërt me atë që kërkojnë tani autoritetetet aktuale të vendit.

Në Spanjë gjithashtu, Podemos ka hequr dorë nga pretendimi për çështjen e borxhit, edhe pse borxhi spanjoll (i afërt me atë të Francës me rreth 100% të GDP) përfaqëson një problem më pak të mprehtë se në Greqi. Pozicioni i ekstremit të majtë spanjoll nuk është më për mos rimbursimin, por për mutualizimin e borxheve kombëtare (spanjolle) në nivel evropian, përmes mekanizmave të tipit të eurobonove.

Një sistem që lejon të garantohen përqindjet e huave pak të larta për vendet që nuk arrijnë më të vetëfinancojnë në tregjet dhe të përballojnë kostot e tyre të larta. Pozicion që ende e ndajnë shumë ekonomistë në Evropë. Syriza vazhdon megjithatë të mburrë për të pasur një pauzë në masat shtrënguese dhe një rritje të pagës minimale (Smic), por përqëndron diskurin e saj mbi reformën e shtetit, luftën kundra burokracisë, apo krijimin e një kadastre të cilat do të mund të joshin Komisionin e ri Evropian./Le Monde/

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi