Euro e dobët: shans apo rrezik?

Sipas DW, 6 janar 2015

euro1,39 dollarë merrje në mars 2014 për një euro, 1,29 dollarë merrje në shtator – kurse tani merr vetëm 1,19 dollarë për 1 euro. Monedha e përbashkët evropiane euro ka humbur gjithnjë e më shumë vlerë muajt e fundit. Aktualisht ajo ndodhet në nivelin më të ulët që prej vitit 2006.

Papritur kjo nuk erdhi: në një kohë që Banka Qendrore amerikane Fed po ecën drejt ngritjes së interesave bankare, Banka Qendrore Evropiane (BQE) ndjek kursin e liberalizimit të mëtejshëm të politikës fiskale. Sepse në SHBA konjuktura ka marrë vrull të qartë, kurse në Eurozonë rritja ekonomike vazhdon të jetë e moderuar. “Në parim ndodh ajo që kanë parashikuar shumë analistë gjithë kohën”, thotë Stefan Schneider, ekonomist i Deutsche Bank-ës. Kolegët e tij mendojnë që kursi vitet e ardhshme do të ecë gjithnjë e më shumë drejt barazimit: ka shumë mundësi që një euro në të ardhmen të jetë e barabartë me vetëm një dollar.

Për shkak të rënies së vlerës së euros nuk duhet të shqetësohemi, thotë Schneider. Përkundrazi: euroja më e lirë i bën më atraktive blerjet nga Evropa. Kombet eksportuese si Gjermania përfitojnë shumë nga kjo. Sipërmarrjet evropiane bëhen më konkurruese përballë atyre japoneze, ku vitet e fundit ka ndodhur një zhvlerësim i madh i euros.

Kursi i euros çon ujë në mullirin e Draghit

Një euro e dobët është krejtësisht ajo që dëshiron Banka Qendrore Evropiane. Në intervistë me gazetën Handelsblatt, Presidenti i BQE, Mario Draghi tha javën e kaluar se kursi i këmbimit vërtet që nuk është objektiv i përcaktuar i politikës së BQE, por kursi është i rëndësishëm për stabilitetin e çmimeve dhe për rritjen ekonomike. Për të garantuar stabilitetin e çmimeve, po bëhen përgatitje “për masa shtesë ndoshta të nevojshme”, tha Draghi. Shumë ekspertë e interpretojnë këtë si gatishmëri të BQE për të blerë hua shtetërore në stil të gjerë.

Këto spekulime e nxisin edhe më tepër rënien e euros, njësoj si frika për dhënien fund të politikës së kursimeve në Greqi ose për një dalje të Greqisë nga Eurozona.

Rrezik për një krizë të re?

Të humburit me kursin aktual të këmbimit janë jo vetëm ata që udhëtojnë drejt SHBA. Edhe produkte që importohen nga bota e jashtme në Evropë mund të shtrenjtohen- për shembull kompjuterat nga Azia. Çmimi i ulët i naftës mund ta bëjë edhe më të ulët çmimin e benzinës në pikat e furnizimit në Eurozonë.

Edhe investorët e huaj kanë aktualisht më shumë humbje se fitim me investimet e tyre në Eurozonë. Analisti i tregjeve financiare, Christoph Zwermann druhet se euroja do ta humbasë edhe më tej vlerën, më shpejt se dëshirohet. “Pa kaluar shumë kohë mund të ndodhë që ky fenomen të shkaktojë një krizë të re të euros- thjesht për faktin sepse besimi tek euroja dhe tek Evropa do të humbasë”.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi