Papa: Ja 15 sëmundjet e Curias
Fjala e Papës, sipas La Stampa, 28 dhjetor 2014
Pesëmbëdhjetë “sëmundje”, të listuara dhe të shpjeguara një nga një në mënyrë të detajuar. Pesëmbëdhjetë hije të mëkatit, në fjalimin e tij të dytë në Curian romake për përshëndetjen e Krishtlindjeve, Francesko identifikon dhe shpjegon, duke i ftuar të gjithë për të kërkuar falje nga Perëndia. Se Perëndia “që ka lindur në varfërinë e shpellës së Betlehemit për të na mësuar fuqinë e përulësisë”, nuk është mirëpritur nga njerëzit “e zgjedhur”, por nga populli “i varfër dhe i thjeshtë.” Është një “provim i vërtetë i ndërgjegjes” ajo që Papa Bergoglio kërkon tu bëjë bashkëpunëtorëve të tij, në përgatitje për rrëfimin para Krishtlindjeve.
“Sëmundjet” dhe “tundimet”, që nuk i përkasin vetëm Curia, por “janë sigurisht – tha ai, një rrezik për çdo të krishterë dhe çdo curia, komunitet, kongregacion, famulli, lëvizje kishëtare”. Por, Francesko në mënyrë të qartë i identifikon si qëndrime të pranishme kryesisht në mjedisin ku ai jeton tashmë prej njëzet e një muaj.
“Do të ishte mirë – thotë – ta mendojmë Curian romane si një model të vogël të Kishës, domethënë, si një” trup”, që përpiqet seriozisht, dhe çdo ditë të jetë më i gjallë, më i shëndetshëm, më i harmonishëm dhe më i bashkuar në veten e tij dhe me Krishtin”. Curia – si Kisha – nuk mund të jetojë, shton, “pa pasur një marrëdhënie vitale, personale, autentike dhe të fortë me Krishtin.” Dhe një anëtar i Curias që nuk ushqehet çdo ditë me këtë ushqim, do të bëhet një burokrat. “Ne do të ndihmojmë” Katalogun “e sëmundjeve – në rrugën e Etërve të shkretëtirës, për të cilën të cilën do të flasim sot, për t’u përgatitur për rrëfimin”.
Sëmundja kur ndihesh “i pavdekshëm’ ose “i domosdoshëm”
“Një Curia që nuk bën autokritikë, që nuk është e përditësuar, që nuk përpiqet të përmirësohet është një trup i sëmurë”. Papa kujtoi se një vizitë në varrezat mund të na ndihmojë për të parë emrat e shumë njerëzve të cilët “ndoshta mendonin se ishin të pavdekshëm, të imunizuar dhe të domosdoshëm.” Kjo është sëmundje e atyre që “bëhen padronë dhe ndjehen superior ndaj të gjithëve dhe jo në shërbim të gjithëve. Ajo shpesh buron nga patologjia e pushtetit, nga “kompleksi i të zgjedhurve”, nga “narcisizmi “.
Sëmundja e zellit të tepërt në punë
Është sëmundje e atyre që, si Marta në tregimin e ungjillit, “zhyten në punë, duke neglizhuar, në mënyrë të pashmangshme, “pjesën më të mirë”: të ulurit nën këmbët e Jezusit”. Papa kujton se Jezusi “thirri dishepujt e vet për të” pushuar pak”, “sepse neglizhimi pushimit të nevojshëm të çon në stres dhe shqetësim”.
Sëmundja e ”ngurtësimit” mendor dhe shpirtëror
Është sëmundje e atyre që “humbin paqen e tyre të brendshme, gjallërinë dhe guximin dhe fshihen nën kartat duke u bërë “makina praktike”dhe jo njerëz të Perëndisë”, të paaftë të “qajnë me ata që qajnë dhe do të ngazëllojnë me ata që gëzohen».
Sëmundja e planifikimit të tepruar
“Kur apostulli planifikon gjithçka me kujdes” dhe beson se duke bërë kështu “gjërat efektivisht progresojnë, duke u kthyer në një llogaritar ose kontabilist. Të pregatisësh gjithçka mirë është e nevojshme, por kurrë nuk duhet të biesh në tundimin për të mbyllur dhe drejtuar lirinë e Shpirtit të Shenjtë … Është gjithmonë më e lehtë dhe e rehatshme të mbështetesh në pozicione statike dhe të pandryshueshme”.
Sëmundja e keq-koordinimit
Kjo është kur anëtarët “humbin komunikimin midis tyre dhe trupi humbet funksionalitetin e vet harmonik” duke u bërë “një orkestër që prodhon zhurmë, sepse anëtarët e tij nuk bashkëpunojnë dhe nuk jetojnë frymën e komunitetit dhe të ekipit.”
Sëmundja e Alzheimer shpirtërore
Kjo është “një rënie progresive e aftësive shpirtërore” që “shkakton handikap të rëndë të personit” duke e bërë atë të jetojë në “një gjendje të varësisë absolute prej pikëpamjeve të tij shpesh imagjinare.” Ne e shohim atë tek ata që kanë “humbur memorien” e takimit të tyre me Zotin, tek ata që varen nga “pasionet, kapriçiot dhe manitë e tyre”, tek ata që ndërtojnë “rreth vetes mure dhe zakone”.
Sëmundja e rivalitetit dhe mendjemadhësisë
“Kur pamja, ngjyrat e rrobat dhe shenjat e nderit bëhen qëllimi kryesor i jetës … Kjo është sëmundja që çon në qënien e rreme të burrave dhe grave dhe në një jetesë të rreme “misticizmi”dhe “kuietizmi”.
Sëmundja e skizofrenisë ekzistenciale
Kjo është sëmundje atyre që jetojnë “një jetë të dyfishtë, fryt i hipokrizisë tipike të mediokrit dhe i vakumit progresiv shpirtërore, që nuk mund ta mbush diploma apo titulli i akademik”. Ndodh shpesh që ata “duke braktisur shërbimin baritor kufizohen në praktika buroktatike, duke humbur kështu kontaktet me realitetin, me njerëzit e vërtetë. Ata krijojnë kështu botën e tyre paralele, ku ata rrethohen nga çdo gjë që mësojnë me rreptësi për të tjerët “dhe bëjnë një jetë “të fshehur” dhe shpesh” të shthurur”.
Sëmundja e fjalëve dhe thashethemeve
Ajo kap personin duke e bërë atë “mbjellës të sherrit” (si Satani), dhe në shumë raste “vrasës gjakftohtë” të famës së kolegëve dhe shokëve të tyre. Kjo është sëmundje e njerëzve frikacak që duke mos patur guximin për të folur drejtpërdrejt, flasin pas shpinës së tyre … Le të mbrohemi nga terrorizmi i fjalëve. “
Sëmundja e hyjnizimit të liderve
Kjo është sëmundje e atyre që “lajkatojnë eprorët”, viktima “të karierizmit dhe oportunizmit” dhe që “jetojnë shërbimin duke menduar vetëm çfarë ata kanë nevojë të marrin dhe jo atë që ata duhet të japin”. Janë “persona meskin”, që frymëzohen vetëm “nga egoizmi i tyre fatal”. Për më tepër ajo mund të kap edhe eprorët kur lajkatojnë disa prej bashkëpuntorëve të tyre për të marrë nënshtrimin e tyre, besnikërinë dhe varësinë psikologjike, por në fund rezultati është një bashkëpunim i vërtetë midis tyre”.
Sëmundja e indiferencës ndaj të tjerëve
“Kur sejcili mendon vetëm për veten e tij dhe humb sinqeritetin dhe ngrohtësinë e marrëdhënieve njerëzore. Kur eksperti më me përvojë nuk vë njohuritë e tij në shërbim të kolegëve me më pak përvojë. Kur, nga xhelozia apo dinakëria, ai ndjen gëzim duke parë tjetrin të rrëzohet, në vend që ta ringrej atë dhe ta inkurajojë”.
Sëmundja e fytyrës mortore
Është ajo e personave “fjalërëndë dhe të vrazhdë”, të cilët mendojnë se për të qënë serioz duhet të kenë një fytyrë melankolike, të ashpër dhe të trajtojnë të tjerët ,veçanërisht mvartësit, me ngurtësi, ashpërsi dhe arrogancë”. Në fakt, shtoi Papa, “ashpërsia teatrale dhe pesimizmi steril janë shpesh simptomat e frikës dhe të pasigurisë të vetvehtes. Apostulli duhet të përpiqet që të jetë një person i sjellshëm, i qetë, entuziast dhe i gëzuar, që të përcjell gëzim ….”. Francis fton për të qënë plotë me humorit dhe vet-ironik: “. Sa mirë të bënë një dozë e mirë të humorit të shëndoshë”.
Sëmundja e akumulimit
“Kur apostulli përpiqet të mbush një zbrazëti ekzistenciale në zemrën e tij duke akumuluar të mirat e tij materiale, jo nga nevoja, por vetëm që të ndjehet më i sigurt.”
Sëmundja e qarqeve të mbyllura
Kur “përkatësia e grupit bëhet më e fortë se ajo Trupit dhe, në disa situata, e Krishtit vetë. Edhe pse kjo sëmundje gjithmonë fillon me qëllime të mira, por me kalimin e kohës skllavëron anëtarët duke u bërë “një kancer”.
Sëmundja e fitimit, e ekzibicionizmit
“Kur apostulli transformon shërbimin e tij në pushtet, dhe pushtetin e tij në një mall për të siguruar përfitime ose pushtet më të madh. Kjo është sëmundje e njerëzve me pangopësi kërkojnë të shumëfishojnë kompetencat dhe për këtë qëllim ata janë të aftë të shpifin, të njollosin dhe të diskreditojnë të tjerët, madje edhe në gazeta dhe revista. Sigurisht për tu paraqitur më të aftë se të tjerët”. Një sëmundje që “i bën shumë keq trupit për shkak se ajo çon njerëzit të justifikojnë përdorimin e çdo mjeti për të arritur këtë qëllim, shpesh në emër të drejtësisë dhe transparencës”.
Francis përfundoi duke kujtuar se ai dikur kishte lexuar se “priftërinjtë janë si aeroplanët, ata bëjnë lajme vetëm kur ata bien, por ka kaq shumë që fluturojnë. Shumë kritikojnë dhe pak luten për ta”. Një frazë “shumë e vërtetë sepse përshkruan rëndësinë dhe ndjeshmërinë e shërbimit tonë priftëror dhe sa keq mund të shkaktojë një prift që “bie”në të gjithë trupin e Kishës”.