Menaxhimi i financave publike dhe BE

Nga Bujar Leskaj, botuar në Shqiptarja.com, 28 dhjetor 2014

Bujar LeskajSot, në të gjithë Evropën, por edhe më gjerë në botë, me përjetimin e pasojave të rënda të krizës botërore ekonomike dhe financiare, menaxhimi i përgjegjshëm dhe efiçient i financave publike është bërë një domosdoshmëri dhe përparësi absolute e qeverisjes. Në koherencë me këtë kërkesë të FMN-së në Kodin e tij të Transparencës Fiskale dhe me sugjerimet e Bankës Botërore e institucioneve të tjera ndërkombëtare, është dhe Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike të Shqipërisë 2014-2020.

Ajo synon krijimin e një sistemi efiçient dhe transparent, treguesit kyçë të të cilit janë promovimi i përgjegjshmërisë menaxheriale dhe fuqizimi i një sistemi kontrolli të brendshëm nga njësitë e qeverisjes lokale dhe qendrore, si dhe një auditim i pavarur, i brendshëm dhe i jashtëm.

Kjo Strategji ështe në sinkron me standardin ISSAI 5220 të INTOSAI-t(standard i përkthyer në shqip dhe i botuar nga KLSH), ku në pikën 2.4 të tij, e cila lidhet me kredibilitetin e parashikimit fiskal dhe buxhetimit, kërkohet që “Parashikimet ekonomike dhe fiskale të qeverisë dhe performanca e saj janë subjekt i vlerësimit të pavarur”, duke nënkuptuar një theksim të mëtejshëm të rolit të audituesit të jashtëm të pavarur si faktor determinat në drejtim të rritjes së transparencës fiskale, duke informuar publikun për performancën e qeverisë, jo vetëm përmes raportimit të Ministrit të Financave dhe qeverisë, por dhe përmes raportimit të audituesit të jashtëm publik të Shtetit.

KLSH si auditues i jashtem publik, është i gatshëm të rrisë rolin dhe kontributin në drejtim të mirëadministrimit të financave publike, në dy shtyllat e tyre, në krijimin e të ardhurave publike dhe në përdorimin, shpenzimin e tyre. Mendojmë se një auditim i plotë i krijimit dhe përdorimit të vlerave publike rrit transparencën dhe rrit vlerën e parasë publike. Sipas konkluzioneve të studimeve të kryera nga FMN, ekziston një lidhje pozitive mes transparencës me performancës fiskale. Sipas studimit “Fiscal Transparency, Fiscal Performance and Credit Ratings”(Transparenca Fiskale, performance Fiskale dhe Vlresimi i Kredive), 2012, kjo lidhje është më e fortë në vendet në zhvillim se sa në vendet e zhvilluara.

Ne, si auditues të Kontrollit të Lartëtë Shtetit, përshëndesim mbështetjen e gjerë tëakorduar nga Bashkimi Evropian, në nivel të 40 milionë eurove, të cilat do të disbursohen për një periudhë 3 vjeçare, në bazë tëreformavetë arritura nërealizimin e kësaj strategjie. Roli i auditimit të jashtëm publik nëperformancën e duhur të strategjisë,është cilësuar si shumë i rëndësishëm, nga vetë përfaqësuesit e DG-Budget(Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit e Komisionit Evropian) dhe DG-Enlargement(Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin).

Miratimi më 27 nëntor 2014 nga Kuvendi i ligjit të ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit, tërësisht në përputhje me standardet e INTOSAI-t, përkoi me miratimin e transhit të parëprej 14 milionë euro, të ndihmës së BE-së për realizimin e strategjisë. Sikurse e ka theksuar z. Christian Danielsson, Drejtor i Përgjithshëm për Zgjerimin i Komisionit Europian, që në korrik 2014 në Tiranë,“Një menaxhim më i fortë i financave publike, transparenca në raportimet financiare dhe reformat në administrimin e taksave duhet të mbeten prioritet i qeverisë”.

Si KLSH jemi një nga shtyllat mbi të cilat mbështetet Strategjia 2014-2020 e menaxhimit të financave publike. Vetë strategjia afatmesme e zhvillimit e KLSH 2013-2017, e bazuar në drejtimet strategjike të INTOSAI-t 2011-2016 dhe të EUROSAI-t 2011-2017, përqëndrohet në rritjen e kapaciteteve audituese të institucionit, si dhe në modernizimin e kuadrit ligjor të tij, për një kontribut tështuar në mirëqeverisje dhe në luftën kundër korrupsionit.

Kjo strategji dhe vetë ligji i ri i KLSH, do të gjejnë zbatim intensiv dhe të thelluar, me mbështetjen edhe të Projektit të Binjakëzimit IPA 2013, që KLSH ka fituar nga BE, në vlerën 2.11 milionë euro.
Ia vlen të theksojmë se menaxhimi i financave publike në Shqipëri ka njohur përmirësime gjatë viteve të fundit. Megjithatë, progresi i deritanishëm ka qenë më shumë në aspektin teknik dhe ligjor, si ligji për auditimin e brendshëm në sektorin publik(viti 2007), ligji për inspektimin financiar publik(viti 2010), ligji për menaxhimin e sistemit buxhetor (viti 2008), ligji i prokurimeve publike, i ndryshuar (viti 2006),zbatimi i sistemit elektronik të thesarit, etj. Ndërsa puna e mirëfilltë kontrolluese dhe vlerësuese e menaxhimit të financave publike nga ana e auditimit të brendshëm, ka lënë për të dëshiruar.

Tashmë, të gjithë veprimtarët e sistemit të financave publike dhe palët e interesit në Shqipëri dhe në BE, janë të ndërgjegjësuar se ende mbetet shumë për të bërë në forcimin e disiplinës së financave publike, të transparencës dhe llogaridhënies së tyre.

Shqipëria renditet e 116-ta nga 177 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të “Transparency International” duke marrë 31 pikë nga 100 të mundshme. Pika më e dobët për ne mbetet integritetii financave tona publike, pra mundësia e lartë për kryerjen e mashtrimit financiar dhe korrupsionit. KLSH është e angazhuar të kryejë auditimin e integritetit, formën më të re të auditimit, nëpërmjët paketës INTOSAINT të Gjykatës Hollandeze të Auditimit, e cila që nga viti 2012 po përdoret gjerësisht në institucionet e auditimit suprem kudo në botë, për të rritur integritetin e tyre dhe të institucioneve publike që auditojnë.

Nga ana e tij, Bashkimi Evropianpo ndihmon me zbatimin e një projekti të ri për modernizimin e menaxhimit financiar në Shqipëri dhe sistemin e kontrollit dhe inspektimit të financave publike në vend. Ky projekt financohet po në kuadrin e IPA II dhe synon të kontribuojë për një përdorim të dobishëm, efektiv, transparent e me përgjegjësi të fondeve publike, duke sjellë përvojën e përparuar austriake dhe franceze të inspektimit dhe auditimit të brendshëm.

Rëndësinë e këtij projekti e ka vlerësuar edhe Këshilltari Kryesor i Drejtorit të Përgjithshëm të DG-Budget, z. Robert Gielisse në lansimin e projektit në 28 tetor 2014 në Tiranë, duke u shprehur se “…implementimi i sistemit modern të menaxhimit financiar në institucionet publike lokale dhe qëndrore në Shqipëri, do të mbështetet në praktikat më të mira të zbatuara në vendet e BE-së”.Projekti do të mbështesë zbatimin e Strategjisë 2014-2020 për forcimin dhe modernizimin e financave publike, duke vënë theksin në forcimin e kontrollit të brendshëm, tëllogaridhënies dhe tëauditimittë brendshëm, si shtyllat kryësore për një planifikim dhe zbatim efiçient të Buxhetit të Shtetit, për të fituar stabilitet makroekonomik.

Duke synuar bashkërisht forcimin e kontrollit mbi financat publike dhe një auditim cilësor e sipas standardeve ndërkombëtare, si të brendshëm ashtu dhe të jashtëm publik, gjykojmë se Strategjia 2014-2020 e qeverisë për menaxhimin e financave publike dhe strategjia e zhvillimit e KLSH 2013-2017, si dhe projekti IPA II i Ministrisë sëFinancave dhe ai i KLSH, janë në përputhje të plotë me njeri-tjetrin. Si institucion kushtetues dhe të ndërgjegjshëm për rolin tonë në mirëqeverisje, të bindur se mirëqeverisja e lufta efektive ndaj korrupsionit, mund të arrihen vetëm me punë në sistem e me krijimin e sinergjive, jemi të gatshëm të rrisim bashkëpunimin dhe partneritetin, si me qeverinë, ashtu dhe me institucionet e tjera të pavarura dhe me shoqërinë civile.

Gjithnjë e kemi parëpraninëdhe kontributin tonënë sistemin e menaxhimit të financave publike, tashmë nëStrategjinë 2014-2020 dhe në projektin e mbështetur nga BE, si diçka të natyrshme dhe në zbatim të misionit dhe mandatit tonë kushtetues. Në të gjitha raportet tona për zbatimin e Buxhetit të konsoliduar të Shtetit për vitet 2011, 2012 dhe 2013, kemi theksuar shtimin e rolit dhe modenrizimin e strukturave dhe të aftësive profesionale të audituesve të brendshëm, duke dhënë rekomandimet përkatëse, në bazë të auditimeve tona.

Sipas Standardit ISSAI 9540 “Për bashkëpunimin mes auditimit të jashtëm dhe atij të brendshëm publik”, në maj 2012 kemi marrë nismën dhe kemi lidhur marrëveshjen e Bashkëpunimit me Ministrinë e Financave, e cila parashikon trajnime të përbashkëta të audituesve të KLSH dhe audituesve të brendshëm, shkëmbimin e informacionit për auditimet e kryera, si dhe të planeve të auditimit, me qëllim shmangjen e dublimit të punës audituese dhe rritjen e kapaciteteve audituese. Shpresojmë që me ekipin e sotëm në Ministrinë e Financave, tëmund të bashkëpunojmëme efektshmëri, për zbatimin konkret të kësaj marrëveshjeje, në dobi të forcimit tëmenaxhimit dhe displinës së financave publike të vendit.

Nën moton e organizatës ndërkombëtare të institucioneve supreme të auditimit, INTOSAI “Experentia mutua Omnibus prodest (Nga eksperienca e përbashkët fitojnë të gjithë)” dhe drejtimin e dhënë nga Kongresi INCOSAI 21, i zhvilluar në Pekini në tetor 2013 që “Auditimi kombëtar të vihet në shërbim të qeverisjes kombëtare”, në Raportin për zbatimin e Buxhetit të konsoliduar të Shtetit për vitin 2013, i kemi propozuar Kuvendit dhe jemi të gatshëm të marrim pjesë që në fazat fillestaretëpërgatitjes së Buxhetit të Shtetit për vitin pasardhës, me qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së financave publike.

Këtë e bëjnë shumë institucione simotra në vendet e Bashkimit Evropian dhe jemi të gatshëm të angazhohemi edhe ne, në zbatim edhe të ligjit tonëtë ri organik. Ky ligj është përshëndetur dhe vlerësuar nga Delegacioni i BE-së në Tiranë dhe nga DG-Budget, si tërësisht në përputhje me standardet e INTOSAI-t. Ai na pajis, njëlloj si vetë këto standarde, me dijet më bashkëkohore për auditimin suprem publik dhe me mundësinë konkrete për të kontribuar në shëndoshjen dhe qëndrueshmërinë e financave tona publike, duke rritur llogaridhënien dhe transparencëne tyre.

Ndajmë bindjen se do të krijohet sinergjia e duhur e punës me Ministrinë e Financave (ajo me shoqërinë civile dhe partnerët tanë ndërkombëtarë është krijuar tashmë), që llogaridhënia e rritur dhe transparenca e shtuar e sistemit të menaxhimit të financave publike, të mund të kufizojë dhe parandalojë korrupsionin e mashtrimin financiar, duke bërë që vendi ynë të ngjitet ndjeshëm më lart në renditjen e Transparency International, si vend që ka arritur t’i kufizojëdukshëm këto dukuri gërryese për demokracinë tonë të brishtë.

*) Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi