Tani ekonomia amerikane është e fortë

PBB në SHBA u rrit me 5% në tremujorin e fundit, norma më e mirë në 11 vjet; Dow-Jones nuk ka qenë kurrë kaq i lartë dhe popullariteti madje edhe i Obamës është në rritje, 23 dhjetor 2014

Barack Obama, Michelle ObamaPBB në SHBA u rrit në tremujorin e tretë të 2014 me një normë vjetore prej 5 për qind; shifra e përhapur fillimisht ishte 3,9 për qind, por ekonomistët e Departamentit të Tregtisë e kanë rishikuar këtë ngritje. Është fjala për një përshpejtim edhe më lartë, kundrejt rritjes tashmë të shënuar prej 4,6 për qind të raportuar në tremujorin e kaluar.

Ekonomia amerikane nuk është rritur me këtë shpejtësi për më shumë se dhjetë vjet, saktësisht që prej tremujorit të tretë të vitit 2003. Bursa e New York ka reaguar shumë mirë ndaj këtij lajmi; Indeksi Dow-Jones më i njohur i aksioneve të New York Stock Exchange – për herë të parë ka tejkaluar 18.000 pikë, pas gjashtë vitesh të rritjes pak a shumë konstante. New York Times shkruan se këto shifra “janë një shenjë e qartë se ekonomia më në fund ka marrë marshin më të lartë” dhe Wall Street Journal tregon se si këto të dhëna janë larg nga ato të eurozonës, të Japonisë dhe madje të Kinës, që në muajt e fundit ka ngadalësuar rritjen e saj.

NA-CE007_GDP_11U_20141223095112Ekonomia amerikane është në rritje në mënyrë të qëndrueshme për disa vjet, por deri në fillim të 2014 normat e rritjes ishin relativisht të ulëta – në mes të 1 dhe 2 për qind – sa që disa ekonomistë e kanë përshkruar rimëkëmbjen ekonomike pas krizës në 2008 si rimëkëmbjen ekonomike më të ngadaltë se kurrë (prej kur maten të dhënat, të paktën). Gjatë pranverës së 2014 ritmet e rritjes filluan të rriten me një ritëm më të shpejtë dhe kjo është përkthyer në vendet e punës: 2014 në Shtetet e Bashkuara ishte viti me numrin më të lartë të rekrutimit që nga viti 1999. Norma e papunësisë bie vazhdimisht që prej 2010, dhe në katër vjet ajo u ul nga 9,8 për qind në 5,8 për qind.

Përmirësimi i ekonomisë ndoshta ndikoi edhe në përmirësimin e normës së popullaritetit të Barack Obamës. Sipas Gallup, të institutit që nxjerrë çdo tre ditë popullaritetin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, përqindja e amerikanëve që kanë një opinion negativ për Obamën ka rënë nën 50 për qind për herë të parë që nga qershori; përqindja e atyre që kanë një mendim pozitiv për Obamën u rrit në 47 për qind, e barabartë me nivelet më të larta të arritura në 2014.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi