Gjykata Kushtetuese lë në fuqi Ligjin e Ndarjes Territoriale

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD, 15 dhjetor 2014

gjykata-kushtetueseLigji për ndarjen e re territoriale të Shqipërisë mbetet në fuqi, pasi Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë sot, me shumicë votash, ankimimin që ka paraqitur Partia Demokratike për ta shpallur atë të papajtueshëm me Kushtetutën.

Lajmin e ka publikuar i pari Kryeministri Rama në Twitter, pa pritur “zbardhjen” e tij për mediat në faqen online të Gjykatës, pasi duket se e ka pritur me padurim fatin e njerës prej reformave më të mëdha që mori përsipër.

“Vendim i kthjellët i Kushtetueses, – shkruan Rama në Twitter,- që një reformë historike dhe i hap rrugë riorganizimit rrënjësor të territorit e shërbimeve.

Më 9 dhjetor, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar edhe kërkesën e parë të Partisë Demokratike për të pezulluar ligjin për reformën e re territoriale, ndërsa sot dha vendim edhe për kërkesën e dytë, për ta shpallur ligjin të papajtueshëm me Kushtetutën.

VENDIMI I GJYKATES KUSHTETUESE

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:

Kërkues: Një e Pesta e Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave

Objekt: 1) Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit nr.115/2014 “Për ndarjen administrativo territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. 2) Pezullimin e ligjit nr.115/2014 “Për ndarjen administrativo territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”,

Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e ngritura nga subjektet e interesuara, me vendimin e datës 15.12.2014, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,

VENDOSI:

– Rrëzimin e kërkesës.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi