Rekomandimet e shoqërisë civile

Sipas Manualit të pjesmarrjes së shoqerisë civile në procesin e vendimmarrjes së Kuvendi

IMG_11602

Shoqëria civile me anë të rekomandimeve të saj, mund të marrë pjesë në procesin legjislativ në këto faza: Gjatë fazës së draftimit/hartimit të një projektligji. Organizatat e shoqërisë civile mund të thirren të japin opinionet e tyre paraprakisht për një nismë ligjore që deputetët vendosin të ndërmarrin, me ftesë të këtyre të fundit dhe gjatë seancave dëgjimore, të cilat siç u përmendën më sipër zhvillohen nga komisionet parlamentare për të tërhequr ekspertizën dhe informacionin në lidhje me një fushë të caktuar. Përfaqësuesit e shoqërisë civile, grupeve të interesit ose grupimeve të interesuara mund të lobojnë pranë deputetëve për të paraqitur nisma ligjore që ata mendojnë se janë me interes publik.

Rekomandimet dhe kontributi i palëve të interesuara për projektligje që janë duke u diskutuar në komisionet parlamentare, do të merren në konsideratë nëse do të dorëzohen brenda 10 ditësh nga data kur drafti i projektligjit është publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, ose pas kërkesës së shprehur të Kuvendit. Ky afat mund të reduktohet në raste urgjence, ose kur palët e interesuara shprehen të gatshme të paraqesin rekomandimet e tyre më shpejt. Gjithsesi, dorëzimi i rekomandimeve me shkrim, nëse ka të tilla, nga palët e interesuara, do të bëhet jo më vonë se 3 ditë para zhvillimit të seancës dëgjimore.

Afati i vendosur mund të zgjatet: për shkak të natyrës së veçantë të projektligjit që diskutohet ose në rastet kur përkon me periudhën e pushimeve të deputetëve. Konfirmimi për marrjen e rekomandimeve të organizatave të shoqërisë civile, duhet të bëhet nga stafi i komisionit, me një përgjigje (me e-mail) ose me mjete të tjera, siç është rënë dakord paraprakisht. Me përfundimin e afatit për paraqitjen e rekomandimeve, komisioni mbyll procesin e konsultimit për projektligjin në fjalë dhe vazhdon shqyrtimin e tij në fazat e tjera të procesit legjislativ. Palët e interesuara, duhet të njoftohen për datën e zhvillimit të diskutimit të projektligjit në komisionin/ komisionet përkatës/e të paktën 5 ditë para zhvillimit të mbledhjes

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi