Shkalla e korrupsionit, TI: Kosova dhe Shqipëria të fundit në rajon

Raporti vjetor “Transparency International”, 3.12.2014

Screen Shot 2014-12-03 at 13.41.34Organizata ndërkombëtare Transparency International publikoi të mërkurën “Treguesin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2014”, në të cilin janë përfshirë 175 vende të botës.

Kosova sivjet radhitet në vendin e 110 së bashku me Shqipërinë. Ndërsa Kosova ka shënuar përmirësim me një vend, meqë në vitin 2013 ishte e 111-ta, Shqipëria është ngritur me 5 vende nga vendi i 116 ku ndodhej një vit më parë.

Por, të dyja radhiten të fundit në rajonin e Evropës Juglindore dhe ndodhen në grupin e njëjtë me Ekuadorin dhe Etiopinë. Maqedonia, ne vendin e 64-të, radhitet më mirë sesa pjesa tjetër e rajonit. Pas saj është Mali i Zi në vendin e 76-të, Serbia në vendin e 78-të dhe Bosnja në vendin e 80-të. Sipas Transparency International, korrupsioni është problem për të gjitha ekonomitë.

“Treguesi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2014, tregon se rritja ekonomike dëmtohet dhe përpjekjet për të ndaluar korrupsionin zbehen, kur udhëheqës dhe zyrtarë të lartë shpërdorojnë pushtetin për të përvetësuar fondet publike”, citohet të ketë thënë Jose Ugaz, kryesues i kësaj organizate.

Në gjendjen më të mirë sivjet është, Danimarka e cila ka 92 pikë në një radhitje ku pikwt zero shënojnë shkallën më të lartë të korrupsionit ku radhiten Koreja e Veriut dhe Somalia. Publikimi i raportit e gjen Kosovën me shqetësime pwr rritjen e korrupsionit në shumë fusha përfshirë edhe sistemin e drejtësisë.

TIA PREZANTON INDEKSIN E PERCEPTIMIT TË KORRUPSIONIT (CPI) 2014

Shqipëria në vendin e 110 nga 175 shtete të përfshira, me notën 33

Korrupsioni është problem për të gjitha ekonomitë, çka kërkon nga qendrat kryesore financiare të BE dhe SHBA të veprojnë së bashku me vendet me rritje të shpejtë ekonomike për të ndaluar të korruptuarit nga mos-ndëshkimi, u shpreh sot grupimi anti-korrupsion Transparency International në edicionin e 20-të të publikimit të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (CPI).

“Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2014 tregon se rritja ekonomike minohet dhe përpjekjet për të ndaluar korrupsionin zbehen kur liderët dhe zyrtarët e lartë abuzojnë me pushtetin për të përvetësuar fondet publike për qëllime personale,” u shpreh José Ugaz, Drejtor i Bordit të Transparency International.

“Zyrtarët e korruptuar fshehin asetet e përfituara në mënyrë të pandershme në vendet e parajsës fiskale pa asnjë lloj ndëshkueshmërie,” shtoi Ugaz. “Vendet në fund të indeksit duhet të ndërmarrin masa anti-korrupsion në ndihmë të popujve të tyre. Vendet në fillim të indeksit duhet të sigurohen se nuk janë duke eksportuar praktikat korruptive drejt vendeve të pazhvilluara.”

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2014: Rezultatet

Më shumë se dy të tretat e 175 vendeve në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2014 shënojnë nën 50 pikë, në një shkallë nga 0 (perceptuar si shumë të korruptuara) në 100 (perceptuar si shumë të pastra). Danimarka qëndron në krye të klasifikimit për vitin 2014 me 92 pikë, ndërsa Korea e Veriut dhe Somalia qëndrojnë në vend të fundit, dukë shënuar vetëm 8 pikë. Në CPI 2014, rezultatet për Kinën (me 36 pikë nga 100), Turqinë (45) dhe Angolën (19) i rendisin këto vende ndër performuesit më të këqij me një rënie prej 4 ose 5 pikësh, pavarësisht rritjes mesatare ekonomike me më shumë se 4 % gjatë katër viteve të fundit.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit bazohet në opinionet e ekspertëve mbi korrupsionin në sektorin publik. Rezultatet e këtyre vendeve përmirësohen si rezultat i qeverisjes së hapur përmes së cilës qytetarët mund të kontrollojnë liderët e tyre, ndërsa një rezultat i dobët është tregues i dominimit të ryshfetit, mungesës së ndëshkueshmërisë për korrupsion dhe institucioneve publike që nuk u përgjigjen nevojave të qytetarëve.

Shqipëria shënon 33 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2014, nga rezultati 31 për vitin 2013, me shtatë burime të dhënash me standartin e devijimit 9.10 (minimumi 26 dhe maksimumi 38). Këtë vit Shqipëria renditet në vendin e 110 nga 175 shtete të përfshira në indeks.

Shqipëria dhe Kosova renditen në të njëjtën radhë me Ekuadorin, Etiopinë dhe Malavinë, duke shënuar performancën më të dobët në rajonin e Evropës Jug-Lindore. Ndërsa pikët më të larta në rajon i shënojnë Gjeorgjia, Maqedonia dhe Turqia.

Llogaritja e indeksit për Shqipërinë është realizuar nëpërmjet 7 burime të dhënash nga institucione të pavarura si: Indeksi i Transformimit Bertelsmann (Fondacioni Bertelsmann), Njësia e Inteligjencës së Economist (Economist Intelligence Unit), Global Insight, Freedom House, Guida Ndërkombëtare e Riskut (International Country Risk Guide), Forumi Ekonomik Botëror (World Economic Forum), dhe Projekti i Drejtësisë Botërore (World Justice Project).

Vendet në krye të indeksit duhet të luftojnë korrupsionin botëror

Transparency International u bën thirrje vendeve në krye të indeksit, ku korrupsioni në sektorin publik është i limituar, të ndalojnë favorizimin e tij duke bërë më shumë për të parandaluar pastrimin e parave dhe për të ndaluar kompanitë të fshehin korrupsionin.

Performuesi më i mirë Danimarka me një shtet ligjor të konsoliduar, mbështetje për shoqërinë civile dhe rregulla të qarta qeverisje që rregullojnë sjelljet e zyrtarëve publik, dha një shembull këtë Nëntor ndërsa prezantoi planin për të krijuar një regjistër publik që përfshin informacione mbi të gjitha kompanitë në Danimarkë. Kjo masë e ngjashme me ato të prezantuara në Ukrainë dhe Mbretërinë e Bashkuar do ta bëjë më të vështirë për të korruptuarit të fshihen pas kompanive të regjistruara me emra të tjerë.

Grupimi anti-korrupsion është duke zhvilluar fushatën për të zbuluar të korruptuarit (Unmask the Corrupt) çka u kërkon në mënyrë imediate vendeve të G20, Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të ndjekin shembullin e Danimarkës dhe të krijojnë regjistra publikë që do të zbulojnë qartësisht se kush i kontrollon apo është përfituesi kryesor i çdo kompanie.

“Asnjë nga ne nuk do të udhëtonte me avionë që nuk regjistrojnë pasagjerët e tyre, por ende lejojmë kompanitë private të mbajnë të fshehtë aktivitetin e tyre të paligjshëm. Regjistrat publikë që tregojnë se kush i zotëron vërtetë kompanitë do të bëhen pengesë që të korruptuarit të zhduken me pasojat shkatërrimtare të abuzimeve me pushtetin,” u shpreh Drejtori Menaxherial i Transparency International, Cobus de Swardt.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi