Shtetet europiane po e kthejnë arin në shtëpi

Sipas Reuters, 1 dhjetor 2014

oro-crollo-quotazioni-2013Shtetet europiane po kërkojnë kthimin e rezervave të tyre të arit në atdhe, lëvizje kjo që është perceptuar si një politikë ekonomike kundrejt prodhimit të vazhdueshëm dhe të pakontrolluar të parave letër. Vende si Zvicra, Franca dhe Holanda kanë filluar tërheqjen e rezervave prej disa mijëra tonësh të arit jashtë shtetit

Kriza financiare në Europë po i shtyn disa vende të riatdhesojnë rezervat e tyre të arit në valutën vendase. Holanda ka zhvendosur ar me vlerë 5 miliardë dollarë nga Nju Jorku dhe pritet që e njëjta gjë të ndodhë edhe me shtete si Franca, Zvicra dhe Gjermania.

Ritmi i pashoq i shtypjes së monedhave nga bankat e mëdha qendrore ka rritur shqetësimet në vendet europiane rreth sigurisë së rezervave të tyre të arit jashtë shtetit.

Banka qendrore e Holandës – De Nderlandsche Bank – ishte një prej më të mëdhave që kreu këtë lëvizje. Banka lajmëroi të premten e shkuar se kishte zhvendosur një të pestën e totalit të rezervës së arit prej 612500 kilogramësh nga Nju Jorku në Amsterdam në fillim të nëntorit.

Kjo u bë si një përpjekje për të rishpërndarë rezervën e arit në një mënyrë më të baraspeshuar dhe për të rritur besimin e publikut, shpjegoi banka.

“Me këtë rregullim, Banka Qendrore Holandeze u bashkohet bankave të tjera që po mbajnë një pjesë më të madhe të rezervës të tyre të arit në vendin e vet”, – tha banka në një deklaratë. “Përveç ndarjes së balancuar të rezervave të arit, kjo mund të ndikojë edhe në rritjen e besimit të publikut”, deklaroi banka.

Rezervat holandeze të arit janë tani të ndara si më poshtë, 31 për qind në Amsterdam, 31 për qind në Nju Jork, 20 për qind në Otavë e Kanada dhe 18 për qind në Londër.

Ndërkohë, Zvicra ka organizuar referendumin ‘Të shpëtojmë arin tonë zviceran’, i cili, nëse miratohet, do të detyrojë Bankën Kombëtare Zvicerane të konvertojë një të pestën e aseteve të saj në ar dhe të riatdhesojë të gjitha rezervat e veta nga valuta në Britani dhe Kanada.

“Iniciativa zvicerane është thjesht pjesë e një vëmendje globale në rritje kundrejt arit dhe zhvlerësimit ndaj parasë së printuar. Lëvizje të mëdha të arit po ndodhin tani”, – tha Koos Jansen, një analist ari me bazë në Amsterdam.

Franca sapo i është bashkuar trendit, me liderin e partisë së ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar, që ka kërkuar që banka qendrore të riatdhesojë rezervat e arit që ka vendi.

Në një letër të hapur te guvernatori i Bankës së Francës, Christian Noyer, kryetari i Partisë së Frontit Kombëtar ka kërkuar një audit të inventarit prej 2,435 tonësh ar.

Gjermania u përpoq, por nuk ia doli të adoptojë një rrugë të ngjashme në fillim të vitit 2013, kur lajmëroi planin për të riatdhesuar disa nga rezervat e saj të arit që gjenden në SHBA dhe Francë.

Përpjekjet u ngrinë këtë verë, kur u lajmërua se Gjermania kishte vendosur ta linte arin me vlerë 635 miliardë dollarë në valutën amerikane.

Gjermania mban vetëm një të tretën e arit të vet në shtëpi. Pesëdhjetë e pesë për qind mbahet në Nju Jork, 13 për qind në Londër, 11 për qind në Paris dhe vetëm 31 për qind në Frankfurt.

Një ton ar vlen afërsisht 48.2 milionë dollarë amerikanë. Vlera totale e të gjithë arit të nxjerrë ndonjëherë nga toka është 8.2 trilionë dollarë.

Përse ruhet ari jashtë shtetit?

Europa u trondit ndjeshëm nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore dhe për shkak se një nga synimet kryesore në luftëra është edhe ari, shumë shtete europiane e panë si më të sigurt ta ruanin arin e tyre gjetkë, atje ku do ishte në kushte të rrepta sigurie dhe ku armiqtë e tyre nuk do të mund ta merrnin.

Një arsye tjetër përse Banka Federale e Rezervës së Nju Jorkut ruan një pjesë të madhe të arit të shteteve të ndryshme europiane është edhe fakti se ari është blerë në Amerikë.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi