Pse FMN vlerëson Shqipërinë

Nga Fatos Çoçoli, botuar në Shqiptarja.com, 27 nëntor 2014

Fatos-Cocoli-320x240Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, në konferencën e shtypit të dy ditëve më parë, miratoi dhënien e 53 milionë eurove të këstit të rradhës. Të 350 milionë eurot e kredisë së butë për vendin tonë, jepen me copa(këste) dhe çdo këst miratohet vetëm nëse specialistët e FMN-së shohin që po kryhen reforma. Buxheti për vitin e ardhshëm i ka sytë më shumë nga shëndoshja e financave publike(në rradhë të parë, ulja e borxhit të vendit dhe e defiçitit buxhetor), sesa nga rritja ekonomike.

Ajo është lënë në dorë të biznesit dhe kushteve të ekonomive rrotull nesh(sidomos asaj italiane dhe greke).Qeveria synon të rrisë të ardhurat publike, duke administruar më mirë taksat. FMN, institucioni konservativ që vlerëson çdo ekonomi të botës(aty ku ka marrëveshje me qeverinë përkatëse), duket e kënaqur me hapat e parëtëreformës në energjinë shqiptare. Heqja e fashës mbrojtëse të 300 kilovat-orëve për shtresat në nevojë do të sjellë shumë probleme dhe vuajtje tek të varfërit shqiptarë(të mësuar nga halli të vidhnin energjine me lidhje paralele), por këtë FMN e konsideron të domosdoshme, në mënyrë që të afrohen investues të huaj të fuqishëm në energjitikën shqiptare.

Nxitja e kërkimit të faturës fiskale nga qytetarët, nëpërmjet llotarisë që qeveria synon të hapë për këtë qëllim, si dhe perspektiva e pagimit automatik të rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar(TVSH) janë elementë të tjerë që kanë kënaqur FMN-në. Edhe pse Ministri i Financave e deklaroi se Buxheti 2015 është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me specialistët e FMN-së, ndoshta ata nuk kanë ndërhyrë në dhënien e fondeve për investime. Janë rreth 600 milionë dollarë për investime publike për vitin e ardhshëm dhe shumica dërrmuese jepet sërisht për rrugët. Ndoshta mund të ishte bërë një ndarje tjetër e këtyre fondeve. Kemi afro tetë vjet që po investojmë për rrugët e vendit dhe shumica e akseve dhe arterieve kryesore tashmë janë ndërtuar.

Rrugë të tjera të reja edhe mund të presin. Ndoshta nja 60 milionë dollarë do të ishte mirë të jepeshin më shumë për bujqësinë(e cila merr vetëm 12 milionë dollarë), në një kohë që ndihmën e drejtpërdrejtë për bujqësinë e vet, një vend i ngjashëm në fuqine ekonomike me ne, si Maqeponia, e ka 85 milionë dollarë në vit. Dhe bujqësia ta jep menjëherë, në më pak se 5 vjet, investimin shtesë që bën për të. E njëjta gjë mund të thuhet për projektet për eksportet shqiptare dhe për turizmin.

Një fond garancie nga ana e qeverisë, për investuesit e huaj në këto fusha, qoftë edhe ne nivele modeste fillimisht(20 apo 30 milionë euro), do të ishte mirëpritur nga investuesit e huaj potencialë dhe nga sipërmarrja vendase. Nuk duhet të harrojmë se janë me mijëra apartamentet e ndërtuara që kanë disa vite që nuk gjejnë blerës. Megjithëse qeveria ka dhënë 200 milionë dollarë deri tani në borxhe të shlyera ndaj biznesit, kreditë e këqija nuk janë pakësuar në sistemin tonë bankar.

Kjo do të thotë se ato nuk kanë të bëjnë shumë me kompanitë që kanëndërtuar për qeverinë, por me sipërmarrësit privatë që kanë investuar në ndërtimin e qindra pallateve në qytetet kryesore dhe në vijën bregdetare, të cilat tani kanë ngelur vetëm si krijesa betoni, të pabanuara. Këto investime-huq në ekonominë shqiptare do të vijojnë të na rëndojnë gjatë dhe për këtë, banka jonë qëndrore, Banka e Shqipërisë, duhet të lëvizë, së bashku me bankat tregtare.

U duhet dhënë një dorë në ristrukturimin e kredive të papaguara sipërmarrësve të shendetshëm, që kanë kapitale, por jo para të thata për momentin. Duhet prishur nyja gordiane e zhvillimit të vendit, ngërçi i kredisë për ekonominë, dhe për këtë, edhe pse ekspertët e FMN-së nuk janë prononcuar publikisht, detyra parësore është e qeverisë, tani që këstin e rradhës nga FMN e siguroi.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi