Pretendimet ruse në Ballkan, Europa e trembur
Nga Verica Sparsovka, 19 nëntor 2014
Ku marrin fund ambiciet e politikës së jashtme ruse? Me sa duket jo në skajet e hapësirës post-sovjetike. Rusia po zë vend në Ballkan. Diplomatët perëndimorë e shohin me të drejtë me shqetësim
Ajo që publikohet nga letrat konfidenciale të Ministrisë së Jashtme mbi politikën hegjemoniste së Rusisë, është shqetësuese. Në bazë të tyre thuhet se Rusia i kushton Ballkanit një rëndësi të madhe strategjike. Vëzhguesit konkludojnë se Moska po përpiqet ta lidhë më shumë pas vetes këtë rajon, për ta larguar nga ndikimi i Bashkimit Europian. Që Rusia prej kohësh i ka shtrirë antenat në Ballkan, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht, kjo dihet. E reja është se me sa konsekuencë Rusia po ndjek pretendimet e saj hegjemoniste edhe jashtë hapësirës post-sovjetike.
Ndikimi ekonomik i Rusisë
Strategjia e Putinit në Ballkan është e zgjuar dhe e thjeshtë: Në radhë të parë Serbia, Mali i Zi dhe Republika Serbe e Bosnje-Hercegovinës (Republika Srpska) janë të lidhura tradicionalisht me Rusinë. Me furnizimet me gaz natyror, me projektet e infrastrukturës dhe investimet ruse në këto vende Rusia po e stabilizon ndikimin e saj në mënyrë konsekuente. Këtu Rusia përfiton sidomos nga gjendja katastrofike ekonomike të këtyre vendeve. Mesatarja e papunësisë këtu është 30 për qind, pothuajse një ndër dy vetë janë pa punë dhe investimet direkte perëndimore prej vitesh janë në nivel të ulët, sepse administratat e korruptuara i frikësojnë investitorët e mundshëm.
Rusia krijon këtu perspektiva: Në Serbi firmat ruse modernizojnë hekurudhat shtetërore, në Mal të Zi një e treta e sipërmarrjeve janë në duart e rusëve. Në Bosnjë-Hercegovina, që juridikisht është akoma një protektorat i perëndimit, Rusia ushtron presion për të pakësuar ndikimin e perëndimit. Për herë të parë Rusia votoi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër zgjatjes së misionit të EUFOR-it. Me sa duket me synimin për ta mbajtur vendin larg nga BE. Madje edhe një shtetin anëtar të BE, Bullgari, që është i varur në mënyrë dramatike nga furnizimet nga nafta dhe gazi rus, Rusia po e forcon ndikimin e saj politik dhe ekonomik.
BE i lodhur nga zgjerimi
Me këtë strategji soft power Rusia hyn në një vakum, që për fat të keq nuk plotësohet në mënyrë adekuate nga Perëndimi. Edhe pesëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftërave të Jugosllavisë Ballkani mbetet jo më shumë se oborri i pasmë i Evropës. Dhe në shumicën e vendeve të BE-së ekziston dëshira që të mbetet kështu. Që nga kriza e euros askush në klub nuk dëshiron të mendojë më për zgjerimin e BE-së. Përveç kësaj rriten shqetësimet përsa i përket shpenzimet shtesë për kandidatët për pranim të dobët. Vetëm Sllovenia dhe Kroacia kanë arritur deri tani integrimin e dëshiruar në BE. Të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor rrinë prej vitesh në pritje.
Për këtë sigurisht nuk është fajtor vetëm Perëndimi. Sepse shumë probleme vijnë nga këto vende: në shumë vende koncepti i demokracisë është e pazhvilluar, te partitë në pushtet ka një klientelizëm të shfrenuar, mendësia nacionale dominon dhe pengon reformat politike dhe ekonomike. Por ndërkohë një rol të madh luajnë edhe pritjet e zhgënjyera të njerëzve, të cilët nuk e kanë imagjinuar rrugën e tyre në BE kaq të gjatë dhe të vështirë: Sundon një atmosferë frustrimi, rezignimi dhe zemërimi të shtypur. Një ndjenjë antieuropiane po përhapet.
Për të penguar që Rusia ta shfrytëzojë më shumë këtë atmosferë, dhe ta largojë më tej Ballkanin nga sfera e interesave perëndimore, BE duhet të ndërhyjë përsëri më shumë në Ballkan dhe të japë sinjale të qarta për perspektivën e pranimit. Njerëzve u duhet bërë e qartë se pranimi në BE është në avantazhin e tyre. Se ia vlen të bëhen përpjekje për ta bërë vendin gati për anëtarësim. BE-ja, dhe në veçanti Gjermania si motor i integrimit evropian, nuk kanë rrugë tjetër veçse të rinisin me të gjithë forcën detyrë diplomatike të Sizifit në Ballkan. Dhe Brukseli duhet t’i mbështesë këto vende më fort ekonomikisht për të vendosur një kundërpeshë ndaj taktikave të përqafimit rus.
Frika nga influenca e madhe në Serbi
Ishte kjo hera e parë që Putin shumë hapur foli për aneksimin e kësaj pjese të Ukrainës. Por edhe për gjendjen në lindje të Ukrainës, me fjalët se atje duhet vendosur një lloj federalizmi dhe duhet evituar ndërhyrja e njësive ukrainase. Putin sërish e ka krahasuar gjendjen në Krime dhe në Ukrainë me atë në Kosovë. Qarqet perëndimore kanë frikë se Putin dhe Rusia nuk do të ndalojnë vetëm me ndërhyrjen në Ukrainë. Ka dhe vende të tjera, ku ai po përpiqet të shtojë influencën. Kancelarja Merkel në një fjalim të mbajtur në Australi ka tërhequr vërejtjen për ndikimin e Rusisë në vende të caktuara europiane dhe sidomos në Serbi, Moldavi dhe Gjeorgji.
“Do të duhej që vetëm ky fakt të na bindë se sa e rëndësishme është politika e përbashkët europiane”, ka thënë Merkel. Ngjashëm me fjalët e Kancelares janë shprehur edhe disa media gjermane, të cilat paralajmërojnë se Putini po ndjek një strategji të qartë ndaj Ballkanit Perëndimor. Sipas revistës “Der Spiegel”, Rusia është koncentruar maksimalisht që të rrisë “ndikimin strategjik në Ballkanin Perëndimor”. Në artikullin me titull “Ndikimi i Rusisë në Serbi” thuhet se “objektivi i Putinit është që përmes një bashkëpunimi të ngushtë ushtarak mes Moskës dhe Beogradit, të arrihet që Serbia të qëndrojë sa më larg integrimit në Bashkimin Europian”. Ndërkohë që Rusia po përpiqet ta lidhë Serbinë për vete edhe përmes bashkëpunimit ekonomik dhe gazit. Gazetat në Serbi shkruajnë se e njëjta strategji po zbatohet edhe në Bosnje-Hercegovinë, sidomos në pjesën e banuar me serbë, në Republika Srpska.
Qeveria gjermane dhe vendet perëndimore ende nuk kanë gjetur një përgjigje konkrete ndaj sfidave më të reja, por në Beograd po qëndron edhe zëvendës/kancelari gjerman dhe ministri i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, i cili do të bëjë të qartë se perspektiva e Serbisë është afrimi dhe bashkëpunimi i ngushtë me BE-në.