Rama: Ne kemi nevojë për Europën e Bashkuar, po aq sa Europa ka për ne

Sipas mediave, 10 nëntor 2014

 Fjala e plotë e Edi Ramës në Konferencën për Shtyp

rama-vuçiçTakimiKryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar kanë mbërritur rreth orës 10:00 në aeroportin e Beogradit. Rama është pritur me ceremoni nderi nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic. Aeroporti i Beogradit ishte i blinduar nga forcat e shumta të sigurisë, të cilat kishin rrethur zonën, ndërsa kryeministri Rama shoqërohet nga 6 truproja shqiptarë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama është pritur me nderime në Pallatin “Serbia”, ku zhvilloi një takim kokë më kokë me homologun e tij serb Aleksander Vuçiç. Takimi i dy kryeministrave ka nisur rreth orës 11:00 dhe ka zgjatur rreth 40 minuta, ndërsa në pallatin kryeministror në Beograd është ngritur flamuri shqiptar përkrah atij serb. Në oborrin e pallatit “Serbia” janë luajtur himnet e të dy vendeve, ndërsa kryeministri Rama ka mbajtur dorën në zemër gjatë ekzekutimit të himnit shqiptar.

Ne konferencen per shtyp kreu i qeverise se Shqiperise duke folur shqip ne Beograd ka theksuar se duhet kuraje e besim i ndersjelle ne rrugen e perbashket drejt Europes.

“Ne Ballkani kemi nevoje per Europen e Bashkuar, po aq sa Europa ka per ne”- tha Rama, duke shprehur vullnetin e forte te qeverise shqiptare per te lene pas te shkuaren dhe per te vendosur kontakte per bashkepunim dhe nderveprim ekonomik rajonal.

Sipas tij, paqja do na jape kuraje per t’u ndare nga rruga e vjeter e nje historie qe ushqen kaq shume mosbesim ndaj njeri-tjetrit. “Ne kemi vullnetin e mire per bashkepunim te sinqerte, sa eshte e sinqerte bindja jone se femijet tane nuk duhet te vuajne per te shkuaren mes nesh”- tha Rama.

Ai ka theksuar se “sa shume histori kemi ndare se bashku pa qene kurre te afert me njeri-tjetrin dhe sa shume pret e ardhmja ne rrugen e bashkimit me Europen, qe vec e vec do te jete e veshtire per secilin prej nesh ne Ballkan”.

Rama eshte ndalur gjate ne fjalen e tij, ne ceshtjen e shqiptareve te Lugines se Presheves dhe ne ate te Kosoves.

“Autoritete serbe duhet t’i shohin me respektin e nevojshem shqiptaret e Lugines se Presheves deshire dhe detyrim kushtetues, duam qe shqiptarety e presheves te gezojne vemendjen e Beogradit per perfaqesimin ne strukturat vendore e qendore por edhe zhvillimin ekonomik e social, autoritetet serbe e dine qe shqiptaret perfshijne dhe inkurajone Serbine ne BE, si rruge e sigurte per te qene shoqerisht te barabarte. Modeli qe ne e cmojme dhe sugjerojme te shqyrtohet ne kete drejtim, eshte ai qe gezojne pakicat serbe ne Kosove. Sa per Kosoven kemi qendrime te dnryshme, realiteti eshte nje e krejt i pandryshuar se Kosova e pavarur e njohur dhe mbeshtetur nga gjykata nderkombetare, duhet respektuar e bere pjese e integrimit dhe si e kam theksuar dua ta perseris hapur e sinqerisht, njohja e Kosoves eshte ceshtje sigurie evropiane, le te jemi te vertete, pavaresia e saj e ka bere Ballkanin te qendryshem dhe e ka kthyer ne strategjik bashkepunimin mes shqiptareve dhe serbeve”- tha Rama. Ne fund ai ka ftuar kryeministrin Vucic ne Tirane per miqesi mes shqiptareve dhe serbeve.

konferenca1Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka qënë i qartë gjatë deklaratës së tij në konferencën e përbashkët me homologun Edi Rama, kur tha se ka ardhur koha që dy vendet tona të shohin nga e ardhmja nga BE. Problemet tona tha Vuçiç mund të zgjidhen vetëm me komunikim.

“Është një lajm i rëndësishëm se pas kaq 68 vitesh takohen kryeminsitat e dy shteteve. Unë jam i bindur që problemet tona të përbashkëta mund të zgjidhen vetëm me komunikim. Kemi biseduar për të nënshkruar marrëveshje të tjera për shkëmbime, do punohet edhe në marrëveshjen ku qytetarët tanë do lëvizin vetëm me karta identiteti. Duam që komunitetet tona të jenë në nivelet më të larta, në kuadër të integrimit të vendeve tona në BE. Kemi biseduar për hekurudhën që do kalojë nga Beogradi Podgorica dhe Tiorana, një project që presim të marrim fonde nga BE”, tha Vuçiç.

Vizitën e Ramës ai e konsideroi një moment tejt të veçantë që hap një kapitull të ri marrëdhëniesh mes dy shteteve.

“Sot edhe në Shqipëri edhe në Serbi është shumë e lehtë të ngrihen tensione shovisniste, sepse kjo sjell edhe pikë politke por unë kam zgjedhur të sjell mendime demokratike të mendoj për zhvillimin e Serbisë përsa i përket ekononmisë dhe intergrimit në BE. Kjo i takon prespektivës së re të rajonit, të mos shohë nga e shkuara por të shikojmë nga e ardhmja dhe një rrugë që na çon drejt BE”, tha Vuçiç.

 Debati për Kosovën

Në vizitën historike në Serbi kryeminstri shqiptar Edi Rama nuk ka nguruar të flasë shqip dhe të japë mesazhe të qarta dhe të drejtpërdrejta në “mbrojtje” të Pavarësisë se Kosovës, teksa ka kërkuar që ta njohin si shtet. Kryeministri theksoi në Beograd se pavarësia e Kosovës është një realitet i pamohueshëm, që i ka shërbyer sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Ka mjaftuar kjo fjali e kryeministrit shqiptar për të tensionuar konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e qeverisë serbe, i cili ka hequr kufjen, duke mos e dëgjuar më deklaratën e homologut të tij.

Kryeministri serb reagoi ashpër, duke e cilësuar si provokim deklaratën e Ramës për Kosovën. Duke përsëritur qëndrimin se Serbia do ta konsiderojë gjithnjë Kosovën si pjesë të sajën, Vuçiç tha se nuk do lejojë askënd që të ulë Serbinë në mes të Beogradit.

“Së pari nuk kam pritur një provokim dhe që do fliste për Kosovën. Nuk do ia lejoj askujt ta ulë Serbinë këtu në mes të Beogradit, më vjen keq që ka folur për tema që s’ishte parashikuar të flisnim. Kosova është pjesë e Serbisë. Është bukur të flasim hapur që t’i themi njëri tjetrit sy më sy se çfarë mendojmë”- tha Vuçiç.

Replikat mes dy kryeministrave zgjatën për disa minuta, ndërsa kryeministri Rama i qëndroi bindjes së tij, duke përsëritur edhe njëherë përpara homologut serb se çdo perceptim i ri i Serbisë ndaj realitetit të Kosovës është i mirëpritur prej shqiptarëve.

Duke konfirmuar ftesën e tij për kryeministrin serb, që të vizitojë Shqipërinë gjatë vitit të ardhshëm, kryeministri Rama tha se shqiptarët nuk do të ndjehen të provokuar nëse ai do të flasë në Tiranë për qëndrimin serb ndaj Kosovës.

“Ju siguroj se në Tiranë nuk do ndjehemi të provokuar nëse do të keni përsëri të njëjtin qëndrim lidhur me Kosovën , por do të ndihemi të keqardhur sepse është një realitet që sa më shpejt ta njohim aq më shpejt mund të lëvizim përpara në të gjitha drejtimet dhe kuptimet. Por e përsëris që mikpritja jo vetëm do të jetë reciproke por ju siguroj se do të ndjeheni shumë mirë në Tiranë dhe asnjë fjalë thënë prej jush nuk do të konsiderohet provokim, pavarësisht se do të jetë tërësisht e ndryshme nga ato çfarë mund të prisnim nga një temë apo një tjetër. E kam ftuar kryeministrin serb të vizitojë Shqipërinë vitin e ardhshëm.”- deklaroi Rama.

Në përfundim të deklaratave Vuçiç nuk i ka dhënë dorën homologut shqiptar, Edi Rama. Burime nga Beogradi bëjnë të ditur se debati mes dy kryeministrave për çështjen e Kosovës ka vijuar edhe në hollin e pallatit “Serbia”, në mbyllje të konferencës. Kjo për faktin se sipas kryeministrit serb, ishte rënë dakord paraprakisht që Kosova nuk do të përmendej gjatë konferencës së përbashkët.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi