Ndalimi i gjakmarrjes dhe sfidat e shtetit ligjor

Nga Fatos Puto, botuar në Shqiptarja.com, 6 nëntor 2014

fatos-putoE drejta e jetës mbrohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (neni 21) dhe disa akte ndërkombëtare. Në antitezë me këtë të drejtë themelore, armët e shperndara në Shqipëri gjatë ngjarjeve të vitit të mbrapshtë 97’ ende vazhdojnë të vrasin. Ato janë një rrezik real dhe serioz për sigurinë e njerëzve në kontakt, për sigurinë individuale dhe atë publike në tërësi. Shoqëria jonë ka me mijëra arsye, për të rikthyer besimin për jetën, punën, pronën, për zhvillimin e demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Të dhënat që vijnë nga kronikat tregojnë se armët pa leje, që egzistojnë në terren, po shkrepen për llogari te larjes së hesapeve dhe të gjakmarrjes, për kanosjen e kundërshtarit, në shtëpi dhe në ambiente publike dhe kundër uniformave të sigurisë gjatë operacioneve policore. Viktimat e përdorimit të armëve janë të rritur dhe minorenë, babai ose nëna, bashkëshorti ose bashkëshortja, djali ose vajza, vëllai ose motra, punonjësi civil apo me uniformë. Fenomeni I gjakmarrjes në Shqipëri rilindi dhe u zhvillua gjatë viteve të tranzicionit, duke u kthyer në një fenomen shumë shqetësues për shoqërinë, sepse cënon të drejtën më të rëndësishme të njeriut, të drejtën e jetës..

Po për shkak të gjakmarrjes, në vendin tonë ka patur dhe ka pasoja të tjera negative dhe regresive, sikurse mund të e personave pa dallim gjinie e moshe, duke u mohuar atyre një sërë të drejtash kushtetuese themelore, si atë të lëvizjes së lirë, të arsimimit, të punësimit, të përfitimit të kujdesit shëndetësor, të votimit, të lirisë së organizimit, të lirisë së bindjes dhe shfaqjes së saj etj.

ROLI I KËSHILLIT KOMBËTAR KOORDINUES KUNDËR GJAKMARRJES

Shumë vite më parë, parlamenti shqiptar aprovoi Ligjin nr 9389, “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes”. Por edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë nga aprovimi i tij dhe nxjerrja në gazetën zyrtare, ky ligj nuk ka gjetur zbatim në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë. Ligji në fjalë parashikon ngritjen e një Këshilli Koordinues, që ka për detyrë hartimin e strategjisë kombëtare për luftën kundër gjakmarrjes në planin ekonomik, social, legjislativ etj.. si dhe përcaktimin e masave konkrete për organet ekzekutive e ato të pushtetit vendor.

Ligji nxit, gjithashtu, koordinimin dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shtetërore dhe organizatave jo

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi