Ndalimi i gjakmarrjes dhe sfidat e shtetit ligjor
Nga Fatos Puto, botuar në Shqiptarja.com, 6 nëntor 2014
E drejta e jetës mbrohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (neni 21) dhe disa akte ndërkombëtare. Në antitezë me këtë të drejtë themelore, armët e shperndara në Shqipëri gjatë ngjarjeve të vitit të mbrapshtë 97’ ende vazhdojnë të vrasin. Ato janë një rrezik real dhe serioz për sigurinë e njerëzve në kontakt, për sigurinë individuale dhe atë publike në tërësi. Shoqëria jonë ka me mijëra arsye, për të rikthyer besimin për jetën, punën, pronën, për zhvillimin e demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Të dhënat që vijnë nga kronikat tregojnë se armët pa leje, që egzistojnë në terren, po shkrepen për llogari te larjes së hesapeve dhe të gjakmarrjes, për kanosjen e kundërshtarit, në shtëpi dhe në ambiente publike dhe kundër uniformave të sigurisë gjatë operacioneve policore. Viktimat e përdorimit të armëve janë të rritur dhe minorenë, babai ose nëna, bashkëshorti ose bashkëshortja, djali ose vajza, vëllai ose motra, punonjësi civil apo me uniformë. Fenomeni I gjakmarrjes në Shqipëri rilindi dhe u zhvillua gjatë viteve të tranzicionit, duke u kthyer në një fenomen shumë shqetësues për shoqërinë, sepse cënon të drejtën më të rëndësishme të njeriut, të drejtën e jetës..
Po për shkak të gjakmarrjes, në vendin tonë ka patur dhe ka pasoja të tjera negative dhe regresive, sikurse mund të e personave pa dallim gjinie e moshe, duke u mohuar atyre një sërë të drejtash kushtetuese themelore, si atë të lëvizjes së lirë, të arsimimit, të punësimit, të përfitimit të kujdesit shëndetësor, të votimit, të lirisë së organizimit, të lirisë së bindjes dhe shfaqjes së saj etj.
ROLI I KËSHILLIT KOMBËTAR KOORDINUES KUNDËR GJAKMARRJES
Shumë vite më parë, parlamenti shqiptar aprovoi Ligjin nr 9389, “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes”. Por edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë nga aprovimi i tij dhe nxjerrja në gazetën zyrtare, ky ligj nuk ka gjetur zbatim në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë. Ligji në fjalë parashikon ngritjen e një Këshilli Koordinues, që ka për detyrë hartimin e strategjisë kombëtare për luftën kundër gjakmarrjes në planin ekonomik, social, legjislativ etj.. si dhe përcaktimin e masave konkrete për organet ekzekutive e ato të pushtetit vendor.
Ligji nxit, gjithashtu, koordinimin dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shtetërore dhe organizatave jo