Edukimi nga mësues pa shkollë

Në prani të Kryeministrit Edi Rama u prezantua sot, raporti i inspektimit të burimeve njerëzore në institucionet e arsimit parauniversitar në Shqipëri.

big_3_nentor_rama_arsimiGjetjet e këtij Raporti u bënë publike nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cila theksoi se Raporti është rezultat i punës së përfaqësuesve të MAS pranë çdo Drejtorie Arsimore Rajonale dhe Zyre Arsimore, për të kryer monitorimin e zbatueshmërisë së akteve nënligjore që  rregullojnë profilet e mësuesve, në përputhje me standardet e MAS. Nga inspektimi rezultuan 1184 mësues tepër në të gjithë Shqipërinë mbi nevojat, 2065 mësues jashtë profilit dhe 1984 mësues që janë pa arsimin përkatës. Në takim u prezantuan edhe nismat e reja të MAS që synojnë t’i  japin përgjigje kësaj situate si Provimi Kombëtar për aplikantët për mësues, licencimi i të gjithë mësuesve dhe krijimi i një database kombëtare të mësuesve deri në qershor 2015.

Çdo prind që ka fëmijën në arsimin parauniversitar publik është shokuar dje kur ka dëgjuar shifrat e Ministrisë së Arsimit për mësues pa arsim arsimor përkatës apo mësues fizike që japin letërsi. Alarmante i ka cilësuar kryeministri Edi Rama shifrat e nxjerra nga një inspektim i bërë në 13 drejtori arsimore në vend, ndërsa ka premtuar ndërhyrje urgjente. Ndërhyrja do të nisë që në fund të këtij viti, ku qeveria do të mbajë një provim kombëtar për aplikantët për mësues për të punësuar mësues të rinj me arsimin përkatës. “Në 13 dosje që u përkasin drejtorive arsimore në të gjithë vendin janë identifikuar emrat e 4050 mësuesve, të cilët japin mësim edhe pse janë jashtë profilit apo pa arsimin përkatës“. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se nga monitorimi që është bërë në gjithë vendin ka rezultuar se 26% e nxënësve, apo 177 mijë fëmijë edukohen nga këta mësues. “Kurrsesi nuk e kisha menduar se do kishim në sistem 1984 qytetarë pa arsimin përkatës, 2065 mësues jashtë profilit, mësues që kanë mbaruar shkencat por që japin gjuhën e huaj. Ne nuk mund të lejojmë që mësues jashtë profilit apo, më keq akoma, pa arsim të japin mësim duke e rrumbullakosur vlerën, se mund të jetë edhe më i thellë fenomeni, në 26 për qind të fëmijëve në bankat e shkollës në Shqipëri”, – deklaroi Nikolla. Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, në prani të Kryeministrit të vendit, Edi Rama, prezantoi dje raportin e inspektimit të burimeve njerëzore në institucionet e arsimit parauniversitar në vend, “Mësues për Shqipërinë. Kapitull i ri për reformën në arsim”. Raporti u prezantua në Qendrën Kulturore pranë Kishës Ortodokse. Kryeministri Rama i ka cilësuar alarmante dhe turpëruese për sistemin arsimor në vend shifrat e dala nga raporti për burimet njerëzore në arsimin parauniversitar në vendin tonë. Duke iu referuar rezultateve të dala nga inspektimi, kreu i qeverisë tha se duhet ndërhyrje urgjente për të mos lejuar më mësues jashtë profilit dhe të garantohet cilësi në mësimdhënie. “Rezultatet e raportit për burimet njerëzore në arsimin parauniversitar në vend janë alarmante dhe turpëruese. Gjetëm mësues me arsim jashtë profilit. Do bëjmë transformim rrënjësor për vendin. Nuk mund të ecim përpara me të shkuarën. Reforma në arsim është një proces që duhet të vijojë pa limit. Në arsimin parauniversitar ne do të bëjmë revolucion. Në këtë sistem duhet të vrapojmë, dhe operacioni duhet radikal dhe pa mëshirë, se këtu nuk luhet fati i një qeverie, por i një gjenerate të tërë, i së ardhmes së vendit”, tha Rama. Duke u ndalur tek situata e rënduar në të cilën ndodhen sektori energjetik, shëndetësor e ai arsimor në vend, kryeministri Rama tha se kjo është rrjedhojë e një politike që nuk ka ndërmarrë masa. Kreu i qeverisë tha se qeveritë i janë shmangur përgjegjësisë nga frika e humbjes së votave apo pushtetit, duke theksuar se qeveria që ai drejton është e vendosur të vijojë reformat. Ministrja Lindita Nikolla gjatë prezantimit të raportit vuri theksin tek reforma në arsim, duke u shprehur se në çdo klasë do të ketë mësues të profilit përkatës, të cilët do të ofrojnë cilësi në mësimdhënie.

Në janar nis licencimi i çdo mësuesi në vend

Nga janari i vitit 2015 do të nisë licencimi i çdo mësuesi, të cilët do t’i nënshtrohen provimit përkatës, proces ky që do të përmbyllet në muajin maj. Kryeministri Rama tha se me realizimin e këtij procesi, në muajin qershor do të përgatitet një sistem me bazën e të dhënave për secilin mësues, ku do të shënohen edhe vitet e punës, dhe kreditit përkatëse. “Pasi të mbyllet faza e parë deri në fund të dhjetorit për të pastruar sistemin dhe për të larguar mësuesit pa arsim përkatës e ata jashtë profilit, ne do të hyjmë në fazën e licencimit të çdo mësuesi të Republikës së Shqipërisë. Fati i mësuesve nuk mund të varet as nga kush parti fiton zgjedhjet, as nga kush parti humb, as nga sa i mirë apo i keq qëllon drejtori i zyrës apo i rajonit, por duhet të varet vetëm nga aftësitë e veta të provuara përmes provimit kombëtar dhe të mishëruara në licencën e mësuesit, bashkë me kreditet e marra nga provimi. Duhet të rilindim autoritetin e mësuesit. Si mundet ne që dikë që ka studiuar gjermanisht ta vëmë mësues anglishteje? Këto gjëra do ishin për të qeshur me të madhe, nëse nuk do ishin realiteti yen dramatik sot; e ndërsa bëhen transferime nga më të ndryshmet. Dhe këto janë gjëra që kanë ndodhur çdo vit. Jemi këtu për të përcaktuar ilaçet, sado të hidhura, që të kurojmë dhe shërojmë sistemin nga kjo sëmundje. Nuk i trembemi hidhësisë së ilaçit kur e dimë se ai është i duhuri. Të jesh mësues nuk është vend pune, është mision. Deri në qershorin e 2015-ës do të ketë një sistem me bazë të dhënash për çdo mësues të Shqipërisë, me kreditet përkatëse. E shoh me entuziazëm edhe idenë për shkollën e drejtuesve të shkollave”, – tha kryeministri Rama. Duke u ndalur tek situata e rënduar në të cilën ndodhen sektori energjetik, shëndetësor e ai arsimor në vend, kryeministri Rama tha se kjo është rrjedhojë e një politike që nuk ka ndërmarrë masa. Kreu i qeverisë tha se qeveritë i janë shmangur përgjegjësisë nga frika e humbjes së votave apo pushtetit, duke theksuar se qeveria që ai drejton është e vendosur të vijojë reformat. Kryeministri Rama tha se vetëm në energjetikë, çdo vit buxhetit të shtetit i mungojnë 150 mln euro. “Ajo që përjetojmë sot me sistemin energjetik, shëndetësor, arsimor, është pasojë e politikës që ka menduar sot për sot, dhe jo për të nesërmen, vetëm se ka menduar barrën e fortë të thikës së realizimit të operacionit. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që vjedh veten e vet në mënyrë sistematike, duke i hequr vetes së vet 150 mln euro vetëm nga sistemi elektroenergjetik”, – tha Rama. Kryeministri Rama u ndal edhe tek alterteksti, duke u shprehur se do të largohet ky model për të përdorur një tekst të njohur botërisht, ndërsa specifike do të jenë vetëm lëndët që janë thellësisht shqiptare, si Gjuha shqipe, Historia e Shqipërisë, apo Gjeografia e Shqipërisë. “Do shembim përtokë sistemin e altertekstit. Një paçavure ku nuk dihet se ku fillon përfitimi i një nxënësi dhe shpenzimet e shtetit për të. Pak me mësues jashtë profili e pak me një sistem që ta mëson shkencën mbrapsht, imagjino ku vemi… Do të ndiqet një sistem efikas. Do të zgjidhet një tekst botërisht i njohur, përveç lëndëve thelbësisht shqiptare; Gjuha shqipe, Historia e Shqipërisë, Gjeografia e Shqipërisë. S’kemi nevojë të bëjmë shpikje”, – tha kryeministri Rama.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi