BE: Duhet një strategji e qëndrueshme dhe e integruar jo vetëm për përparim ekonomik, por edhe për drejtësi sociale
Rritja e ndarjes sociale është një temë shumë e diskutuar kohët e fundit, sidomos që nga publikimi i librit të fundit të ekonomistit francez Thomas Piketty, Capital në shekullin e 21. Krahasimi i 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, i paraqitur në këtë Raport qartazi tregon se koncepti i drejtësisë sociale është realizuar në nivele shumë të ndryshme brenda kufijve të BE-së. Në fakt, vendet e BE-së ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme në aftësinë e tyre për të krijuar një shoqëri të vërtetë gjithëpërfshirëse. Ndërsa mundësitë për çdo individ për t’u angazhuar në një pjesëmarrje të gjerë shoqërore zhvillohen më mirë në vendet e pasura veriore evropiane të Suedisë, Finlandës, Danimarkës dhe Holandës, shumë vende të tjera të BE-së tregojnë se kanë mangësi të mëdha në këtë drejtim. Në vitet e fundit padrejtësia shoqërore është rritur në mënyrë të qartë, sidomos në vendet jugore të goditura prej krizës, si në Greqi, Spanjë dhe Itali, si dhe në Irlandë dhe Hungari. Megjithatë, një trend i përgjithshëm kryesisht negativ është i dukshëm: në shumicën e vendeve të BE-së gjatë viteve të krizës drejtësia sociale ka qënë në rënie. Vetëm tre vende – Polonia, Gjermania dhe Luksemburgu – kanë dëshmuar se janë në gjendje për të përmirësuar dukshëm Indeksin e Drejtësisë Sociale në krahasim me atë të vitit 2008.
Rezultatet e krahasimit të Treguesve më të fundit të qeverisjes së qëndrueshme (SGI), si dhe raportet e vendeve anëtare, tregojnë se politikat e ashpra shtrënguese të ndjekura gjatë krizës dhe reformat strukturore me qëllim stabilizimin ekonomik dhe buxhetore, kanë pasur, në shumicën e vendeve, efekte negative në lidhje me drejtësinë sociale. Edhe pse në shumicën e vendeve të BE-së ka shenja se problemet ekonomike janë duke u kapërcyer, problemet kryesore të padrejtësisë sociale mbeten kryesisht të paadresuara, me asnjë përmirësim në horizont. Në të kundërtën, në shumë vende sistemet e sigurisë sociale janë minuar rëndë nga masat shtrënguese, pasi ato nuk janë në gjëndje të investojnë në sektorë kritike të orientuara nga e ardhmja, si edukimi apo kërkimi dhe zhvillimi. Veçanërisht në Evropën jugore, papunësia e të rinjve është rritur në nivele të reja gjithnjë rekord. Rreziku i varfërisë është rritur edhe më tej, si rezultat i krizës. Kjo vlen sidomos për brezat e rinj, ndërsa varfëria në mesin e njerëzve të moshuar ka – nga një perspektivë e gjerë e BE-së, – është madje në rënie gjatë viteve të fundit.
Hendeku në mes të mundësive të pjesëmarrjes në vendet ende të pasura të Evropës veriore dhe në vendet e jugut të goditura nga kriza, është rritur në mënyrë të konsiderueshme. Kjo është një situatë shumë shpërthyese në lidhje me kohezionin shoqëror dhe stabilitetin shoqëror brenda Bashkimit Evropian. Nëse këto ndarje sociale vazhdojnë për disa kohë, ose edhe përkeqësohen më tej, kjo do të rrezikojë qëndrueshmërinë e të gjithë projektit të integrimit evropian. Për këtë arsye, zgjidhja e problemit nuk mund të gjendet vetëm brenda kontekstit kombëtar. Për të qenë të sigurt, është parësore për qeveritë e vendeve anëtare që të gjejnë kursin e drejtë në mes të prioriteteve konkurruese të domosdoshme për konsolidimin buxhetor dhe investimeve po aq thelbësore në fushat kritike të politikave publike të orientuar nga e ardhmja. Por presioni i ngjarjeve në mbarë Evropën kërkon veprim në nivel evropian. Kjo kërkon një vetëdije të gjerë të BE-së, të problemeve të pabarazisë aktualisht paqëndrueshme dhe në rritje brenda BE-së.
Në këtë kontekst, strategjia e ardhme socio-ekonomike për BE-në duhet të synojë jo vetëm konsolidimin buxhetor dhe zgjidhjen e krizës së borxhit, por edhe luftimin e padrejtësive sociale brenda Bashkimit. Ajo duhet të jetë një strategji e qëndrueshme dhe të integruar jo vetëm për përparimin ekonomik, por edhe për drejtësi sociale.
Ky studim jep një kontribut në këtë përpjekje. Ai ofron një profil të detajuar të pikave të forta dhe dobësive të 28 vendeve anëtare të BE-së në të gjithë gjashtë dimensionet përbërëse të drejtësisë shoqërore: për parandalimin e varfërisë, arsimit të barabartë, qasje në tregun e punës, të kohezionit social dhe jo-diskriminimit, të shëndetit dhe të drejtësisë brezave .
SIM Europa është një instrument i monitorimit të politikave sociale të BE-së për 28 anëtare. Duke kombinuar të dhënat statistikore dhe vlerësimet e ekspertëve, SIM (Monitorimi i Përfshirjes Sociale) synon të zbulojë erozionin social apo/dhe progresin dhe të nxjerrë rekomandimet përkatëse për politikat publike.
Kombinimi i të dhënave të performancës së politikave sociale (vlerat e indeksit) me informacionet online të marra prej sondazheve me fokus politikat dhe iniciativat e qeverisë, (vlerat e reformës), shërben për tri qëllime:
- a) për të siguruar në kohë të dhëna (ne baze vjetore), në mënyrë që të ribalancojë dominimin e pjesës makroekonomike ne qeverisje ekonomike të BE-së;
- b) të nxjerrë të dhëna të krahasueshme midis vendeve anëtare mbi reformat e politikave sociale;
- c) për të treguar dhe zgjidhur kompromiset e qeverive në lidhje me politikat shtrënguese.
“SIM Evropa” vlerëson:
- drejtësinë sociale – cila është situata aktuale ?,
- vlerësimin e reformave – c’farë bëjnë qeveritë kombëtare? dhe cila është shtytja e përgjithshme e reformave të tyre?, dhe
- rekomandimet që rrjedhin – si mund të përmirësohet situata?.
“SIM Evropa” përqëndrohet në gjashtë dimensionet e përfshirjes sociale: 1) parandalimi i varfërisë, 2) arsimimi i barabartë, 3) hyrja në tregun e punës, 4) kohezioni social dhe jo-diskriminimi, 5) shëndeti, dhe 6) drejtësia midis brezave.
Rezultatet do të përdoren për të vlerësuar dhe formuluar rekomandime konkrete për reformat në politikat publike në shtetet anëtare dhe në BE. Qëllimi i “SIM Evropa” është që të sigurojë një qasje të bazuar në fakte për ndryshimin e politikave sociale në shtetet anëtare të BE-së.
Dy raporte, Indeksi i Drejtësisë Sociale dhe Reformbarometër, që do të botohen dy herë në vit, formojnë “Monitorin e Përfshirjes Sociale Evropës” (SIM Europe). Për më tepër, do të ketë disa botime që do të informojnë rreth Politikës Sociale gjatë gjithë vitit.
“SIM Evropa” është një bashkëpunim i përbashkët hulumtimi i Bertelsmann Stiftung dhe London School of Economics (LSE).