Bankave në Europë u mungojnë 25 miliardë euro

Raporti i Autoritetit Bankar Evropian, 26 tetor 2014

banche_europa_stress_test

ECB tha se 13 banka në eurozonë — përfshirë katër në Itali dhe dy në Greqi — treguan mungesë të parave të tyre, ose kapitalit, pas një rishikimi që synonte të zbulonte problemet e fshehura dhe të testonte aftësinë e tyre për të përballuar një recession të thellë, ose një tjetër krizë…

Bankave në Europë u mungojnë 25 miliardë euro para, që do t’u duheshin për t’i mbijetuar një krize ekonomike ose financiare, tha Banka Qendrore Europiane (ECB) të dielën. Ky konkluzion ishte rezultat i një viti të gjatë auditimi të huadhënësve të eurozonës. ECB tha se 13 banka në eurozonë — përfshirë katër në Itali dhe dy në Greqi — treguan mungesë të parave të tyre, ose kapitalit, pas një rishikimi që synonte të zbulonte problemet e fshehura dhe të testonte aftësinë e tyre për të përballuar një recession të thellë, ose një tjetër krizë. Por asnjë bankë e madhe europiane nuk dështoi në testin e bankës qendrore europiane. Të 13 bankat ishin mes 25 bankave që banka qendrore i konstatoi me mungesë kapitali në fund të vitit 2013, që ishte periudha në shqyrtim. Por 12 bankat e tjera e kishin rritur tashmë kapitalin ose kishin bërë lëvizje të tjera për të përmirësuar rezultatet e tyre. Vlerësimi i shumëpritur i bankave europiane synonte të zbuste një hije dyshimi që kishte penguar huadhënien në vende si Italia dhe Greqia dhe i kishin vënë në vështirësi përpjekjet e eurozonës për të shmangur rënien sërish në recession. Duke ekspozuar një numër relativisht të vogël të bankave të sëmura — nga 130 që u morën në shqyrtim — banka qendrore synon ta bëjë më të lehtë [ër ato të shëndetshme të sigurojnë para, që ato të mund t’ua japin hua konsumatorëve. Italia ka numrin më të madh të bankave që nuk kaluan rishikimin europian— me nëntë, nga të cilat katër duhet të rrisin kapitalin. Monte dei Paschi di Siena, telashet e të cilës janë të njohura, duhet të rrisë 2.1 miliardë euro, tha banka qendrore. Sistemi bankar grek u godir gjithashtu rëndë, me tre banka që u gjetën me mungesë kapitali. Një prej tyre, Piraeus Bank, ka rritur mjaftueshëm capital, që prej kohës kur filloi shqyrtimi, për të kënaqur rregullatorët. Dy të tjerat janë Eurobank, që duhet të rrisë 1.76 miliardë euro dhe National Bank of Greece, që duhet të sigurojë 930 milionë euro. Por, banka qendrore greke tha të dielën se për shkak se rishikimi i ECB-së nuk mori në konsideratë plane të ndryshme ristrukturimi që bankat kishin bërë që nga fundi i vitit 2013, Eurobank dhe National Bank of Greece janë në një situatë më të mirë sesa tregojnë shifrat.

Lista e bankave me mungesë kapitali, ose që i dështuan testit

Liberbank – Spain Banco Popolare – Co-op & regionals Romagna, Milano, Sondrio, Vicenza – Italy Hellenic Bank – Cyprus Bank of Cyprus Caisse De Refinancement de l’habitat – France Banco Comercial Portugues Permanent TSB – Ireland Cajamar Bank – Spain National bank of Greece NCG Banco – Spain Eurobank – Greece Nova Kreditina – Slovenia AXA Bank Europe – Belgium unit of France’s AXA Dexia Bank – Franco/Belgium Muenchener – Germany Volksbanken – Austria Co-operative central bank – Cyprus Piraeus Bank- Greece Banco Monti Paschi – Italy Banca Carige – Spain Veneto Banca – Italy Nova Ljubljanska – Slovenia Banco Piccolo Credito Valtellinese – Italy

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi