Kevin Körner: Për Shqipërinë është e rëndësishme të bëjë reforma në dobi të biznesit
DW:Banka e Shqipërisë luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e rritjes ekonomike duke dhënë kredi në Lek, mendon Kevin Körner, analist pranë Deutsche Bank.
DW:Si e shikoni gjendien e ekonomisë shqiptare?
Kevin Körner: Për momentin ekonomia nuk është pozita të forta. Nëse shikojmë zhvillimin ekonomik në kursin e krizës, mund të themi që Shqipëria nuk është prekur shumë, ashtu si disa vende të tjera të rajonit. Pastaj duke nisur nga viti 2012 rritja ra në shifrën 1,3 përqind dhe në 2013 me 0,4 përqind, kjo është shifra më e ulët në 15 vitet fundit. Por për vitin 2014 situata është përmirësuar, presim që rritja do të jetë pak më e fortë dhe gjithë vitin do të jetë rreth 2%.
Nëse shikojmë sektorin e eksportit, Italia është partneri kryesor i Shqipërisë me mbi 40% të eskporteve. Por Italia edhe këtë vit pritet të jetë në recension. Kjo do të thotë se edhe eksportet shqiptare do të ndiejnë vështirësinë që po kalon Italia. Një tjetër vend i rëndësishëm për Shqipërinë është Greqia, veçanërisht kur flitet për remitancat. Një pjesë e madhe kapitalit që përdoret nga qytetarët shqiptarë vjen nga remitancat nga jashtë vendit, e sidomos ng Greqia dhe Italia. Në vitin 2011 remitancat nga Italia dhe Greqia ishin 85%, ndërkohë atë vit remitancat ishin rreth 9% të GDP të atij viti, çka është një shumë e madhe. Nëse kriza do të vazhdojë për disa vjet ashtu, siç po ndodh në Greqi, sigurisht që të ardhurat nga remitancat do të jenë më të vogla dhe kjo do të prekë edhe familjet shqiptare. Por Shqipëria nuk është vendi i vetëm i prekur. Kroacia dhe Serbia do të jenë sërish në recesion këtë vit.
Po sa i përket tregut financiar?
Tregu financiar në Shqipëri zotërohet në pjesën më të madhe nga bankat e huaja, ka banka nga Italia e Greqia e vende të tjera. Ato duan konsolidojnë balancat në vendet e tyre dhe gjë që ka çuar në kufizim të kredive. Edhe kushtet për të dhënë kredi janë përkeqësuar. Kompani apo individë që papritur kanë humbur punën, apo kompani që janë prekur nga rritja e vogël ekonomike vitin e shkuar, do të jenë në kushte të vështira për të paguar këstet e kredive dhe kjo çon tek kreditë tek këqia. Kreditë e këqia para krizës ishin nën nivelin e 4%, ndërsa tani rreth 25%. Natyrisht që një gjendie e tillë e bën sektorin bankar të shtrëngojë kredidhënien. Nga ana tjetër edhe kompanitë nëse shohin se zhvillimi ekonomik nuk do të jetë në rritje, nuk do të marrin kredi për të zgjeruar bizneset
Për vitin 2013 pati një rënië të kreditimit për sektorin privat. 63 përqind e kredive në Shqipëri janë në monedhë të huaj. Nëse shohim zhvillimet e viteve të fundit, që prej fundit të vitit 2009 patëm një rritje të kredive të këqia dhe u prekën më shumë kreditë në valutë të huaj dhe jo ato në lek. Por tani duket se kredidhënia në Shqipëri tek sektori privat po rritet ngadalë, por jo në monedhë të huaj.
Si ndikon përdorimi i Euros në tregjet shqiptare?
Fenomeni i eurozimit nuk është vetëm në Shqipëri. Në Kroaci përqindja e kredive në Euro është pak më e lartë, në Maqedoni është pak më e ulët, por të gjitha kanë një përqindje të konsiderueshme kredish në Euro. Arsyeja kryesore është se atje shkojnë banka të huaja dhe për to është e përshtashme të bëjnë biznes në valutën e tyre, sepse nuk përballen me rreziqet e tregut valutor. Por ato përballen me rreziqet e kreditimit sepse nëse ndodh diçka, si psh kriza financiare e kaluar, mund të ndikojë tek kursi i këmbimit dhe njerëzit do ta kenë të vështirë të paguajnë kreditë.
Pra mund të ketë efekte negative?
Efekti negativ i përqendrimit tek kreditë në valutë të huaj mund të jetë rrudhja e kreditimit në përgjithësi, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Nëse kthehemi në vitet 2000 kur bankat perëndimore filluan të investojnë në Europën Lindore, ato patën një rol të rëndësishëm atje, sepse shkuan dhe dhanë kredi. Kjo gjë ndodhi edhe me Shqipërinë. Ato ndihmojnë ekonominë të rritet. Ato japin para që vijnë nga jashtë. Për një bankat perëndimorë kur shkojnë në një treg jo shumë të qendrueshëm, ato preferojnë të japin në fillim kredi në valutë të huaj si euro sepse e dinë që nuk kanë rrezik monetar. Sepse në rast krize monedha e atij vendi mund të zhvlerësohet dhe më pas kur banka ta kthejë në Euro, humbjet do të jenë më të mëdha.
Çfarë do të thotë kjo për biznesin dhe njerëzit e thjeshtë?
Ata do të marrin para që nuk do të mund t’i merrnin, ose jo në atë shumë. Kjo është pozitive. Këto banka kanë çuar para në rajon dhe i japin ndihmë ekonomive të këtyre vendeve. Bankat nuk kanë rrezik monetar, por nëse je klient i asaj banke dhe ke një kredi në valutë të huaj, je i ekspozuar nga faktorë të jashtëm që prekin kursin e këmbimit. Por edhe faktorë të brendshëm, përshembull nëse Qeveria nuk bën si duhet punën e saj dhe ka probleme fiskale, investitorët nuk do të besojnë më tek Qeveria. Por edhe faktorët e jashtëm që prekin kursin e këmbmit. Për shembull në vitin 2008/2009 në fillim të krizës, leku u zhvlerësua me 15% ndaj Euros. Kjo krizë e prek shumë vendin sepse niveli i kredive në valutë të huaj është në nivel të lartë. Atëherë do të ndihen dhimbjet. Sepse jo vetëm është dobësuar ekonomia, eksportet janë ulur dhe është dobësuar leku, por njerezit duhet të paguajnë më shumë për kreditë në valutë të huaj. Ky mund të jetë një problem.
Çfare duhet të bëjë Banka e Shqipërisë në këtë situatë?
Mësimi që kanë nxjerrë bankat qendore në vendet europiano lindore në këtë kohë krize është që të mbështesin një rritje të kreditimit në valutën lokale. Për këtë gjë duhet të krijohen kushtet që bankat e huaja të jenë të interesuara të japin kredi në valutën lokale. Por në kohë krize është e shumë e vështirë. Disa vende kanë marrë masa të ndryshme për të reduktuar borxhin e familjeve në valutë të huaj duke lejuar pagesën e kredisë në vlera këmbimin valutor më të ulëta se tregu. Vlera e shkëmbimit valutor është më e favorshme për njerëzit në ato vende. Por kur bën një gjë të tillë, një pjesë e parave do të paguhet nga bankat që japin kreditë dhe këto banka sigurisht nuk do të kreditojnë në të ardhmen. Në Hungari u mor kjo masë, por kredidhënia u ul menjëherë. Qeveritë mendojnë se kështu mbrojnë njerëzit, por kjo mund të ndikojë negativisht ekonomi.
Në Shqipëri tani po shohim një rritje të kreditmit në Lek dhe ulje në valutë të huaj. Kjo është lidhur me vendime të Bankës Qendrore, për të ulur normën bazë të interesit. Ata mund ta bëjnë në një situatë të tillë kur edhe inflacioni është i ulët. Një efekt është se njerëzit mund të marrin kredi në Lek me interes të ulët semë parë. Nëse norma bazë e interesit është e lartë, për shkak se inflacioni është i lartë, atëherë edhe këstet e kredisë në lek do të jenë të lartë. Njerëzit kështu do të kenë interes të marrin një kredi në valutë të huaj. Nëse banka të ofron një kredi në valutë të huaj me interes të ulët njerëzit e pranojnë, por më pas paguan sërish më shumë gjatë këmbimit në valutën huaj. Ajo që bëjnë bankat kur infacioni është i ulët , si tani në Shqipëri, është ulja e normës bazë të interesit dhe diferenca e normës së interesit që duhet të paguhet nga klientët në valutën lokalë, e krahasuar me valutën e huaj, natyrisht që do të ulet.
Banka mund të krijojë një ambjent që e bën më të lehtë kreditimin. Kjo ka të bëjë me besimin, banka qendrore duhet të jetë e besueshme. Edhe në stabiltetin e përgjithshëm financiar të vendit banka duhet të sigurojë se treguesit e rrezikut janë ulur ose mbahen nën kontroll, për të siguruar se nuk do të ketë një krizë financiare atje. Nëse bankat besojnë tek Banka Qendrore, se nuk do të ketë një krizë të valutës lokale sigurisht, ato do të jenë në gjendie të japin më shumë kredi në valutën lokale.
Po Qeveria shqiptare çfarë roli luan?
Nëse shikojmë ekonominë në përgjithësi dhe impaktin e Qeverisë, kjo e fundit është një aktor i rëndësishëm në treg. Mund të jetë një aktori i rëndëishëm në tregun e kredive. Bankat shqiptare kanë pjesën më të madhe të borxhit në Lek, që është rreth 60% të borxhit total. Bankat janë shumë të ekspozuara ndaj Qeverisë. Ajo duhet të sigurojë investitorët, bankat dhe komunitetin ndërkombëtar, se mënyra se si menaxhon financat publike është e qendrueshme. Nëse Qeveria ka probleme fianciare, probleme me pagesën e borxheve, kjo nuk do të prekë vetëm Qeverinë, por gjithë ekonominë, kursin e këmbimit, kreditimin, mundësinë e Qeverisë për të ndërhyrë në raste problemesh financiare. Investitorët që duan të investojnë në Shqipëri dhe bankat e shohin me mjaft kujdes se cila është gjendia fiskale e qeverisë.
Tani në Shqipëri është sërish FMN me një program të ri që e ndihmon ekonominë e vendit, por janë vënë disa kushte si përshmbull ulja e borxhit që është në shifrën 70%. Qëllimi është që në vitet e ardhshme të ulet në 60%, që konsiderohet si limiti maksimal për vendet e BE. Bashkëpunimi me FMN dhe vëzhgimi i financave të qeverisë do jetë në të mirë të besimit të ivestitorëve në ekonomi dhe do të mbështeten investitorët e huaj. Pra është e rëndësishme që Qeveria të ruajë balancat fiskale.
A mund të shihet një e ardhme në zonën Euro për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit?
Së pari vendet e rajonit duhet të futen në BE dhe për këtë duhen bërë shumë reforma. Shqipëria në veçanti duhet të luftojë kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit që është shumë i lartë, duhet të reformojnë sistemin ligjor, edhe shumë kushte të tjera që duhet të plotësohen. Më pas, pasi të jetë bërë pjesë e BE, hapi i fundit i integrimit shihet futja në Eurozonë, ku sërish janë kushte të tjera që duhet të plotësohen.
Pra do të jetë një rrugë e gjatë?
Se sa e gjatë do të jetë nuk mund ta themi. Si fillim ata duhet të plotësojnë të gjitha kushtet. Por ajo që mund të them se marrja e statusit kandidat është diçka pozitive sepse investitorët e shohin që këto vende janë drejt BE, edhe mund të afrohen.
Deri në vitin 2020 Shqipëria do të marre 650 milon euro në formë investimesh nga BE…
Për përmast e Shqiperisë kjo është një shumë e madhe. Është një impuls i rëndësishëm për Shqipërinë për të plotësuar të gjitha kriteret. Nëse shohim situatën tani në Shqipëri, qeveria ka një shumicë të konsiderueshme në parlament për të bërë reforma, bashkëpunojnë me FMN dhe ka disa tregues pozitIvë, si përshmbull mbledhja e taksave.
Një rëndësi të veçantë për investitorët e huaj është stabiliteti politik. Vendet që nuk kanë stabilitet politik do të kenë probleme të mëdha me kompanitë që investojnë atje. Në Shqipëri tani është e rëndësishme të bëhen reforma që janë në të mirë të sektorit të biznesit, si përshembull për të drejtën e pronës, sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit
Kevin Körner është analist në Departamentin e Kërkimeve të Deutsche Bank. Ai është përgjegjës për Europën Juglindore.