INSTAT: 133.544 emigrantë të kthyer në Shqipëri
Publikim i INSTAT, 7 tetor 2014
Shqiptarët duket se po e braktisin nga viti në vit emigracionin. Kriza e zgjatur ekonomike që ka prekur shumë vende të Evropës, ka detyruar me mijëra shtetas shqiptarë të kthehen në atdhe për shkak të pamundësisë ekonomike për të punuar dhe jetuar në emigracion.
INSTAT-i ka publikuar sot një studim-raport për migracionin, kthimin dhe riintegrimin e shtetasve shqiptarë në vend.
Sipas studimit, thuhet se emigrantët e kthyer janë kryesisht nga Greqia dhe ata shkojnë 70.8%, ndërsa nga Italia, 23.7%.
Studimi thekson se gjatë viteve 2009-2013, janë kthyer në Shqipëri, 133.544 emigrantë.
Ndërkohë që është 38.6 vjeç mosha mesatare e emigrantëve të kthyer në vend gjatë viteve 2009-2013. Sipas INSTAT-it, ritmi i kthimit të emigrantëve, tregon se trendi është rritur pas fillimit të krizës ekonomike në Evropë në vitin 2011.