INSTAT: 133.544 emigrantë të kthyer në Shqipëri

Publikim i INSTAT, 7 tetor 2014

instat-4-560x300Shqiptarët duket se po e braktisin nga viti në vit emigracionin. Kriza e zgjatur ekonomike që ka prekur shumë vende të Evropës, ka detyruar me mijëra shtetas shqiptarë të kthehen në atdhe për shkak të pamundësisë ekonomike për të punuar dhe jetuar në emigracion.

INSTAT-i ka publikuar sot një studim-raport për migracionin, kthimin dhe riintegrimin e shtetasve shqiptarë në vend.

Sipas studimit, thuhet se emigrantët e kthyer janë kryesisht nga Greqia dhe ata shkojnë 70.8%, ndërsa  nga Italia, 23.7%.

Studimi thekson se gjatë viteve 2009-2013, janë kthyer në Shqipëri, 133.544 emigrantë.

Ndërkohë që është 38.6 vjeç mosha mesatare e emigrantëve të kthyer në vend gjatë viteve 2009-2013. Sipas INSTAT-it, ritmi i kthimit të emigrantëve, tregon se trendi është rritur pas fillimit të krizës ekonomike në Evropë në vitin 2011.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi