Disa pyetje për reformat

Nga Robert Qafzezi, botuar në Shekulli Online, 1 tetor 2014

download (1)Reforma, reforma, reforma! Kaq shumë flitet për to, por natyrshëm lind pyetja: kush do ti realizoje reformat?

Ato nuk mund të bëhen vetë dhe as me shkopin magjik të kryeministrit. Pra si do të realizohen? Me fjalë boshe konferencash dhe me oshtima mediesh nuk bëhen reformat. As me fondet që jep BE-ja nuk bëhen! Realizimi i reformave të vërteta kërkon njerëz të përgatitur, si nga ana profesionale ashtu edhe nga ana e ndershmërisë politike. Por kur këto dy elemente të domosdoshme nuk po shfaqen ende mirë në vendin tonë, si mund t’i bëjmë ne reformat aq të përfolura për institucionet bazë të një shteti serioz mbretëron vetëm ligji. Realizimi dhe të kuptuarit në letër të reformave janë akoma larg vizionit të realitetin tonë. Ne ende nuk kemi gjetur kuadrot e nevojshëm për të ngritur institucionet shtetërore. Ku do të gjenden këta, apo do të vazhdojmë ende me kuadrot e “plepave”. Institucionet nuk janë mermerë të importuar nga jashtë vendit dhe kuadrot nuk mund të fabrikohen brenda natës dhe as nuk duhet të kenë të bëjnë me politikën komike të prestigjatorit të kaluar që na ishte kryeministër. Ka ikur njëherë e mirë koha e sloganeve komuniste. Ndaj, janë të dështuara të gjitha politikat që nuk i përgjigjen realitetit të përditshëm të qytetarit. Këto politika duhet të konceptohen si lëvizje drejt zhvillimit institucional. Të themi të drejtën, shqiptarët nuk janë akoma në gjendje të menaxhojnë të vetëm fondet e marra nga BE-ja për projektet e zhvillimit institucional, fonde të cilat shifrohen në miliona euro dhe që humbasin nga paaftësia e njerëzve të zgjedhur në pushtet, të cilëve u ka interesuar vetëm abuzimi dhe vjedhja direkte për xhepin e tyre dhe kurrë zhvillimi i vërtetë i vendit. Shqiptarët po vuajnë ende nga çorba e hidhur, e cila është gatuar të gjithë këta vjet abuzimi shtetëror nga paaftësia dhe nga amatorizmi i të gjithë ish-qeveritarëve pa dallim bindjesh politike. Kemi patur qeveritarë që nuk njohin gjuhën, normat, kulturën dhe edukimin më minimal që nevojitet për të jetuar në një shoqëri të civilizuar. E ç’mund të prisje më prej tyre?! Ata na kanë trashëguar vetëm mendjeshkurtësinë, babëzinë dhe paturpësinë e kollarisur dhe të veshur me kostum.

 

 

 

 

 

 

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi