Ballkani ka humbur mbështetjen e Britanisë, por ka fituar Gjermaninë
The Economist
Deklarata që bëri në muajin korrik Jean-Claude Juncker, presidenti i ri i Komisionit Evropian, nuk ishte inkurajuese, pasi kundërshtohet zgjerimi i mëtejshëm i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor.
“Negociatat do të vazhdojnë, por nuk do të ketë zgjerim të mëtejshëm gjatë pesë viteve të ardhshme”, tha Juncker. Mesazhi politik tregon se i tërë procesi është duke u ngadalësuar.
Deklarata ishte “kontraverse dhe populiste”, thotë Stefan Fule, Komisioneri i Zgjerimit në largim, sepse asnjë vend i Ballkanit nuk do të jetë gati për anëtarësim në BE në pesë vitet e ardhshme. “Ishte një mesazh i gabuar për Ballkanin Perëndimor në një kohë të gabuar”.
U përhapën thashetheme se detyra e Komisionerit të Zgjerimit mund të hiqej në Komisionin e drejtuar nga Juncker. Disa fjalë zemërate nga Carl Bild, ministri i Jashtëm suedez në largim, ndihmuan në shuarjen e tyre. Heqja e portofolit të zgjerimit, tha ai mund të jetë një “sinjal i keq” dhe një “abdikim përgjegjësie”.
Emërimi në fillim të këtij muaji nga Johannes Hahn, një austriak, si komisioner i ri, çoi në një kërkim të kuptimit në titullin e tij të punës: politikës së fqinjësisë dhe të negociatave të zgjerimit. Lagjja përbëhet nga gjashtë vende ish-sovjetike së bashku me Mesdheun Jugor.
Charles Tannock, një anëtar britanik i Parlamentit Evropian, sugjeron që ajo çka ka thënë Juncker është për të qetësuar opinionin publik.
Ajo është kthyer në një tregti të vështirë, për shkak të frikës së krimit të organizuar dhe migrimit, mjaft larg nga polemikat për një anëtarësim të ardhshëm të Turqisë.
Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë humbur mbështetjen e mëparshme të fortë të Britanisë, e cila kryesisht shqetësohet rreth emigracionit këto ditë. Por Gjermania është bërë më aktive. Megjithatë, problemet më të thella nuk qëndrojnë brenda BE-së, por në vetë rajonin. Progresi i Bosnjës, me qeverinë e saj jofunksionale, ka ngecur për tetë vite.
Ndërsa çështja e Maqedonisë mbetet e bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve me Greqinë në lidhje me problemin e emrit.
Shteti i Kosovës është aq prapa sa mbetet i vetmi vend, qytetarët e të cilit nuk mund të udhëtojnë në zonën Shengen të BE-së pa viza.
Kjo lë jashtë Malin e Zi, i cili po negocion, Shqipërinë e cila u bë kandidate zyrtare në muajin qershor, dhe Serbinë, e cila ka një dritë jeshile për fillimin e bisedimeve dhe shpreson ta bëjë këtë deri në fund të vitit.