Reforma e pensioneve dhe efektet e saj

Nga Besmira Manaj, botuar në Shqip, 28 gusht 2014

Reforma e Pensioneve është diskutuar dhe e përfolur prej një kohe të gjatë, si shkak jo vetëm i premtimeve elektorale, por dhe si kusht i vendosur nga FMN. A është kjo reformë e duhura që u përshtatet më së shumti kushteve të zhvillimit tonë? Çfarë peshe kanë në shoqëri efektet që sjell në pikëpamjen financiare dhe sociale?

Për të analizuar këtë fenomen duhet pasur parasysh edhe efekti që ka te grupet e ndryshme të interesit.

Duke qenë se tendenca e qeverisë ishte zgjerimi i dimensionit social dhe sensi i barazisë e konkretizoi këtë me një performancë sociale në rritje, duke tentuar rritjen e ekuilibrit mes të drejtave dhe detyrimeve. Gjithashtu, unifikimi drejt pensionit rural dhe urban.

Por a është kjo një barazi reale, apo thjesht në dukje? A ka doza fiktiviteti në përmbajtjen e saj?

Formula re heq pensionin tavan dhe kjo ka impakt shpresëdhënës dhe motivues për ata që derdhin kontribute të larta.

Të gjitha këto japin sensin e përafrimit me vendet e zhvilluara, çka çdo shqiptar e dëshiron. Por dizavantazhet a janë njëlloj dhe sa rëndon barra e kësaj kostoje në kushtet tona?

Ja disa nga dizavantazhet:

Rritja e moshës së daljes në pension shoqërohet me rritje të papunësisë së të rinjve dhe si rrjedhojë rendimenti i një moshe në prag pensioni nuk është një lloj eficient. Një ngërç ky që duhet ristudiuar, pasi në situatën ekonomike aktuale norma e papunësisë krijon probleme jo vetëm në bilancin financiar, por rrit edhe hendekun social që pashmangshmërisht do sjellë abuzivizmin ligjor me punën e padeklaruar, kosto implicite kjo për sistemin tatimor.

Duhet nënvizuar fakti se shumë vende të zhvilluara që nuk mund të bëjnë pjesë në të njëjtën linjë krahasimore, po ulin moshën e pensionit. Gjermania po e ul me dy vjet, Franca gjithashtu, pasi gjykohet efektiviteti në raport të drejtë me moshën.

Skema e kontributit rural gjithashtu mund të shikohet më shumë problematike, dhe duhet rishikuar. Në linjën e një logjike të thjeshtë është e njohur gjendja ekonomike në zonat rurale, për të cilët është aplikuar një skemë tjetër në vlerën e kontributit. Njëjtësimi me kontributin urban vështirëson shumë mundësinë e cunguar të kësaj kategorie, e cila do shtrëngohet në buxhetin e saj ose në rastin më të keq do paguajë gjithnjë e më pak, apo do krijojë abuzivizëm me fenomenin e punës së zezë.

Por nuk mund t’i shpëtojë edhe logjikës amatore pyetja se kush do mbulojë pjesën e atyre që nuk paguajnë kontribute, apo dhe atyre për të cilët paguhet pension social?

Lëvizje të tilla janë aktorët ekonomikë të qeverisë që do t’i servirin me ndonjë aplikim të rritjes së taksave apo çmimeve, që do të jenë barrë për konsumatorin. Reformimi i skemës ishte domosdoshmëri jo vetëm e kërkuar nga institucionet ndërkombëtare të financave, por edhe si nevojë e përmirësimit. Përpos dizavantazheve që duhen riformuluar, nevojshmëria e një ridimensionimi të këtij aspekti ekonomiko-social-financiar ishte në limitet e një vonese të tejzgjatur, pasi e kundërta përveçse rrit deficitin, duke ulur përfitimet, rrezikon të lërë pa pension pleqërie një pjesë të popullsisë.

Është e vlerësueshme iniciativa dhe vullneti për përmirësim, por një reformë jo e mirëstudiuar, përveçse problematike në menaxhim, ushqen doza skepticizmi në profesionalizmin e politikbërësve, në imazhin e rrejshëm te të huajt, të cilët tashmë kanë bindjen e palëkundur në qenësinë e paqëndrueshme të stabilitetit reformues shqiptar, sidomos në atë financiar.

Ndaj ekspertët dhe profesionistët nuk mund të mendojnë thjesht për një reformë që ul hendekun momentar financiar, por duke krijuar kosto shtesë sociale dhe të fshehura financiare nën justifikimin e sofistikuar të ndryshimeve dhe arritjeve. Pasi çdo kosto e fshehur rëndon mbi konsumatorët, që pasohet me problematika sociale dhe ligjore dhe në fund financiare. Këto copëza zinxhiri nuk janë të ndara, por implikojnë njëra-tjetrën dhe derivojnë njëra-tjetrën. Efektet e shumëfishta kërkojnë largpamësi shumëdimensionale, nëse vërtet mendohet për REFORMIM.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi