Emigracioni ilegal – rrezik për Schengen-in

Nga The economist, botuar në Mapo Online, 21 gusht 2014

Një projekt i madh europian, lindur nga idealet e integruesve, u shkatërrua nga mosgatishmëria e pjesëmarrësve për t’i ndarë humbjet dhe përfiti

met.The Economist

Jo, nuk kemi të bëjmë me eurozonën, por me marrëveshjen Schengen ndërmjet 26 vendeve europiane, për ta eliminuar kontrollin në kufijtë e tyre të përbashkët.

Europianët përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga mundësia që të lëvizin lirisht ndërmjet vendeve. Por vala e emigrantëve që synon të depërtojë në kontinent, paraqet ngarkesë kryesisht në vendet jugore, që duhet të shpërndahet në mënyrë më të barabartë.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë vetë Schengen-i mund të shthuret.

Pavarësisht se a kërkojnë strehim nga persekutimi ose mundësi ekonomike, emigrantët ilegalë janë të etur për të hyrë në vendet më të pasura europiane, ato veriore. Shumë emigrantë nisen direkt në këto vende, shpeshherë me aeroplanë, duke arritur me viza të rregullta, por qëndrojnë edhe atëherë kur viza u skadon.

Por, gjeografia ekonomike e emigrimit thotë se më së shumti udhëtime të të dëshpëruarve, që udhëtojnë nga uji dhe toka, janë nga Afrika dhe Lindja e Mesme. Takimi i parë i anijeve të tyre të mbingarkuara në mënyrë tejet të rrezikshme me Europën Perëndimore, është në periferi të kontinentit, me ishujt e Mesdheut, siç janë Lampedusa dhe Malta, për ata që lundrojnë nga Afrika.

Për ata që lundrojnë nga Siria dhe më gjerë, takimi i parë është në kufirin lindor të Greqisë me Turqinë.

Rreziku që e marrin këta udhëtarë është tejet i madh. Sipas raportit aktual të organizatës Amnesty International, grup me ndikim, së paku 23 mijë emigrantë e kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të arritur në Europë, që prej vitit 2000.

Këto numra po rriten me shpejtësi, në sajë të konflikteve në Siri, Irak, Libi dhe çdokund tjetër.

Ky vit duket se është më i keqi në dekada për numrin e zbarkimeve ilegale në Europë.

Nga janari e deri në korrik, afro 100 mijë emigrantë pa dokumente e kanë kaluar Mesdheun dhe kanë arritur në Itali. Ky numër tashmë është shumë më i madh se ai i regjistruar në vitin 2011.

Në periudhën e njëjtë, numri i emigrantëve ilegalë, të arrestuar nga autoritetet greke, në kufi me Turqinë, është rritur me 143 për qind.

Kjo paraqet barrë të madhe në shtetet që gjeografikisht janë në linjën e parë.

Italia shpenzon 9 milionë euro në muaj për operacionin, Mare Nostrum, mision i kërkim-shpëtimit në Mesdhe, që është lançuar në tetor të vitit 2013, në përgjigje të fundosjes së 360 emigrantëve në Lampedusa.

Anijet patrulluese italiane kanë mbledhur afro 5 mijë njerëz vetëm gjatë një fundjave në muajin qershor. Në Spanjë janë mbledhur më se 1200 vetë për dy ditë, në fillim të kësaj jave. Malta ka më shumë azilkërkues për kokë banori se çdo vend tjetër i pasur në botë.

Përgjigja e europianëve veriorë është ajo e ngritjes së supeve. Kërkesa e Italisë për ndihmë për operacionin Mare Nostrum, nuk ka arritur askund. Greqia ka shpenzuar 63 milionë euro në vitin 2013, për t’i parandaluar emigrantët ilegalë, ndërsa vetëm 3 milionë euro kanë ardhur nga agjencitë kufitare europiane.

Marrëveshja Schengen e thekson përgjegjësinë e shteteve bregdetare. Rregullorja e Dublinit, themel i Schengen-it, thotë se vendet e para të BE-së, ku arrin emigranti, ku i merren gjurmët e gishtërinjve ose ku bën një kërkesë për azil, janë përgjegjëse për kërkesën për azil.

Nëse emigranti së pari ka hyrë në Greqi, atëherë ai është problem i Greqisë.

Kjo është jokorrekte dhe shkurtpamëse.

Jokorrekte, sepse vetë emigrantët i shohin vendet si Greqia vetëm si stacion, e jo si destinacion përfundimtar. Joshja e emigrantëve ilegalë me Europën është në radhë të parë me vendet e pasura; barra për kapjen e tyre dhe marrjen me ta, nuk duhet të mbetet në vendet e caktuara, thjesht meqë ato ndodh që të jenë gjatë rrugës.

Është shkurtpamëse sepse krijon stimulim të çoroditur për vendet që t’i zbusin kontrollet e tyre kufitare: më mirë të mos hapet dosja dhe të lejohen të vazhdojnë në vende më të pasura, se sa t’u merren gjurmët e gishtërinjve.

Në vitin 2013, për shembull, zyrtarë gjermanë i akuzuan italianët se kishin lejuar refugjatë të udhëtonin në Gjermani, pa kontrolle rigoroze.

Episode të tilla e shtojnë dyshimin dhe paraqesin kërcënim për shkatërrimin e sistemit të bazuar në besim ndërmjet vendeve anëtare.

Përgjigja është që të kërkohet që shtetet europiane ta bartin në mënyrë sa më të barabartë barrën e emigrimit ilegal.

Cecilia Malmstrom, politikane suedeze, që është komisionere e brendshme e Bashkimit Europian, e ka shtruar problemin e “çelësit të shpërndarjes” në mënyrë që vendet që kanë pak azilkërkues, si Polonia për shembull, të marrin më shumë persona të tillë.

Një tjetër opsion do të ishte shpërndarja e emigrantëve në mesin e shteteve proporcionalisht me popullatën e tyre. Kjo nuk do të ishte gjë e mirë për shumë vende të Schengen-it. Por logjika e lëvizjes së lirë të njerëzve është e tillë që, sa më të hapur të jenë kufijtë e brendshëm, aq më ashpër duhet të menaxhohen kufijtë e jashtëm.

Kjo barrë duhet të jetë e përbashkët, e jo të shmanget.

 

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi