Pesha e mbipërfaqësimit në Francë
Franca ka më shumë se 600 000 të zgjedhur!
Gjykoni ju vetë:
Nëse Franca është një ferr fiskal, ajo është dhe një parajsë elektorale.
Franca është e dërmuar prej numrit të përfaqësuesve të saj. Ajo ka më shumë se 600 000 të zgjedhur!
Franca mban rekordin botëror për normën e përfaqësimit, me 1 të zgjedhur për 104 banorë. Por Franca nuk është më mirë e menaxhuar se sa fqinjët e saj. Për më tepër, është krejt e kundërta, pasi francezët po mbyten në një mal me borxhe!
Në Shtetet e Bashkuara, megjithëse vend shumë më i madh, ka gjashtë herë më pak të zgjedhur për banorë! Amerikanët kanë, për shëmbull, 100 senatorë, ndërsa në Francë ka 348.
Më keq, kjo ushtri e përfaqësuesve të popullit nuk e parandalon mosbesim në rritje të francezve ndaj politikës në përgjithësi, duke vënë demokracinë tonë në rrezik.
Për më tepër, ky mbipërfaqësim ka një kosto. Ajo shkarkon tek faturat tuaja tatimore, sepse natyrisht janë francezët të cilët paguajnë pagat e të gjithë këtyre njerëzve! Një deputet merr 12 870 euro bruto në muaj, një senator 13 340 euro, kryetari i bashkisë së një qyteti të madh midis 4 182 EUR dhe 5 512 EUR … Dhe sigurisht, në zyrat e tyre, ata vazhdojnë të shpenzojnë paratë tuaja dhe shpesh pa ndonjë kufizim …
Shpenzimet nga qeveritë lokale vazhdojnë të fluturojnë. Në vitin 2012, pavarësisht nga rekomandimet e shumta të lëshuar nga Gjykata e Auditorëve, shpenzimet ishin rritur me 7,2 miliard € në krahasim me vitin e kaluar. Që nga viti 1983, shpenzimet operative të autoriteteve lokale janë rritur çdo vit nga 3.1% mbi ato të inflacionit … Rritja e orëve suplementare (deri në 40% në disa komuna), shpenzimet e stafit, udhëtimet e largëta, turne, të gjitha këto shpenzime janë jashtë kontrollit …
Francezët paguajnë gjithmonë e më shumë taksa! Barra tatimore është rritur në mënyrë dramatike: nga marsi 2008 deri në mars 2014, periudha e mandatit të fundit komunale, produkti kumulativ i tatimeve e taksave të strehimit dhe të pronës janë rritur me më shumë se 30% …
Marrë nga http://www.contribuables.org/