BB negocion programin 150 mln $ për Rimëkëmbjen e Energjetikës

Banka Botërore, 8 gusht 2014

Banka Botërore dhe Qeveria e Shqipërisë përfunduan me sukses negociatat për një program prej 150 milionë dollarësh për Rimëkëmbjen e Sektorit Energjetik.
Projekti i propozuar që do të financohet nga Banka Botërore, do të mbështesë reformat në sektorin e energjisë në Shqipëri, veçanërisht përpjekjet për të përmirësuar në vijimësi furnizimin me energji elektrike dhe qëndrueshmërinë financiare të sektorit. Financime të konsiderueshme në kuadër të projektit do të mbështesin investime të rëndësishme në infrastrukturë që lidhen me shpërndarjen e energjisë elektrike dhe përmirësimin e sistemit të transmetimit.
“Ndër reformat më të rëndësishme e të nevojshme për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të rivendosur ekuilibrin fiskal në Shqipëri janë besueshmëria dhe qëndrueshmëria financiare më e madhe e sektorit të energjisë,” tha Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Europën Juglindore. “Zgjidhja e shpejtë dhe e drejtë e mosmarrëveshjes tregtare në lidhje me kompaninë e shpërndarjes, bën të mundur që Shqipëria të shpjerë përpara këto reforma vendimtare si dhe kryrjen e investimeve shumë të nevojshme në sistem.”
Marrëveshja e arritur së fundmi mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Kompanisë Çeke CEZ vendos një strukturë të qartë të pronësisë në sektorin e energjisë, e cila lehtëson reformimin dhe investimet e mëtejshme. Programi i saponegociuar do të sjellë përmirësime të rëndësishme në shërbimet e energjisë elektrike për konsumatorët shqiptarë, shumë prej të cilëve i paguajnë faturat e tyre, ndërkohë që të tjerë nuk i paguajnë duke e konsumuar energjinë në mënyrë të paligjshme.
“Projekti që do të financohet nga Banka është hapi i parë i nevojshëm për të ndihmuar përpjekjet e Qeverisë në përmirësimin e cilësisë së shërbimit për konsumatorët, uljen e humbjeve në shpërndarjen e energjisë nga niveli aktual prej 42% në rreth 20% në vitin 2018 dhe zbatimin e reformave prioritare në këtë sektor në përputhje me legjislacionin e BE-së” tha Salvador Rivera, Drejtues i Lartë i Programit për Rimëkëmbjen e Sektorit Energjetik.“ Programi gjithashtu do të ofrojë mbështetje në planin afatshkurtër për financimin e importeve të energjisë gjatë periudhave të thatësirave”.
Projekti i saponegociuar do të mbështesë gjithashtu edhe reformat në menaxhimin e sektorit, ristrukturimin institucional dhe zbatimin e një plani afatmesëm dhe afatgjatë për qendrueshmërinë financiare të sektorit.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi