Raporti i OKB për zhvillimin njerëzor

UNDP, 24 korrik 2014

Në raportin e zhvillimit njerëzor të vitit 2014, Shqipëria renditet e 95-ta ndër 187 vende, ku problematikë mbetet arsimi por edhe zhvillimi i brendshëm kombëtar, i cili është në nivele të ulëta. 

Përfaqësuesja e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Zineb Binjellou Touim tha se sipas këtij raportimi, Shqipëria duhet të punojë më shumë në disa fusha thelbësore.

“Fëmijët adoleshentë, të moshuarit përballen me reziqe të ndryshme, 1 mijë ditët e para të fëmijës, kalimi nga shkolla tek puna apo tranzicioni nga puna tek pensoni sjellin pengesa. Sa për pabarazinë gjinore, që lidhet me shëndetin riprodhues, fuqizimin dhe aktivitetin ekonomik, Shqipëria renditet e 44-ta nga 148 vende”, ka deklaruar Touim.

Në prezantimin e raportit rezultoi se arsimimi por edhe prodhimi kombëtar i Shqipërisë është në nivele më të ulëta në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

“Shqipëria është në fund krahasuar me vendet fqinje dhe interesant është fakti se treguesi ka të bëjë me nivelin arsimor, zhvillimin ekonomik, etj. Për jetëgjatësinë, Shqipëria është më mirë se të tjerët, por për arsimin dhe prodhimin e brendshëm jo”, deklaroi Eno Ngjela, analist programi pranë PNUD.

Plot 2.2 milionë njerëz në botë rezulojnë të jetojnë në varfëri të plotë. Arsimi, ushqyerja e fëmijëve dhe sistemi shëndetësor mbeten disa nga pikat më problematike ku duhet të ndërhyhet, pasi vdekshmëria si pasojë e kequshqyerjes është në nivele të larta.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi