Përse po zhduket klasa e mesme në Amerikë?
Botuar në Mapo Online, 12 korrik 2014
Klasa e mesme rrezikon të “zhduket”, këtë e thotë William Dudley, president i selisë së Nju-Jorkut të Rezervës Federale. Duke folur për shëndetin e ekonomisë së Nju-Jorkut, Nju-Xhersit e SHBA-së në përgjithësi, Dudley tha se “këto janë ndryshime kuptimplote dhe të qëndrueshme për vetë natyrën që po merr puna”. Sa i përket tendencës, ajo hodhi rrënjë përpara krizës, gjatë vitit 2008 e më pas u vu re njëfarë përshpejtimi, bën me dije “Business Insider”.Rezultati: Punonjësit e nivelit të mesëm, ose më saktë ata që kanë një pagesë që luhatet mes 35 000-42 000 dollarëve, janë reduktuar në mënyrë të ndjeshme. Në mënyrë të veçantë, vendet e punës për këtë kategori kanë shënuar rënie me 9.3% për periudhën 2007-2010. Rreth 1% e punonjësve të superkualifikuar kanë humbur vendet e punës, ndërsa për ata më pak të kualifikuar, shifra llogaritet në 2,6%. Pjesa më e prekur e profesionistëve janë ata që operojnë në sektorin e arsimit, të artit, argëtimit, ndërtimit, të shërbimeve administrative, prodhimit dhe transportit. Kjo tendencë ka gjetur konfirmime edhe gjatë krizës, kur punësimet në profëesionet e nivelit të mesëm u rritën vetëm me rreth 2%. Gjatë periudhës 2010-2013, profesionet më të kualifikuara si: avokatë, inxhinierë, mjekë, shkencëtarë, shënuan rritje me rreth 7.8%, ndërsa ato më pak të kualifikuara, 6%. Sipas ekspertëve, këto të dhëna janë sinonim i tri të rejave. E para tregon se polarizimi i vendeve të punës, ose më saktë humbja e vendeve nga ana e punonjësve me kualifikim të mesëm, e kombinuar me një rritje të lartë të nivelit të poshtëm dhe të sipërm të aftësive, nuk është një fenomen i përkohshëm. Risia e dytë ka të bëjë me dobësimin e sektorit të pasurive të patundshme që ka tërhequr drejt fundit profesionet e lidhura me sektorin e ndërtimit. Në fund, presioni fiskal, i forcuar pas recensionit si pasojë e reduktimit të stimujve financiarë, u përkthye në rënie të numrit të mësuesve, por edhe të administratës në nivel lokal. Rezultati, nënvizon “The Guardian”, është se klasa e mesme amerikane, dikur e konsideruar si më e pasura në botë, është varfëruar ndjeshëm dhe numri i personave që janë futur në shtresën e mesme u rrit me 15% nga viti 2008. Të dhënat janë zhgënjyese, kryesisht te të rinjtë, pasi kush është 20 vjeç, ka më pak mundësi që të ketë një diplomë në krahasim me mundësitë që kanë pasur ata që sot janë 55-64 vjeç.