Bllokimi i Kuvendit, 45 deputetë në dy komisione për rrogën
Kuvendi, sipas Shqiptarja.com, 6 korrik 2014
45 deputet të Kuvendit marrin pjesë në më shumë se një komision parlamentar. Bllokimi i punimeve të Kuvendit ka ardhur përshkak se 45 deputet nga 140 që janë në total janë të regjistruar në më shumë se një Komision Parlamentar çka ka bërë që një pjesë e mirë e komisioneve të dështoi përshkak të mos plotësimit të kuorumit. Problemi më i madh është ai në Partinë Socialiste, ku nga 61 deputet që marrin pjesë në komisionet parlamentare, 24 janë të regjistruar në më shumë se një komision.Pavarësisht se vetë kryeministri Rama i ka kërkuar deputetëve të tij që të mos bllokojnë aktivitetin parlamentar, ata janë problematik në këtë fazë pasi në një kohë kur zhvillohet një komision, fillon edhe tjeri i cili është automatikisht i bllokuar pasi deputetët që nevojiten për të plotësuar kuorumin janë në komisionin tjetër.
Nga përbërja e komisioneve parlamentare vërehet se deputetët e një komisioni janë të regjistruar tek një komision tjetër. Konkretisht deputetët e Komisioni të Ligjeve janë të regjistruar pjesërisht edhe në Komisionin e Sigurisë. Nëntë deputet të Komisionit të Ligjeve marrin pjesë edhe në Komisionin e Sigurisë çka ka bërë që aktiviteti i njërit prej komisioneve të bllokohet pasi nuk arrin që të bëj kuorumin. Krahas kësaj, deputetët e Komisionit të Medias janë të regjistruar edhe në Komisionin e Shëndetësisë, ata të Komisionit të Jashtëm janë të regjistruar pjesërisht edhe në Komisionin e Integrimit, ndërsa ata të Ekonomisë edhe tek Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese. Kësisoj sa herë që duhet të fillojë një komision, bie kuorumi në tjetrin, pasi deputetët janë të shpërndarë në dy komisione.
Për çdo mbledhje komisioni një deputet fiton 2500 lekë. Konkretisht këto 45 deputet që janë në më shumë se një komision parlamentar arrijnë që të fitojnë nga dietat rreth 15000 lekë në javë pasi çdo komision mblidhet mesatarisht 3 herë në javë. Kësisoj krahas rrogës ata arrijnë që të arkëtojnë një sasi tjetër të konsiderueshme parash. Lidhur me këtë problematikë në mbledhjen e datës 12 qershor të Konferencës së Kryetarëve ku është diskutuar për bllokimin e komisioneve, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka propozuar që deputetët që marrin pjesë në më shumë se sa një komision parlamentare të paguhen sa për një. Por krahas aspektit financiar, një problem tjetër është edhe votimi. Shpesh herë komisionet kanë miratuar ligje pa pasur votat e nevojshme ku rastet më të spikatura janë Komisioni i Ligjeve i cili ka miratuar drafte me katër deputet apo Komisioni i Sigurisë