GRECO: Gjyqësori me nivel të ulët besimi nga publiku
GRECO, 27 qershor 2014
Grupi i shteteve kundër Korrupsionit në Keshillin e Europës ka publikuar raportin e katërt për Shqipërinë. Në raport theksohet se Shqipëria duhet të punoj më shumë për ndalimin e korrupsionit nga anëtarët e parlamentit, gjykatësit dhe prokurorët. GRECO thekson se korniza ligjore ekzistuese është shumë komplekse, dhe stabiliteti i saj është i minuar nga ndryshimet e shumta dhe të shpeshta të cilat shpesh janë subjekt i interpretimeve kontradiktore. Përveç kësaj, rregullat kryesisht përqendrohen në ndalimet dhe kufizimet, në dëm të zbulimit dhe transparencës publike, i cili kufizon efektin e tyre.
Gjyqësori shqiptar, në veçanti thekson GRECO është duke vuajtur nga niveli i ulët i besimit të publikut dhe pushteti i tij mbetet i dobët. “Gjyqësori nuk ka kontroll mbi zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, dhe e drejta për fillimin e procedurës disiplinore ndaj rrethit të gjyqtarëve të gjykatës i takon ekskluzivisht të Ministrit të Drejtësisë. Për më tepër, Konferenca Kombëtare Gjyqësore – trupi kryesor i vetë qeverisëse gjyqësor – nuk ishte plotësisht operacionale për vite dhe kjo ka pasur një ndikim negativ në përzgjedhje, avancim në karrierë, trajnim dhe procedurën disiplinore kundër gjyqtarëve”, shkruhet në raportin e GRECO.
Përsa i përket anëtarëve të parlamentit, hapja dhe transparenca e punës së Kuvendit është penguar nga mungesa e qasjes në hartimin e legjislacionit para miratimit formal të saj. “Rëndësia e të pasurit standarde të qarta të sjelljes profesionale nuk është konsideruar si një prioritet, dhe një sistem për rast për rast njoftimi i konfliktit të interesit nuk ekziston”, thekson raporti. Grupi i shteteve kundër Korrupsionit në Keshillin e Europës thotë se pavarësisht heqjes së imunitetit për deputetët, zbatimi i tyre është penguar nga mungesa e ndryshimeve përkatëse në Kodin e Procedurës Penale.