Shqipëria merr statusin, njohje e përpjekjeve për reforma, nxitje për më shumë
Luksemburg: Statusi, 24 qershor 2014
Keshilli i Ministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ka vendosur sot dhenien e statusit te vendit kandidat per Shqiperine.
Ne nje postim ne profilin e tij ne Twitter, komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fyle ka bere me dije lajmin e mire, duke dhene edhe urimet e rastit.
“Shqiperia, urime për statusin e kandidatit, miratuar nga Ministrat, njohje e përpjekjeve për reforma, nxitje për më shumë”- shkruan Fyle.
Pas urimit të Fules, kryeministri Edi Rama ka biseduar me komisionarin.
“Sapo fola me Stefan Fulen, e jam krenar qe ia dolëm të gjithë bashkë e sigurisht#PS-LSI:-)Flm e mirënjohje për gjithë JU”, shprehet Rama.
Lidhur me ketë lajm ka reaguar dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. “Po ne mundemi! Status kandidat për Shqipërinë, perspektiva bëhet e qartë”, shkruan ai në Twitter.
Këshilli i ministrave të Jashtëm të BE-së u mblodh sot në Luksemburg për të diskutuar dhënien e statusit për Shqipërinë. Vendimi pozitiv vjen pasi 5 vende të BE-së në muajin dhjetor të vitit të kaluar kërkuar shtyrjen e këtij vendimi për të kërkuar rezultate të qëndrueshme nga Shqipëria.
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ka quajtur kete nje lajm shume te mire per vendin. “merita nuk ka nje emer, eshte bere pune e madhe nga te gjithe, eshte e kesaj qeverie qe ka integrimin prioritet, eshte e opozites per punen 8-vecare, eshte e cdo shqiptari”- tha Gjosha.
Sipas saj, Shqiperia arriti te ndryshoje imazhin e krijuar te shume vende skeptike. Hapi i ardhshëm i Shqipërisë në procesin e integrimit në BE është hapja e negociatave për anëtarësim.