Merkel: Ballkani ka perspektivë të qartë në BE

Ballkani, 7 qershor 2014

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, vlerësoi se vendet e Ballkanit perëndimor kanë një perspektivë të qartë për të hyrë në BE, ndonëse rruga e tyre do të jetë e gjatë, në një komunikatë të publikuar sot.

“Ne e mbështesim aderimin e tyre. Shumë thjesht, ne besojmë se ne nuk fitojmë asgjë nëse kriteret nuk respektohen. Dhe ka kritere shumë të qarta për etapat e afrimit drejt BE-së”, the Merkel, që do të presë të mërkurën në Berlin kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç.

“Kritere të qarta, respektim i traktateve, atëherë perspektiva e Ballkanit perëndimor është e qartë”, deklaroi Merkel.

“Në fund të gushtit qeveria gjermane ka ftuar të gjitha vendet e Ballkanit në një konferencë në Berlin dhe Gjermania do të angazhohet fuqishëm për këtë rajon”, vazhdoi Merkel.

Kancelaria vlerësoi progresin e bërë nga Serbia për sa i përket marrëdhënieve me Kosovën. Merkel pranoi se “kishte dyshuar tre vite më parë, por tashmë vërejmë progres real”.

Pas Greqisë në vitin 1981, Sllovenisë në vitin 2004, Rumanisë dhe Bullgarisë në vitin 2007 dhe Kroacisë në vitin 2013, mbeten ende gjashtë vende të tjera ballkanike që ende nuk kanë aderuar në BE, sikurse janë Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi