KE rikonfirmon: Shqipërisë t’i jepet statusi. Zbardhet progres/raporti
Teksti i plotë i Raportit (en) (shqip)
“Bazuar në gjetjet e raportit, Komisioni Europian konfirmon rekomandimin e tij se Këshilli duhet t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat”. Ky është përfundimi i raportit të ri që Komisioni Europian ka hartuar pas kërkesës së dhjetorit të shkuar nga ana e vendeve anëtare.
Eurokomisioneri Stefan Fyle njoftoi dhënien e rekomandimit pa asnjë hezitim që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Në fillim të takimit të Dialogut të Nivelit të Lartë mbi Përparësitë Kyçe për Shqipërinë, komisionari Fyle vlerësoi progresin e bërë nga qeveria e mëparshme dhe qeveria aktuale në muajit e fundit. Ndërkohë Kryeministri Rama njoftoi në rrjetin social ‘Twitter’ se KE ka dhënë një “PO” të forte pa rezerva për Shqipërinë.
Raporti i KE-së është i fokusuar në vlerësimin e përparimit të bërë në tre fusha kyçe: në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në reformat në sistemin gjyqësor.
“Shqipëria ka vazhduar të zbatojë dhe të konsolidojë masat e saj përsa i përket reformave që lidhen me BE-në, veçanërisht ato që lidhen me statusin kandidat. Ka patur një vullnet të vazhdueshëm politik për të vepruar me vendosmëri në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe reformat strukturore dëshmojnë një qasje gjithëpërfshirëse ku janë bërë pjesë një gamë e gjerë institucionesh. Reforma të rëndësishme legjislative janë ndërmarrë në luftën kundër krimit të organizuar dhe hetimet kanë dhënë rezultate pozitive në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe fusha të tjera të krimeve të rënda dhe krimit të organizuar. Shqipëria ka dëshmuar angazhimin e vet për reformën e sistemit gjyqësor, veçanërisht duke punuar me Komisionin e Venecias për të përmirësuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e sistemit”, – vlerëson raporti.
Dokumenti i Komisionit ndalet edhe në atë se çfarë Shqipëria duhet të bëjë për të ecur më tej në procesin e integrimit europian.
“Eshtë e rëndësishme që qasja sistematike ndaj reformave të vazhdojë ndërsa rezultatet e qëndrueshme do të jenë të një rëndësie kyce për integrimin e saj të mëtejshëm europian. Ky raport ka identifikuar ndërkohë një numër sfidash kyçe, thelbësore që Shqipëria të përparojë më tej me vendosmëri në rrugën e saj të integrimit europian”, -nënvizon raporti.
ILDKP DHE SHKARKIMET NGA ADMINISTRATA
“Zhvillimet e fundit”, kështu e cilëson një kapitull mbi Shqipërinë raporti i KE, duke përmendur Ligjin për Shërbimin Civil që u miratua në 26 Shkurt të vitit 2014 dhe hyri në fuqi në 1 Prill.
Ky ishte një hap i madh me qëllim rritjen e profesionalizmit dhe meritokracisë, evidentimin dhe luftën ndaj korrupsionit në radhët e administratës. Nga muaji tetor e më pasi pati shkarkime nga largime administrata duke sjellë shkaktuar dhe tensione politike. përballë kësaj situatë, qeveria ngriu cdo rekrutim të ri në punë në administratë deri në muajin korrik deri në realizimin e transparencës së plotë të ligjit për Shërbimin Civil. Ndërkohë respektimi i plotë i legjislacionit dhe të vendimeve të gjykatave mbetet celësi. Parlamenti ka marrë masa për të forcuar rolin e tij ndaj institucioneve të pavarura.
Është thelbësore që legjislacioni të implementohet dhe profesionalizmi në këto institucione të zgjerohet.
Është thelbësore që procedura e zgjedhjes së krerëve të institucioneve me shumicë të thjeshtë në parlament mbetet një cështje shqetësuese, sepse rrezikon pavarësinë e këtyre institucioneve.
Ndryshe nga cështja e legjislacionit të Inspektoratit të Lartë për Deklarimin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, projektligji i ri do të përfitojë nga rishikimi i ekspertëve ndërkombëtar.
Më pas, raporti thekson dhe zhvillimet në ekonomi, ku thekson ngritjen e një Këshilli Kombëtar për Ekonominë, ndërsa theksohet se stabiliteti makroekonomik vazhdon të rritet nga një politikë të shëndoshë monetare dhe qëndrime të inflacionit në nivele të ulëta.
Marrëveshja e arritur me FMN, theksohet në raport, do të ulë nivelin e borxhit të madh brenda 3 vjetësh dhe do të mundësojë reforma në taksa, pensione dhe sistemin energjetik. Tashmë reformat kanë nisur dhe po mblidhen të ardhura nga tatimet dhe doganat.
POLITIKAT ANTI-KORRUPSION
Që nga tetori, autoritetet shqiptare kanë forcuar më tej kuadrin ligjor dhe institucional kundër korrupsionit. Në nëntor u emërua një Koordinator Kombëtar për Anti-korrupsionin (NCAC), i cili i koordinon aktivitetet e organeve shtetërore dhe institucioneve të pavarura, si në nivel qendror dhe lokal. Për të lehtësuar këtë proces, është krijuar një rrjet i pikave të kontaktit antikorrupsion në të gjitha ministritë e linjës dhe institucionet e pavarura.
Në prill, është finalizuar Strategjia Kombëtare Anti-Korrupsion, e cila u konsultua gjerësisht me shoqërinë civile dhe sektorin privat, e cila mbetet për t’u miratuar. Ajo duhet të pasohet nga planet e veprimit.
Nëpërmjet ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale të miratuara në mars, kompetencat për veprat penale të korrupsionit nga ana e zyrtarëve shtetërorë të nivelit të lartë janë transferuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Prokurorisë Gjykatat dhe Krimeve të Rënda Gjykata.
Në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit për antikorrupsionin dhe krimin e organizuar, një Memorandum Mirëkuptimi është nënshkruar mes Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrisë së Brendshme dhe Shërbimit Informativ Shtetëror në dhjetor, duke synuar krijimin e një platformë të përbashkët për përmirësimin e hetimeve.
Në përgjithësi, bashkëpunimi ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit duhet të përmirësohet, duke përfshirë një sistem të sigurt të shkëmbimit të informacionit me qellim rritjen e efikasitetit të hetimeve. Në përgjithësi, numri i hetimeve dhe dënimeve mbetet i ulët, sidomos në lidhje me rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.
Në përgjithësi, ka patur vullnet politik që të veprohet me vendosmëri në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit. Procesi i konsultimit të gjerë për përmbajtjen e strategjisë kundër korrupsionit tregon se qeveria synon të përfshijë një gamë të gjerë të palëve të interesuara .
Për të avancuar më tej me vendosmëri në rrugën e saj të integrimit në BE , Shqipëria do të duhet të përqëndrohet në zbatimin e legjislacionit në lidhje me deklarimin e pasurive dhe konfliktit të interesit. Reforma e thellë gjyqësore është parashikuar do të jetë thelbësore në luftën kundër korrupsionit.
LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR
Prej muajit tetor janë prezantuar disa ndryshime organizative në Policinë e Shtetit dhe legjislacioni kyç është përgatitur për adoptim, duke mbuluar fushat e organizimit të policisë, trajnimit dhe kontrollin e armëve të zjarrit.
Një konkurs i hapur për rekrutimin e stafit të ri për Policinë e Shtetit ka nisur në mars. Pavarësisht nga situata e vështirë buxhetore, fondet e ndara për pagat e policisë janë rritur me 10%, në vitin 2014. 39 oficerë të policisë janë shkarkuar që prej muajit shtator për arsye disiplinore. Lidhur me financimin e terrorizmit nëpërmjet krimit të organizuar, një njësi e re anti-terrorizmi është ngritur në kuadër të Policisë së Shtetit. Policia ka organizuar operacione të suksesshme, në fushën e luftës kundër narkotikëve, trafikimin e qenieve njerëzore, pastrimin e parave dhe konfiskimet e eksplozivëve brenda vendit, dhe ka marrë pjesë gjithashtu në operacione të ngjashme jashtë vendit.
Nga tetor 2013 deri në fund të prillit 2014, 34 persona u ekstraduan në Shqipëri nga shtetet anëtare të BE-së, ndërkohë që autoritetet shqiptare ekstraduan 49 persona në shtetet anëtare të BE.
Një Protokoll Operacional është nënshkruar mes Policisë së Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Italisë.
Një marrëveshje bashkëpunimi me Europol-in, e nënshkruar dhjetorin e kaluar, është ratifikuar nga Shqipëria më 20 mars. Shkëmbimi i informacionit është lehtësuar nga një oficer ndërlidhës shqiptar në Europol.
Shqipëria ka marrë pjesë në një operacion policor ndërkombëtar, të mbështetur nga Europol-i, për zbulimin e makinave të vjedhura dhe të trafikuara. Si rezultat 24 persona janë ndjekur penalisht. Autoritetet duhet të përdorin në mënyrë më aktive të gjitha mjetet e disponueshme të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Kapacitetet për të përdorur teknika të posaçme hetimore duhet të forcohen në lidhje me kuadrin ligjor dhe procedural. Sa i përket luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Zyra e Koordinatorit Kombëtar Antitrafik (ONATC) e ka rigjallëruar këtë mekanizëm kombëtar referimi, me intensifikimin e veprimtarive në fushën e parandalimit dhe ngritjen e vetëdijes, dhe është duke finalizuar strategjinë e re kombëtare dhe planin e veprimit për periudhën 2014-2016.
Një linjë telefonike e veçantë për viktimat e trafikimit u bë aktive në mars dhe, që nga nëntori 2013, ata mund të marrin ndihmë juridike me një reduktim prej 30% për shërbimet e avokatit.
Ndryshimet e fundit të Kodit Penal ndaj trafikimit të qenieve njerëzore duhet të aplikohen me vëmendje të veçantë. Numri i dënimeve për trafikimin e qenieve njerëzore mbetet i ulët. Kapacitetet për të identifikuar viktimat e trafikimit duhet të forcohen.
Sa i përket luftës kundër pastrimit të parave, në periudhën nga tetori 2013 deri në mes të prillit 2014, krahasuar me periudhën ekuivalente të vitit të kaluar, ka pasur një rritje të lehtë të veprave të pastrimit të parave të referuara nga policia në prokurori me pothuajse të njëjtin numër të autorëve të krimit. Megjithatë, numri i dënimeve për pastrim parash mbetet i ulët.
Për sa i përket krimit ekonomik, një operacion i madh i policisë u zhvillua nga tetori deri në dhjetor 2013, kundër lojërave të paligjshme të fatit.
Sa i përket luftës kundër drogës, Plani Kombëtar kundër kultivimit të drogës është duke u zbatuar. Nga tetori 2013 deri në fund të marsit 2014 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, konfiskimet e drogës kanë vazhduar. Konfiskimi i marijuanës (18.8 t vs 13.6 t) dhe kokainës (14.5 kg vs 1.7 kg) janë rritur, ndërsa konfiskimet e heroinës kanë rënë (25.6 kg vs 44,8 kg).
Ekziston nevoja për të intensifikuar luftën kundër trafikut ndërkombëtare të drogës nëpërmjet bashkëpunimit të mëtejshëm ndërkombëtar, dhe përdorimit të masave të posaçme hetimore, bazuar në vlerësimin e kërcënimeve dhe hetimeve financiare paralele. Masat konkrete për të çrrënjosur plantacionet narkotike duhet të intensifikohen.
REFORMA NË SISTEMIN GJYQËSOR
Masat e reformës gjyqësore janë shpallur që në janar, për të rritur efektivitetin e sistemit gjyqësor. Shqipëria ka kërkuar bashkëpunimin e Komisionit të Venecias dhe për pesë prioritetet kryesore, përfshirë këtu një plan për të vënë në zbatim reformimin e sistemit gjyqësor.
Ka nisur procesi i hartimit të strategjisë për periudhën 2014-2020. Në shkurt, është themeluar një grup këshillues pune për reformën e sistemit gjyqësor brenda Ministrisë së Drejtësisë. Në muajin mars, Shqipëria i kërkoi Komisionit të Venecias të vlerësojë dy grupe amendamentesh për Kodin e Procedurës Civile dhe asaj Penale. Amendamentet fuqizojnë rolin e gjyqtarëve, të cilët mund të gjobisin avokataët që mungojnë në mënyrë të përsëritur së seancat gjyqësore, si civile dhe penale. Kurse grupi I dytë I amendamenteve Kurse grupi i dytë i amendamenteve kufizon llojet e ankesave të paraqitura në Gjykatën e Lartë.
Këto amendamente synojnë reduktimin e ngarkesës së punës së gjykatave dhe rritjen e efikasitetit të tyre, si dhe asistencën graduale të Komisionit të Venecias në një gamë të gjerë subjektesh.
Në përputhje dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të shumtën e rasteve civile, në Gjykatë e Lartë po shqyrtohen nga një panel prej 3 gjyqtarësh.
Është e nevojshme që të merren masa për ta bërë sa më efikas funksionimin e Gjykatës së Lartë. Të ndryshojnë procedurat e aplikuara në Gjykatën e Lartë në lidhje me përbërjen e paneleve që shqyrtojnë çështjet penale, miratimin e dispozitave që synojnë reduktimin e numrit të ankesave, riorganizimin e vazhdueshëm brenda gjykatës si dhe të plotësohen vendet e mbetura bosh në 3 gjykata.
Publikimi për herë të parë i listës së gjyqtarëve është një tregues i rritjes së transparencës së sistemit për sa i përket emërimeve të tyre, promovimit dhe transferimit të gjyqtarëve. Vlerësimi i gjyqtarëve duhet të
Vlerësimi i gjyqtarëve duhet të nisë që nga periudha 2007-2009 dhe vitet pasuese. Masa shtesë nevojiten për të siguruar që procedurat brenda Këshillit të Lartë të Drejtësisë për emërimet, avancimet dhe transferimet e gjyqtarëve të bëhen në bazë të meritave të aplikantëve dhe kritereve të tjera objektive.
Sistemi elektronik i menaxhimit ICMIS, i dobishëm për të monitoruar ngarkesën e çështejve ende nuk është aplikuar në të gjitha gjykatat.
Vendimet gjyqësore duhet të jenë në dispozicion për të gjithë praktikuesit dhe publikun e gjerë. Vendimet gjithashtu duhet të publikohen në një bazë të dhënash të kërkueshme, me arsyetimet e tyre përkatëse dhe brenda një afati të arsyeshëm, si dhe në përputhje me rekomandimet e Komisionit për Mbrojtjen e të Dhënave.
Me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të lartë përcaktohen procedurat për heqjen e imunitetit të tyre. Në rastin e gjyqtarëve të zakonshëm, autorizimi dhe kufizimi i takon Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që con kërkesë në prokurori. Ndërsa anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese për sa i përket kundravajtjeve dhe korrupsionit mbeten nën juridiksionin e Gjykatës së Lartë.
Në lidhje me 6 raste të dyshuara të korrupsionit brenda gjyqësorit, KLD ka dërguar informacion në Prokurorinë e Përgjthshme. Sistemi disiplinor duhet të forcohet, si dhe roli i roli i ministrit të Drejtësisë për sa i përket procedurave disiplinore.
Për sa i përket efikasitetit janë ngritur që në nëntor 2013 gjykatatat Administrative, por problem mbetet plotësimi i vendeve bosh të gjyqtarëve në 5 Gjykatat Administrative jashtë Tiranës.
Në përgjithësi, Shqipëria ka dëshmuar përkushtim për reformën gjyqësore. Në mënyrë të dukshme ka bashkëvepruar me Komisionin e Venecias për të përmirësuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e sistemit. Disa përpjekje janë bërë për të zvogëluar ngarkesën e gjykatave dhe ngarkesat e punës në përgjithësi, si dhe rritjen e transparencës brenda gjyqësorit. Janë marrë masa për të promovuar ‘përgjegjshmërinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve përmes miratimit të procedurave për heqjen e imunitetit të tyre.
Për të avancuar më tej me vendosmëri në rrugën e saj të integrimit në BE, Shqipëria do të duhet të ndjekë rigorozisht reformën në drejtësi, permes bashkëpunimit me Komisionin e Venecias, miratimin e dispozitave të rëndësishme shtesë për të forcuar pavarësinë dhe përgjegjshmërinë.