Plani Kombëtar për integrimin, Rama: Sfida jonë, kalimi në një fazë të re të institucioneve
Konferenca ndërkombëtare për përafrimin e legjislacionit shqiptar më atë të Bashkimit Evropian
Kreu i qeverise Edi Rama ka perseritur sot se Evropa ka nevojë për Ballkanin dhe Shqipërinë po aq sa ka nevojë Ballkani dhe Shqiperia për BE-ne.
Duke folur ne konferencen per perafrimin e legjislacionit me BE-ne, Rama theksoi se kjo nuk do të thotë marrja përkthimi dhe adoptim i ligjeve të BE por zbatimi i tyre.
“Për qeverinë e shkuar procesi i integrimit ishte ligj shkrimi për ne është ligj zbatimi. Nëse ata ndërtojnë një Shqipëri evropiane në letër por një Shqipëri ndryshe për ata që jetojnë jashtë dyerve të kuvendit. Kur e kemi përcaktuar integrimin evropian si provces ribashkimi me Evropën kemi pasur parasysh.
Ne jemi të orientuar nga rezultatet që ky proces sjell për qytetarët në rrugën e integrimit evropian dhe jo nga sasia e ligjeve që duhet të prodhojmë për të qenë në rregull. Pa qenë pjese be sot kodi doganor ka marrë rrugën e kuvendit pavarësisht se nuk na e ka kërkuar kush. E bëjmë se e shikojmë këtë aspekt që ka të bëjë me regjimin doganor si një aspekt të modernizimit të vendit. Është një kod shumë demokratik dhe i jep sipërmarrjes një epërsi shumë të madhe në raport me administratën”- tha Rama.
Sipas Rames, procesi i përafrimit të jetë procesi i një transformimi kulturor. “S’ka dyshim se qëndrueshmëria në zbatim lidhet me vetë qëndrueshmërinë e institucioneve të shtetit. Arsyeja pse kombet dështojnë apo vonohen është e lidhur me sa kanë apo nuk kanë institucione. Sa institucionet janë në gjendje të përballojnë sfidën e bashkëjetesës. Në këtë kuptim sfida jonë është kalimi në një fazës të re të jetës së institucioneve dhe ndryshimi i rolit të institucioneve në funksion të qëndrueshmërisë së shtetit.”- u shpreh Rama.
Para tij foli edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili konfirmoi rolin jetik të Kuvendit në procesin e përafrimit të legjislacioneve.
“Kuvendi ka angazhuar struktura të posacme për përafrimin e legjislacionit. Roli i Kuvendit në këtë proces është shumë i rëndësishëm dhe ky institucion ka forcuar kapacitetet e tij për t’u përballur me sfidat e integrimit”, deklaroi Meta.
Kryetari i LSI-së përfitoi nga rasti për të ftuar opozitën që të bashkëpunojë për të përshpejtuar rrugëtimin evropian.Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka bere me dije sot se Qeveria shqiptare ka përfunduar draftin e parë për hartimin e Planit Kombëtar për Integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
“Plani Kombëtar për integrim është afatgjatë. Kjo pjesë e planit, 2014-2016, do të përditësohet çdo vit. Ky plan nuk është dokument statik, por dinamik, dhe do evoluoje. Nga viti 2014 do nisim rishikimin e planit. Është një proces shumë faqesh, si mbrojta e konsumatorit, mbrojtja e sistemin bankar.”- tha Gjosha.
Sipas saj krijimi i këtij drafti është vetëm fillimi i procesit, pasi ka hapa të tjerë që do të pasojnë. “Përafrimi i legjislacionit të brendshem luan rol për negociatat për statusin dhe BE-në. Bëhet fjalë për qindra akte normative dhe vendime të gjykatave.”- tha ministrja
“Qeveria synon të përmirësojë sistemin e ligjvënies përmes transparencës. Gjithashtu duhet të ekzistojë një bashkëpunim i ngushtë mes qeverisë dhe Parlamentit”, tha Celibashi.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i cili vlerësoi si të rëndësishëm përfundimin e reformës territoriale dhe të asaj në drejtësi.
“Duhet të hapim një fazë të re për sundimin e ligjit. Lufta kundër korrupsioni është një nga pikat më të rëndësishme në rrugëtimin evropian”, deklaroi Naço.