Pluralizmi dhe perspektiva e institucioneve
Nga Kasem Seferi, botuar në Koha Jonë, 18 maj 2014
Partnershipi më i mirë në një shtet është ai, që operon nëpërmjet njerëzve të mesëm … ato shtete në të cilët elementi i mesëm është shumë i madh … kanë të gjithë shanset e të pasurit të një kushtetute të drejtuar mirë.” – Aristoteli
Historia e shoqërisë në Perëndim gjatë mijëvjeçarit të fundit, pa e thjeshtëzuar tejet asaj që mund të pranohet, mund të përmblidhet në një frazë të vetme: “Ngritja, Rënia dhe Kthimi i Pluralizmit”. Në mënyrë të papritur, duke filluar nga viti 1000, Europa Perëndimore, ose Europa në veri të Mesdheut, në perëndim të Ordoksisë Greke, u bë një shoqëri dhe civilizim i ri, që dallohej nga civilizimet e mëparshme që shumë më vonë, do të merrte emrin “Feudalizëm”. Në thelb, ishte e pothuaj e gjithë ajo e para, një e padukshme: makinë luftarake e botës me një kalorës të armatosur rëndë, që luftonte majë kalit. Ajo që bëri të mundur luftimin në majë të kalit, ose zotësinë e kalorësit të armatosur, ishte yzengjia, një shpikje që origjinën e kishte në Azinë Qendrore (diku aty nga viti 600). Bota e Vjetër (pa përjashtim) e kishte pranuar yzengjinë shumë kohë më parë vitit 1000; pra, çdo njeri që kalëronte me kalë, kudo në Botën e Vjetër, kalëronte me një yzengji. Por, çdo civilizim tjetër i Botës së Vjetër (Islami, India, Kina dhe Japonia), nuk e pranuan atë çfarë bëri të mundur yzengjia: pikërisht, luftimin majë kalit dhe, arsyeja që këto civilizime nuk e pranuan asnjëherë atë, përveç superioritetit shumë të madh ushtarak, ishte e thjeshtë: kalorësi i armatosur majë kalit shihej si një qendër e pavarur pushteti përtej kontrollit të qeverisjes qendrore. Për ta mbështetur një prej këtyre makinave luftarake, duheshin pesë ose më shumë kalorës në trajnim të domosdoshëm, si rezultat i përqindjes së madhe të të vrarëve në këtë profesion (një armaturë e shtrenjtë që, pa fjalë, kërkonte produktin përfundimtar të 100 familjeve fshatare, pra diku rreth 500 njerëz, ose rreth 50 herë aq sa nevojitej për të mbështetur një këmbësor të pajisur mirë fort, të tillë si legjionari romak, apo samurai japonez). Kalorësi ushtronte kontroll të plotë politik, ekonomik dhe shoqëror mbi tërë ndërmarrjen kalorësiake, feudin. Në pak kohë, kjo gjë nxiti çdo njësi tjetër në shoqërinë e Perëndimit Mesjetar (shekullar ose fetar) të bëhej një qendër e pavarur e pushtetit, që i bënte lajka autoriteteve qendrore të tillë si Papa, ose mbreti, por sigurisht në asgjë tjetër të tillë si tatimet. Këto qendra të ndara pushteti, përfshinin baronët dhe kontët, peshkopët dhe manastiret e pasura në mënyrë të bollshme, qytetet e lira dhe shoqatat e zejtarëve dhe disa dekada më vonë universitetet e hershme dhe monopolet e panumërta tregtare.
Nga viti 1066, kur fitorja e William Pushtuesit solli feudalizmin në Angli, Perëndimi ishte bërë totalisht pluralist dhe, në mënyrë konstante, çdo grup u përpoq të fitojë më shumë pavarësi dhe pushtet, ose më saktë: kontrollin politik dhe ekonomik të anëtarëve të tij dhe të drejtën e hyrjes për privilegje që u jepeshin anëtarësisë, sistemit të vet gjyqësor, forcës së vet luftarake, të drejtës për paranë dhe monedhën e vet, e kështu me radhë. Nga viti 1200 këto “interesa të veçanta” duhej t’i merrnin përsipër të gjithë dhe të gjithë ( me përjashtim të shqiptarëve që ishin nën Perandorinë Osmane), ndoqën vetëm qëllimet e tyre dhe u interesuan vetëm për pushtetin, pasurinë dhe kënaqësinë e vet (gjë që shqiptarët e bënë pasi kuptuan se Perandoria Osmane “po binte nga fiku” në vitet 1900 – të). Askush nuk u interesua për të mirën e përbashkët edhe pse kapaciteti për të bërë politikë të gjerë shoqërore ishte i gjithi, pavarësisht se ishte i dobët. Kundërveprimi filloi në shekullin e 13 – të, pikërisht në sferën fetare, kur Papati, në dy këshillat e tij në Lion, Francë, u përpoq të rikërkonte kontrollin mbi peshkopët dhe manastiret. Përfundimisht, u vendos kontrolli në Këshillin e Trentit (në mesin e shekullit të 16 – të), kohë në të cilën Papa dhe Kisha Katolike kishin humbur Anglinë dhe Europën Veriore, që ishin bërë protestante. Në sferën shekullare, kundërsulmi kundër pluralizmit filloi 100 vjet më vonë. Long Bow, një shpikje e Wellsit, e përkryer nga anglezët nga viti 1350, kishte demonstruar superioritetin e kalorësit në fushën e betejës. Pak vite më vonë, topi i adaptuar për përdorime ushtarake i barutit kinez (që ishte shpikur për fishekzjarrë), rrëzoi poshtë kështjellën e papushtueshme deri atë herë të kalorësit feudal. Që nga ajo kohë, për më shumë se 500 vjet, historia e Perëndimit është histori e përparimit të shtetit kombëtar (si shtet i pavarur), pra si e vetmja qendër pushteti në shoqëri. Proçesi ishte shumë i ngadaltë, për arsye se rezistenca e fotifikuar e “interesave të veçantë”, pat qenë shumë e madhe. Për shembull, nuk ishte e mundur deri në vitin 1648 (në Traktatin e Vestfalisë), që i dha fund Luftës Tridhjetë Vjeçare në Europë, që të shfuqizoheshin ushtritë private, derisa një shtet komb mori në dorë monopolin për mbajtjen e ushtrisë dhe të shpalljes së luftërave, por proçesi ishte i qendrueshëm. Hap pas hapi, institucionet pluraliste e humbën pavarësinë e tyre. Nga fundi i luftërave të Napoleonit, shteti i pavarur kombëtar kishte triumfuar kudo në Europë. Madje, në vendet europiane, llogaritari ishte bërë punonjës i shërbimit publik, i kontrolluar nga shteti, i paguar nga shteti dhe subjekt për pavarësi dhe nuk donte to dinte njeri nëse ishte mbretëri ose republikë me parlament. I vetmi përjashtim ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pluralizmi mbijetoi (arsyeja kryesore e të qenit të pothuajse diversitet unik fetar të Amerikës). Në SHBA, me ndarjen e kishës nga shteti, pluralizmi shënoi një fitore historike. Nuk është rastësi që, në kontrast shumë të fortë me Europën Kontinentale, asnjë lëvizje ose parti, në mënyrë mbizotëruese, të ketë tërhequr ndonjëherë më shumë mbështetje margjinale se sa në SHBA. Nga mesi i shekullit të fundit, teoricienët shoqërorë dhe ata politikë, duke përfshirë Hegelin dhe filozofët politikë liberalë të Anglisë dhe Amerikës, me krenari, shpallën se pluralizmi vdiq përtej shpërblimit. Dhe, në një moment të vërtetë, ai u kthye prapë në jetë. Organizata e parë që duhej të kishte pushtet thelbësor dhe pavarësi thelbësore ishte ndërmarrja e re e biznesit, ashtu sikundër ajo (së pari) u ngrit e pashëmbullt praktikisht ndërmjet viteve 1860 – 1870. Shumë shpejt u ndoq nga një tufë institucionesh të tjera të reja, që kanë pasur sukses deri tani (secili kërkon pavarësi thelbësore dhe ushtron kontroll të konsiderueshëm shoqëror: sindikata, shërbimi civil me periudhën e tij të jetesës, spitali, universiteti). Secili prej tyre, si institucione pluraliste prej 800 vjet më parë, është një “interes i veçantë”. Secilit i nevojitet dhe lufton për pavarësinë e tij. Asnjë prej tyre nuk interesohet për të mirën e përgjithshme. Nuk duhet harruar ajo çfarë tha John L. Lewis, një lider i fuqishëm amerikan i sindikatave, kur i kërkuan të ndalonte grevën e minatorëve të qymyrgurit, që kërcënonte t’i priste hovin përpjekjes së luftës: “Presidenti i Shteteve të Bashkuara paguhet për t’u kujdesur për interesat e kombit, ndërsa unë paguhem për t’u kujdesur për interesat e minatorëve të qymyrgurit.”. Ky është, veçanërisht, një version i pagdhendur i asaj që besojnë liderët për çdo njeri të “interesave të veçanta” të ditëve të sotme. Ashtu sikundër ndodhi 800 vjet më parë, ky pluralizëm i ri “kërcënon” të shkatërrojë kapacitetin për të bërë politikë dhe së bashku me këtë kohezionin shoqëror në të gjitha vendet e zhvilluara. Por, ka një diferencë thelbësore ndërmjet pluralizmit shoqëror të ditëve të sotme dhe atij të 800 viteve më parë. Atëhere, institucionet pluraliste (kalorësit me armaturë, qytetet e lira, shoqatat e zejtarëve, ose peshkopatat e “përjashtuara”), bazoheshin në pasuri dhe pushtet. Organizata e pavarur e ditëve të sotme (ndërmarrja e biznesit, sindikata, universiteti, spitali) bazohet në funksionin, që e përfton kapacitetin e saj për të performuar drejtpërdrejt nga fokusi i saj i ngushtë në funksionin e saj të vetëm. Rusia e Stalinit në përpjekjen e saj madhore për të restauruar monopolin e pushtetit të shtetit Sovran, ra në kolaps, për arsye se asnjë prej institucioneve të saj, të qenit të privuar nga pavarësia e nevojshme, nuk funksionoi. Sfida e mijëvjeçarit është të ruajë pavarësinë e institucioneve dhe, në disa raste, ashtu si bizneset ndërnacionale, pavarësinë mbi dhe përtej sovraniteteve kombëtare: gatishmërinë dhe aftësinë e secilit prej institucioneve të sotme për të ruajtur dhe për t’u përqendruar në funksionin e ngushtë dhe të veçantë që u jep atyre kapacitetin për të performuar, si dhe në gadishmërinë dhe aftësinë për të punuar sëbashku me autoritetet politike, për të mirën e përbashkët.