Komiteti i Rajoneve të BE miratoi Rezolutën “Mbi Kartën për Qeverisjen me shumë nivele në Europë”
Bruksel, Committee of the Regions,
Komiteti i Rajoneve të Bashkimit Europian në sesionin plenar të tij më 2-3 prill 2014 miratoi Rezolutën “Mbi Kartën për Qeverisjen me shumë nivele në Europë”. Kjo Kartë duke filluar nga 9 maj 2014 do të jetë e hapur për t’u nënshkruar prej të gjitha qyteteve dhe rajoneve të BE-së dhe i bën thirrje autoriteteve publike të të gjitha niveleve të qeverisjes (lokale, kombëtare dhe evropiane ) për të zbatuar dhe për të promovuar qeverisjen me shumënivele (MAPL ) në reformat e tyre të ardhshme.
Nënshkruesit e Kartës do të ftohen për të eksperimentuar zgjidhje të reja politike në përputhje me parimet e MAPL, subsidiaritetit, proporcionalitetit dhe partneritetit dhe për të nxitur përdorimin e partneriteteve me shumë nivele dhe të instrumenteve për veprime të përbashkta të politikës. Ata do të ndërmarrin një proces transparent, të hapur dhe gjithëpërfshirës të politik-bërjes dhe për të bërë qeverisjen me shumënivele një realitet në hartimin e politikave dhe të ofrimit të tyre.
Institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të BE-së janë të ftuar të aplikojnë parimet e Kartës në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e strategjive dhe politikave evropiane.
Shoqatat dhe rrjetet e autoriteteve lokale dhe rajonale, së bashku me personalitetet politike që dëshirojnë të mbështesin këtë proces janë të ftuar të deklarojnë mbështetjen e tyre.
Integrimi evropian është një punë në progres të vazhdueshëm. Krahas misionit tradicional të asamblesë të përfaqësuesve rajonalë dhe lokalë të BE-së, Komiteti i Rajoneve do të inkurajojë një debat të gjerë mbi të ardhmen e Evropës përtej institucioneve të Brukselit.
Teksti i plotë i Kartës së Qeverisjes me shumë nivele në Europë