Mbi reformën në minoritete e bashkitë me fshatra

Nga Arqile Berxholli, botuar në Panorama Online, 9 maj 2014

Për ta mbyllur ciklin e angazhimit tim lidhur me problematikën e reformimit… të organizimit administrativ të Republikës së Shqipërisë, do të doja të shfaqja disa mendime rreth problemit të reformimit, në formë diskutimi polemizues, mbi disa koncepte të bëra publike nga mjaft media të vendit, shprehur këto si nga ministri i Pushtetit Lokal, nga Komisioni Parlamentar ngritur për këtë problem, apo nga ndonjë shoqatë joqeveritare dhe nga ndonjë individ.

MINORITETET

Problemi i parë është ai lidhur me qëndrimin e kësaj reforme në raport me Kushtetutën, dhe ky mendoj se është problem themelor. Në rast se reformimi do të realizohet jashtë këtij rregullimi kushtetues të këtij problemi, atëherë reformimi do të mbetej thjesht një “bashkim” mekanik i disa njësive vendore të quajtura komuna (ose bashki), me një hapësirë më të madhe se e çdonjërës prej tyre sot dhe reforma do të jetë një reformë në thonjëza. Problemi i dytë është ai që lidhet me sistemin e organizimit të njësive të pritshme vendore në hapësirat ku jetojnë popullsi me etni joshqiptare. Kam dëgjuar z. ministër të Pushtetin Vendor në takimet me popullin të deklarojë se: “Njësitë vendore me etni joshqiptare (minoritetet), mbeten pa prekur me qëllim që të mos cenohet identiteti i tyre kombëtar”. Me thënë të drejtën unë nuk e kuptoj brendinë e kësaj “platforme”, prandaj dhe shtroj pyetjet: A njihet nga politika shqiptare dhe nga vetë shteti shqiptar harta e shtrirjes së etnive joshqiptare, struktura e tyre si dhe pozicioni në kuadër të të gjithë vendit tonë? Si mendohet të kompozohet harta e re që këto njësi të “mbeten të paprekura për të ruajtur identitetin”? Po ashtu më duhet të pyes: Kjo “platformë” është për të gjitha etnitë, apo vetëm për ndonjë etni të specifikuar? Të më falin zotëruesit e politikës dhe të shtetit, por unë si studiues, si intelektual dhe thjesht si shqiptar, do të thosha qysh në fillim se nuk jam dakord me këtë mendim apo platformë të ofruar nga ana e shtetit dhe kjo për disa arsye: 1. Në Shqipëri shteti shqiptar pranon ekzistencën e disa pakicave etnike (pavarësisht nga emrat se si i cilëson ato: pakica kombëtare, etnike, pakica kulturore etj.) si ato: greke, vllahe, rome, malazeze, maqedonase, serbe, egjiptiane. Këto shteti shqiptar i shënon edhe në raportin vjetor që ai dërgon në organizmin përkatës të OKB-së, pa marrë parasysh potencialin e tyre njerëzor. Ndonjëra nga këto pakica ka një mjedis gjeografik e administrativ të veçuar, siç janë p.sh. maqedonasit në Prespën e Madhe; diku gjetkë është krijuar me to një njësi administrative më vete (siç është ajo e Dropullit të Poshtëm, e Dropullit të Sipërm, e Mesopotamisë apo e Pogoni etj). Mirëpo këto njësi janë ndërfutur në mjedise gjeografike në bashkësi me njësi jo vetëm me popullsi me etni shqiptare, por edhe me pakica të tjera, duke qenë të përziera si me vendbanime të tjera, por dhe brendapërbrenda një vendbanimi të vetëm. Kështu ka ndodhur me vllehët, romët, malazezët, serbët etj. Më mirë të lokalizuar, në aspektin hapësinor, janë vendbanimet e minoritetit grek në jug të vendit, po duhet pranuar se edhe ato vendbanime gjenden në përbërje të një hapësire gjeografike shqiptare në të cilën ka, pranë tyre, edhe vendbanime me popullsi shqiptare, siç është p.sh. Nepravishta, Drino, qyteti Libohovë, Labovë e Sipërme, Labovë e Poshtme etj., në luginën e lumit Drino. Po kështu edhe në Delvinë apo në Sarandë, ku p.sh. në njësinë e Delvinës ka fshatra si Stjari, me popullsi të përzier, ashtu siç ka dhe fshatra si Lefterohori, Kakodhiqi etj., me popullsi minoritare greke. Atëherë lind pyetja: Si do të “veçohen” nga njësia e mundshme “homogjene administrative etnike” këto vendbanime? Siç kemi vërejtur nga dokumentet arkivore, gjer në vitin 1992, hapësira e Dropullit, p.sh., ka pasur organizim administrativ në nivelin e një krahine, nënprefekture apo fshatit të bashkuar, ku kanë gërshetuar vendbanime me popullsi shqiptare me vendbanime me popullsi thjesht greke. Vetëm me ndarjen administrative të vitit 1992 ndodhi çudia e krijimit të enklavës së veçantë, të disa njësive administrative më vete të minoritetit grek. Gjatë gjithë dhjetëvjeçarëve të kaluar nën këtë piramidë administrative nuk ka pasur asnjë lloj problem si midis vendbanimeve edhe me fqinjët. Përplasja e vitit 1935, së cilës mund t‘i referohet ndokush, nuk ishte për njësitë administrative, por ishte për probleme të gjuhës, të shkollave etj. 2. Mirë njësia e etnisë greke p.sh. në Gjirokastër apo në disa njësi në Sarandë e në Delvinë mund të mbeten si njësi më vete, po me minoritarët që banojnë në qytetin e Gjirokastrës si do të bëhet? Do të krijohet një lagje më vete? Po banorëve me etni vllahe në Lunxhëri, në Pogon, në Zagorie, në Odrie si do t’u bëhet? Po banorëve të Liqenasit në Korçë? Po me etninë rome, po me etninë malazeze, si do bëhet? Prandaj kjo është një rrugë pa krye. 3. Në rrethin e Gjirokastrës u tha se Dropulli nuk do të përzihet me të tjerë dhe se Libohova me fshatrat rreth saj do të bashkohen me Lunxhërinë, ndërsa Pogoni do dalë në Dropull, ose mund të mbetet dhe si një njësi më vete. Këto mendime janë nga më tipikja e një veprimi mekanik të “reformës”. Duhet të dihet nga ata që merren me “reformën” se asnjëherë Lunxhëria nuk ka qenë nën një njësi lokale me Libohovën dhe me Nepravishtën. Dhe një herë që u shpall lokalitet nuk e pati të gjatë. Dikur Pogoni ka qenë në varësi të nënprefekturës së Libohovës (me të gjithë Dropullin), por njëherësh ishte “krahinë” më vete dhe kryepleqësia njihej ligjërisht si element i piramidës administrative. 4. Mirë Dropulli apo dhe Pogoni do të jenë njësi më vete, apo Liqenasi në Korçë, megjithëse sipas të dhënave të regjistrimit të fundit të popullsisë ato njësi kanë nga 400- 2100 banorë, por përsëri ne shtrojmë pyetjen: Po Gora apo Vithkuqi ku do të shkojnë për të zgjidhur nevojat jetike, duhet të vijnë në Korçë? Po pse? Po me Zagorien si do të veprohet, do të vijë për çdo gjë në Gjirokastër? Pse duhet të ndodhë kjo? Apo këta nuk janë qytetarë të kësaj Republike? 5. Lënia e hapësirave shqiptare, të banuara nga etni joshqiptare (banorë minoritarë grekë e maqedonas), si njësi më vete më duket se është e pasaktë dhe nga thelbi i konceptit “pakicë etnike”. Karta Europiane mbi minoritetet thekson shprehimisht se kur themi pakicë etnike mendimi është vetëm për popullsinë banuese, pavarësisht se si ajo ka ardhur dhe se kur ka ardhur kjo popullsi në atë hapësirë, dhe nuk nënkupton hapësirën gjeografike përkatëse. Koncepti i shprehur më sipër lidhur me reformën më duket se pranon pikërisht këtë të fundit, duke menduar, dashur padashur, se hapësira “nuk është” trevë shqiptare. Duke vazhduar më tej shtrojmë pyetjen: Mirë Dropullin, Pogonin, Dhivrin, Mesopotaminë, Alikon etj. i “rregulluam” si njësi më vete, po me fshatin Vllaho-Psilloterë, komuna Çarçovë, në rrethin e Përmetit, si do të bëhet? Si do të shpëtojë ky fshat nga “cenimi” i identitetit? Po me fshatin Selckë në komunën e Pogonit, që është fshat i krahinës shqiptare të Lunxhërisë, si do të bëhet? Po me fshatin Muzinë (me popullsi shqiptare), komuna e Mesopotamit në Delvinë si do të veprohet? Këto vendbanime do veçohen nga njësitë e pritshme? Por në Komisionin Parlamentar u diskutua dhe u vendos që kufijtë e sotëm të komunave të mos cenohen. Në rast se njësitë me etni joshqiptare në jug do të krijonin një njësi më vete, do të thotë që njësia e re në tërësi të ketë një hapësirë mbi 940 km². Mirë me hapësirën, po me popullsinë si do t‘ia bëjë “reforma”? Për Dropullin p.sh. të dhënat e regjistrimit të vitit 2001 japin 15 641 banorë, ndërsa ato të vitit 2011 shënojnë 2300 banorë. Ndryshe ndodh me njësitë minoritare në rrethet Delvinë dhe Sarandë, ku për vitin 2001 japin 11 965 banorë,

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi