Menaxhimi i integruar i kufijve, Rama: Përmirësojmë bashkëpunimin institucional

6 maj 2014

Është prezantuar ditën e sotme strategjia “Menaxhimi i integruar i Kufijve” për vitet 2014-2012.

Në fjalën e tij në konferencën e organizuar me këtë rast në hotel ‘Rogner’, ministri i brendshëm Sajmir Tahiri theksoi se  kjo strategji, e cila sipas tij nuk do të mbetet vetëm në letër, detyron 17 institucione që të kryejnë çdo hap për informimin kufitar, duke bërë të mundur jo vetëm ruajtjen e kufirit, por edhe shkëmbimet tregtare çka do të sjellë zhvillim.

“Plani i veprimit nuk është katalog, por pasqyron detyrat dhe problemet. Strategjia nuk rrezikon të mbetet në letër, dhe as të pasurojë bibliotekën e strategjive. Për këtë arsye është konceptuar si një dokument me detyra shtëpie, me një plan konkret, për të mbikëqyrur kufirin”, – tha Tahiri.

Nga ana e tij kryeministri i vendit, Edi Rama vuri në dukje se rëndësia e kësaj strategjie është primare dhe domosdoshmëri për funksionimin e shtetit.

Kreu i qeverisë garantoi se do të përmirësohet bashkëpunimi institucional në mënyrë që të garantohet menaxhimi i kufijve.

“Nëse synojmë që me këtë të bashkërendojmë punën mes 17 institucineve të ndryshme, deri me sot puna është zhvilluar në mënyrë të pavarur mes institucioneve në kuptimin më të keq të fjalës, duke u bërë çdo institucion fraksion abuzimi që çoi në dezintegrimin e shtetit në këtë hapësirë. Jemi trashëgimtare të një situate të rënduar, me radarë që nuk punojnë e marrëdhënie që nuk funksionojnë, me autoritete që abuzojnë me detyrën dhe të drejtën për të kontrolluar marrëdhëniet e ngritura mbi bazën e ligjit dhe Kushtetutës”, – tha Rama.

Rama theksoi se kufiri është sfidë për t’u kapërcyer nga një kufi që ekziston për sipërmarrësit, në një hapësirë garancish për qytetarët dhe në vijë të pakapërcyeshme për abuzuesit dhe kriminelët.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi