Shtetiweb prezanton Propozimin e tij për Reformën Territoriale

Komisioni Parlamentar i RAT, 2 maj 2014

Me ftesë të Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale, sot u prezantua Propozimi i Shtetiweb për Reformën Territoriale. Prezantimi u bë nga Ylli Bufi dhe Gjergji Duro e Ormir Rusi, antarë të grupit të punës. Prezantimi ngjalli interes të veçantë tek anëtarët e komisionit parlamentar, por edhe tek përfaqësuesit e mediave të pranishme, sepse ishte i vetmi studim që paraqiti konfigurimin e njësive të qeverisjes vendore në bashki dhe qarqe, bashkë me problematikën e procesit të decentralizimit që duhet të shoqëroj këtë reformë. Shtetiweb propozoi ndarjen e territorit në 88 bashki dhe 5 qarqe.

Gjatë këtij prezantimi theksi u vu në argumentimin e nevojës së një qeverisje vendore në dy nivele: në qarqe dhe në bashki, në mënyrën e zbatimit të kritereve të konfigurimit të njësive të qeverisjes vendore, sidomos në zbatimin e kriterit të eficiensës së funksionimit të tyre. Nga ana e Shtetiweb u kundërshtuan idetë për të organizuar një qeverisje vendore me një nivel si dhe propozimet që rrethet e sotme të konvertohen në bashki.

Duke klikuar këtu mund të lexoni Prezantimin e plotë të mbajtur nga Ylli Bufi në Komisionin Parlamentar të Reformës Administrative Territoriale.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi