Të gjithë kopjojnë BSH

Sipas Top Channel, 22 Prill 2014

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka çuar në Kuvend një projektligj ku i kërkon Parlamentit t’i japë pavarësi të plotë financiare, sipas modelit të Bankës së Shqipërisë. 

Në draftin që thotë se e ka hartuar sipas rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, mes të tjerash AMF kërkon të ketë kompetenca të plota në shpenzimin e fondeve, si dhe të heqë klauzolën e marrjes së financimit nga buxheti i shtetit.
Kjo do të thotë mes të tjerash që AMF të ketë të drejtën për të përcaktuar vetë pagat dhe shpërblimet e punonjësve, pa qenë e detyruar t’i bindet hierarkisë kombëtare të pagave.  Sipas AMF, kjo do të rrisë pavarësinë e këtij institucioni dhe do të bëjë të mundur punësimin e ekspertëve të kualifikuar. Por Mbikëqyrja nuk është rregullatori i vetëm i tregut financiar që kërkon pavarësi buxhetore. Në Kuvend ka mbërritur edhe një tjetër kërkesë, nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Edhe ky institucion kërkon të njëjtën kompetencë, të ketë të drejtën për të shpenzuar pa ju bindur hirearkisë ligjore të pagave.
Ekspertët thonë se pavarësia e rregullatorëve është jetike për të mbrojtur sistemin. Por pyetja është se sa larg duhet të shkojë ajo? Sepse sot Shqipëria e ka një preçedent si ky dhe rezultati ka hapur debate të forta publike. Është rasti i Bankës së Shqipërisë, ku pavarësia dhe liria e plotë për të shpenzuar ka prodhuar rritje të fortë shpenzimesh për paga dhe dieta. Një fenomen ky i denoncuar në publik nga vetë përfaqësuesit e Kuvendit. Por jo vetëm kaq, edhe financime qindra milionë lekësh për zëra të tjerë luksi, si ai i krijimit të ekipeve sportive brenda institucionit që shpenzojnë më shumë edhe se sa përfaqësuesja e kombëtares.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi