Borxhi sa gati 70% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB)

Sipas Monitor, 24 prill 2019

Me një borxh që vlen sa gati 70% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), Shqipëria renditet e 14-a në Europë, për nivelin e lartë të saj, sipas përpunimeve të Monitor, bazuar në të dhënat e Eurostat për borxhin e vendeve të Bashkimit Europian dhe Komisionit Europian për vendet e Ballkanit, që i referohen tremujorit të katërt 2018.

Në rajon, Shqipëria ka borxhin më të lartë, së bashku me Malin e Zi, ndërsa Serbia, që dikur e kishte këtë tregues edhe më të lartë sesa Shqipëria, e ka ulur në 56.4% të PBB-së. Maqedonia ka një borxh prej 42.2% të PBB-së, Bosnja 38.6%. Kosova ka borxhin më të ulët jo vetëm në rajon, por renditet e parafundit në Europë, me 16.6% të PBB-së, duke lënë pas vetëm Estoninë.

Sipas publikimit të sotëm të Eurostat, në 2018-n deficiti i qeverisë dhe borxhi në Eurozonë (EA19) dhe në BE u ul në terma relativë krahasuar me 2017-n. Në Eurozonë, norma e deficitit qeveritar ndaj PBB-së ra nga 1% në 2017-n në 0.5% në 2018-n, ndërsa në të gjitha vendet e BE-së nga 1% në 0.6%. Në Eurozonë, norma e borxhit të qeverisë ndaj PBB-së ra nga 87.1% në fund të 2017-s në 85.1% në fund të 2018-s, ndërsa në EU28 nga 81.7% në 80%.

Në vitin 2018, Luksemburgu (+ 2.4%), Bullgaria dhe Malta (+ 2.0%), Gjermania (+ 1.7%), Holanda (+ 1.5%), Greqia (+ 1.1%), Çekia dhe Suedia), Lituania dhe Sllovenia (+ 0,7%), Danimarka (+ 0,5%), Kroacia (+ 0,2%) dhe Austria (+ 0,1%) regjistruan një suficit qeveritar.

Dy shtete anëtare të BE-së kishin deficite më të larta se 3% të PBB-së: Rumania (-3,0%) dhe Qiproja (-4,8%).

Në fund të vitit 2018, normat më të ulëta të borxhit të qeverisë ndaj PBB-së u shënuan në Estoni (8.4%), Luksemburg (21.4%), Bullgari (22.6%), Çeki (32.7%), Danimarkë (34.1%) dhe Lituani (34.2 %).

Katërmbëdhjetë shtete anëtare kishin raportet e borxhit qeveritar mbi 60% të PBB-së, me numrin më të lartë të regjistruar në Greqi (181.1%), Itali (132.2%), Portugali (121.5%), Qipro (102.5%), Belgjikë (102.0% (98.4%) dhe Spanja (97.1%).

Në vitin 2018, shpenzimet qeveritare në Eurozonë ishin ekuivalente me 46.8% të PBB-së dhe të ardhurat e qeverisë në 46.3%.

Shifrat për të gjitha vendet e BE-së ishin përkatësisht 45.6% dhe 45.0%.

Në të dy zonat, raporti i shpenzimeve qeveritare ka rënë në mes 2017 dhe 2018, ndërsa raporti i të ardhurave qeveritare është rritur.

 

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi