Raporti i BERZHit: Qeveria “Rama”, notë pozitive

BERZH: “Transition Report 2013:Stuck in Transition?”, 4 prill 2014

Kryeministri Edi Rama do të takohet sot me Shefin e Ekonomistëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH), Erik Berglof , për të diskutuar të ardhmen e ekonomisë shqiptare. Rama do të jetë bashkë me shefin e BERZH-it në një konferencë më 4 prill, në Tiranë, kudo të publikohet raporti i fundit vjetor i BERZH-it për ekonominë.Pas prezantimit nga Dr. Berglof të “Raportit të Tranzicionit2013: Të ngecur në tranzicion?”,do të pasojë një diskutim mbi potencialin ekonomik të Shqipërisë dhe mundësive të mëtejshme për bashkëpunim mes Shqipërisë dhe BERZH-it.“Shekulli” ka siguruar një përmbledhjetë të dhënave të raportit me titull “Transition Report 2013:Stuck in Transition?”, ku Shqipëria merr nota pozitive për kryerjen e reformave.

Parashikim optimist për Shqipërinë 

Sipas BERZH-it, Shqipëria ka bërë një përparim të qëndrueshëm me reformat strukturore gjatë dy dekadave të fundit, pavarësisht që i duhet të kapërcejë dobësitë serioze institucionale. Zhvillimi ekonomik mbetet i qëndrueshëm:Parashikimet e fundit të BERZH- it parashikojnë rritjen ekonomike 1.7 për qind në vitin 2014 , pas 1.5 për qind që ishte vitin e kaluar. Megjithatë, më shumë duhet të bëhet për të zhvilluar më tej një sektor privat konkurrues dhe një sektor më të fortë financiar,thekson raporti i BERZH-it. Banka Evropiane theksoi mbështetjen për procesin e reformave në Shqipërime nënshkrimin në fillimtë këtij viti të Memorandumit të Mirëkuptimit, që ka për qëllim përmirësimin e klimës në vend sipër investitorët e huaj, ashtu edhe vendas. Marrëveshja do të ndihmojë për të forcuar kuadrin ligjor të Shqipërisë, për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur standardet e transparencës në korporata dhe në sektorin bankar. Sipas BERZH-it, që nga fillimi i veprimtarisë në Shqipëri, banka ka investuar mbi 700 milionë euro në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit, ndërkohë që ka mobilizuar investime shtesë prej 1.65 bilionë euro.

Vendet në tranzicion

Raporti “Tranzicioni 2013” thotë se, reformat strukturore në shumicën e vendeve në tranzicion kanë ngecur që nga mesi i viteve2000, duke reduktuar potencialin e tyre të rritjes afatgjatë. Banka shtron çështjen se, çfarë mund të bëhet për të rindezur procesin ereformave dhe për të vënë vendet përsëri në rrugën e rritjes dhe të konvergjencës me ekonomitë më të përparuara të Evropës Perëndimore. Raporti shqyrton faktorët që mbështesin potencialin e rritjes afatgjatë; zhvillimin e institucioneve politike dhe demokratike;reformat ekonomike dhe marrëdhëniet në mes institucioneve politik edhe ekonomike; akumulimin e kapitalit njerëzor; dhe shpërndarjen e barabartë të mundësive ekonomike në të gjithë shoqërinë. Raporti hulumton promotorët e demokracisë në vendet në tranzicion dhe merret me çështjen,nëse mund të bëhet diçka për të përmirësuar institucionet ekonomike edhe në vendet me sistem politik më pak demokratik. Banka gjithashtu analizon, pse disa vende arritën të kapin mundësinë për t’i përmirësuar të dyja, institucionet politike dhe ekonomike, por jo të tjerët. Raporti ndërmerr edhe njëvlerësim gjithëpërfshirës të cilësisë së kapitalit njerëzor në vendet që ndodhen në tranzicion. Së fundi, raporti përmban një vlerësim inovativ të përfshirjes së institucioneve ekonomike, masën në të cilën këto shoqëri ofrojnë mundësi ekonomike për anëtarët e tyre, pa marrë parasysh rrethanat në lindje dhe krahasimin e tyre me standardet e Evropës Perëndimore.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi