“I Juaji me kushte: Një analizë mbi kushtet e politikave te kredive të FMN-së “
European Network on Debt and Development, 3 prill 2014
Një raport i ri i publikuar nga European Network on Debt and Development (Eurodad) me titull “i Juaji me kushte: Një analizë mbi kushtet e politikave te kredive të FMN-së “, ka analizuar keto kushte dhe ka arritur në përfundimin se numri i tyre është në rritje dhe se “ato vazhdojnë të jenë të lidhura me masa te ashpra të kursimit si dhe të ndërhyjnë në zonat e ndjeshme të politikave kombetare”.
Pavarësisht nga deklarata e FMN-së se “ka mësuar nga krizat e mëparshme” dhe ka bërë më të efektshme kërkesat qe shoqerojne kredite, raporti gjeti se kushtet strukturore te vendosur nga FMI per kredi jane rritur nga një mesatare prej 14 në vitin 2007, në gati 20 sot. Eurodad arriti në përfundimin se këto kushte janë gjithnjë e më intruzive në politikat e brendeshme e brendshme te vendeve sovrane dhe përfshijnë ndërhyrje ne sistemet kombetare te taksave dhe shpenzimeve publike; ne ngrirjen ose reduktimin pagave të sektorit publik; obligojnë shkurtime në programet e mirëqenies, duke përfshirë edhe pensionet ; kerkojne ristrukturime dhe privatizim të ndërmarrjeve publike ; si dhe reduktimin e nivelit të pagave minimale. Të gjitha këto kushtezime shihen si diametralisht të kundërta me rregulloren e brendeshme te FMN-së, ë cilat përcakton se detyra e saj është që të veprojë si huadhënës i shkalles se fundit dhe të orientoje zbatimin e politikës monetare duke respektuar “rregullat e brendshme sociale dhe politike të vendeve anëtare”.
FMN-ja është një institucion i pazgjedhur dhe qe nuk i jep llogari askujt, me kompetenca dhe detyra te percaktuara qarte, te cilat nuk përfshijne vendosjen e çmimeve te gazit në Ukrainë apo normat e TVSH në Greqi. Tejkalimi i termave te references te FMI është përshkruar nga ish zëvendës-presidenti i Bankës Botërore, Joseph Stiglitz : ” Kur FMN mberrin në një vend, ata janë të interesuar vetëm në një gjë. Si të sigurohen qe janë paguar bankat dhe institucionet financiare?… është FMN që mban spekulatorët [ financiare ] në biznes. Ata nuk janë të interesuar në zhvillimin e nje vendi, ose per ta ndihmuar të dale nga varfëria. “
Është gjithashtu e qartë nga raporti Eurodad se FMN-ja po dështon në misionin e saj si huadhënës i shkalles se fundit. Kjo pozitë perdoret për të nderhyre ne politikën e brendshme te nje vendi permes “derës së pasme”, dhe duke bere dhe gabime te kushtueshme si në rastin e Greqisë. Aktualisht pothuajse të gjitha vendet që janë nën një program të FMN, janë huamarrës të përsëritur. Si perfundim ekziston një nevojë urgjente për të dalluar mes situatave të vendeve me probleme të përkohshme të likuiditetit, për të cilat FMN-ja duhet të veprojnë në mënyrë të pakushtëzuar si huadhënës i shkalles se fundit (arsyeja për të cilën u themelua kjo organizate) – dhe vendeve me probleme financiare më të thella ku kredi të tilla të përkohshme rezultojnë në spirale rritese te borxhit. Jesse Griffiths, bashkë – autor i raportit dhe drejtor i Eurodad, rekomandon një rregullim urgjent dhe të madh. FMN-ja ka nevojë ” të njohë se modeli i saj i tanishëm shpesh i bën situatat e borxhit shumë më keq “, thotë ai.
Raportin e plote mund ta gjeni ne http://www.eurodad.org/conditionallyyours