Moore: Të mbyllet reforma territoriale

Me Jonathan Moore bisedoi gazetari Muhamed Veliu-TCH

Në një intervistë dhënë pak përpara largimit nga Tirana, Drejtori për Europën Juglindore në  Departamentin e Shtetit të SHBA, Jonathan Moore vlerëson se qeveria Rama ka patur zhvillime pozitive në disa fronte. 
Moore është i kënaqur me atë që ai e quan përpjekje aktive të lobimit nga Kryeministri, Kryetari i Parlamentit, Ministri i Jashtëm për të çuar përpara shanset e Shqipërisë që të marrë statusin e vendit kandidat. 
Jonathan Moore thotë se “E shohim Shqipërinë të përgjigjet shumë fort së bashku me SHBA si aleate në NATO lidhur me shqetësimet për veprimet e jashtëligjshme të ndërmarra nga Rusia kundër territorit sovran të Ukrainës”.

Z. Moore, nga vizita juaj e fundit në Shqipëri, cili është vlerësimi juaj deri më sot?
Faleminderit për pyetjen. Jam i lumtur që kam mundësinë të bisedoj me ju. Është e vërtetë që ka kaluar kohë nga vizita ime e fundit. Është fakt që pasur zhvillime pozitive në disa fronte. Qeveria është duke u stabilizuar më shumë, po bën më shumë nga punët e saj. Janë në zhvillim e sipër përpjekje aktivitet lobimit nga Kryeministri, Kryetari i Parlamentit, Ministri i Jashtëm për të çuar përpara shanset e Shqipërisë që të marrë statusin e vendit kandidat. Edhe opozita po punon në atë drejtim. E shohim Shqipërinë të përgjigjet shumë fort së bashku me SHBA si aleate në NATO lidhur me shqetësimet për veprimet e jashtëligjshme të ndërmarra nga Rusia kundër territorit sovran të Ukrainës. Për sa i përket çështjeve të brendshme këtu në Shqipëri, nuk jam dhe aq i njohur me të gjitha hollësitë, por nuk është vetëm moti që po përmirësohet; po punohet në shumë nivele të ndryshme. Megjithatë, mbeten ende disa çështje për t’u zgjidhur, për shembull reforma territorial, e cila është në mendjet e shumë njerëzve këtu. Është një vend aktiv politikisht; është një sezon aktiv politik, por marrëdhënia jonë, midis Uashingtonit dhe Tiranës vazhdon të jetë shumë e fortë.

Z. Moore, deri tani z. Rama dhe qeveria e tij kanë qenë në qeverisje për mbi 200 ditë. A ka Uashingtoni një vlerësim për performancën e saj deri më sot?
Thjesht do përsërisja atë që përmenda lidhur me mbështetjen shumë të fortë që kemi marrë nga Shqipëria si aleate në NATO lidhur me çështjet për sa i përket Ukrainës. E shohim Shqipërinë si aleate dhe partnere në luftën kundër terrorizmit, në përpjekjen për të kontrolluar trafikun e drogës dhe të tjera çështje në vazhdim jo vetëm në Shqipëri por kudo në rajon. Është e qartë që si SHBA, ne bashkëpunojmë në një numër të gjerë fushash dhe jemi shumë të kënaqur me atë që mund të bëjmë. 200 ditë nuk janë dhe aq shumë për një qeveri që të fillojë të gjithë punën e saj ndaj nuk do ishte me vend që unë të përpiqesha të gjykoja një periudhë të shkurtër kohe si kjo.

Sipas mendimit tuaj, pasi keni përmendur disa hapa pozitivë, cilat janë disa nga hapat negativë, nëse keni vënë re të tilla? Ka probleme apo çështje për të cilat ju keni shqetësim?
Kemi dëgjuar nga një numër burimesh, përfshi burime të pavarura, për numrin e njerëzve që kanë humbur pozicionet e punës në shërbimin civil apo administratën publike që nga koha e ndryshimit të qeverisë. Është e vërtetë që kjo ndodh me qeveritë; ndodh edhe në SHBA në disa nivele shumë të larta. Ekzistojnë disa shqetësime se ky është një proces që vazhdon, se është tepër i politizuar. Nuk jam në pozitë për të vlerësuar natyrën e këtyre shqetësimeve. Sigurisht është një çështje që e ka një arsye. Na ka lënë mbresa ajo që shohim në shërbimin e politikës së jashtme, teksa MPJ është duke u stabilizuar më shumë dhe po zhvillon më shumë ndërveprime lidhur me çështje ndërkombëtare. Për fat të keq, vizita ime nuk më jep mundësinë të takohem me Ministrin e Jashtëm Bushati ngaqë është kaq aktiv dhe në udhëtime. Pra, pop punohet, mendoj se kjo është shumë e qartë.

Për mbi gjashtë muaj, opozita ka një udhëheqës të ri, Z. Basha, me të cilin u takuat dje. Si është pare në Uashington ai, duke pasur parasysh që një prej aksioneve të tij të para politike ishte le të themi, jo plotësisht kundër, por le të themi thuajse kundër SHBA kur Z. Basha dhe PD u pozicionuan kundër negociatave që qeveria kishte filluar me qeverinë e SHBA për të parë mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë këtu në Shqipëri?
Së pari, në lidhje me kërkesën e SHBA për Shqipërinë për të ndihmuar në përpjekjen për të shkatërruar kimikatet që përdoreshin për armë në Siri. Shqipëria, Kryeministri Rama morën një vendim dhe ne e respektojmë atë vendim për të mos lejuar çuarjen përpara të procesit. Kjo nuk e ndikon marrëdhënien tonë dypalëshe. Për sa i përket Kryebashkiakut të Tiranës, Z. Basha, i cili është kryetar i PD, siç e dini, pata një takim shumë të mire me të. Mori pjesë edhe në një konferencë në të njëjtin panel me mua. Lidhur me çështjen themelore, e cila është aq e rëndësishme për të gjithë popullin shqiptar, përparimi drejt anëtarësimit në BE, ai ka bërë shumë të qartë edhe në takim edhe në panel se është diçka që të paktën partia e tij e mbështet. Edhe qeveria e mbështet, LSI dhe PS. Kjo është një përpjekje e rëndësishme, ndaj jemi të kënaqur që patëm këtë diskutim me të.

A ka ndonjë opinion në Uashington mbi udhëheqësin e ri të PD, Z. Basha?
Është Kryebashkiak i Tiranës. Tirana është kryeqytet i Shqipërisë. Kemi ambasadën tonëkëtu. Jemi të kënaqur të punojmë me të si kreu i një partie politike ashtu siç punojmë me të gjithë kryetarët e të gjitha partive politike në qeveri dhe në opozitë.

23 qershori nxori një qeveri të re në Shqipëri por retorika e ashpër midis qeverisë dhe opozitës vazhdon mbi çështje të ndryshme, të tilla si reforma territoriale, të cilën e përmendët si shumë të rëndësishme dhe të gjithë po kërkojnë një zgjidhje për këtë çështje. Cila është pikëpamja e qeverisë së SHBA për një situatë të tillë?
Lidhur me çështjen e përgjithshme të reformës territoriale, jemi shprehur publikisht si mbështetës të kësaj përpjekjeje, ashtu si një numër vendesh të tjera. Sigurisht, ka një numër reformash që mund të zhvilloheshin në Shqipëri në nivelet më të larta të qeverisë dhe deri poshtë tek komunitetet vendore. Sigurisht ka një numër të madh njerëzish të interesuar dhe të prekur, si zyrtarë në nivel vendor ashtu dhe të tjerë në nivel vendor. Është me rendësi që të ketë një debat të hapur dhe praktik kombëtar. Reforma territoriale është nga ato gjëra që duam ta shohim për një numër arsyesh, për të ulur sasinë e burimeve (të shpenzuara), por edhe për të përmirësuar nivelin se sa qeverisjet vendore i përgjigjen njerëzve në vend. Përsëris, populli shqiptar është prioriteti ynë më i lartë. Duhet të shohim se si do të zhvillohen gjërat. Është me rëndësi që të diskutohet publikisht dhe që të kryhet publikisht.

Z. Moore, në disa raste, Departamenti i Shtetit ka theksuar rëndësinë e dialogut politik, jo vetëm në Shqipëri por kudo. A jeni të zhgënjyer nga refuzimi i Z. Basha ndaj ftesës së Z. Rama për t’u takuar dhe për të biseduar mbi reformën territoriale si temë kryesore por edhe çështje të tjera që përbëjnë shqetësim për vendin?
Mendoj se është me rëndësi që të ketë gjeste nga të dyja palët, si nga qeveria ashtu dhe nga opozita për t’u përpjekur të takohen. Nuk mund të flas për këtë ftesë specifike apo atë ofertë, sepse nuk e di saktësisht çfarë nënkuptonte. Mund t’ju them që ishte një sinjal shumë pozitiv i dërguar vetëm në ditët e fundit, në pritjen e Presidentit Nishani për të shënuar 5-vjetorin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s kur pati anëtarë si nga qeveria ashtu edhe nga opozita të pranishëm.Është e qartë që qeveria dhe opozita mund të punojnë bashkë mbi prioritetet kyçe dhe këtë sigurisht e nxisim.

Cila do të ishte këshilla juaj për qeverinë dhe për opozitën për të çliruar situatën aktuale dhe për të konsoliduar dialogun politik meqenëse qeveria dhe opozita kanë opinione të ndryshme? Qeveria thotë se u zgjodh për të qeverisur vendin ndërsa opozita e ngushton dialogun politik duke kërkuar konsensus për çështje të ndryshme dhe duke vendosur disa kushte?
Kemi folur tashmë për rëndësinë që ka që qeveria dhe opozita të punojnë sëbashku, e tillë është natyra e një demokracie parlamentare, sidomos për këto çështje që janë me rëndësinë më të madhe për njerëzit. Qeveria i forcon argumentet e saj kur në çështje të caktuara është në gjendje të shtrijë dorën dhe të gjejë consensus.Nëse qeveria ka një shumicë të mjaftueshme në parlament të tillë që nuk i nevojitet mbështetja e opozitës, mund ta bëjë këtë zgjedhje. E gjitha përmblidhet tek pozitat e qeverisë, pozitat e opozitës, aftësia e njërës apo të dyja palëve për të vendosur interesin e të gjithëve në plan të parë, vullnetin e të dyja palëve për të punuar bashkë, dhe tekefundit, cili është mendimi i njerëzve për një çështje të caktuar. Nëse ka interes për konsensus, shpresoj që udhëheqësit politikë në të dy krahët do ta respektonin këtë.

Nuk ka dyshim që SHBA ka qenë mbështetëse e madhe e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Pas takimit të Këshillit në dhjetor, Këshilli do të vendosë në qershor për statusin kandidat. A mendoni se përpjekjet e qeverisë shqiptare deri tani janë mjaftueshëm të mira për të marrë një përgjigje pozitivenga Brukseli në qershor?
Siç e dini, ne jemi jashtëzakonisht të interesuar ta shohim Shqipërinë të përparojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Nuk kemi votënë këtë proces; nuk jemi anëtarë, nuk kemi kërkuar anëtarësim. Jemi të kënaqur të shohim rekomandimin e Komisionit, por keni të drejtë, në dhjetor anëtar[t e Këshillit nuk e mbështetën këtë. Jemi optimistë se me punë të mëtejshme nga qeveria me mbështeje nga opozita që ndan synimin për në BE, shanset do të jenë më të mira në të ardhmen e afërt për të marrë statusin kandidat. Siç fola në konferencën e Qendrës Shqiptare për Politika, nuk ka garanci se si do të zhvillohet procesi. Pavarësisht nëse merrni një përgjigje pozitiveapo jo për statusin kandidat në qershor, do ketë rëndësi të jashtëzakonshme si për qeverinë dhe për opozitën që të punojnë bashkë për këtë çështje themelore edhe për pjesën e mbetur të këtij viti edhe më tej.

Pavarësisht se SHBA nuk ka vote në Këshill, cilat janë pritshmëritë tuaja për takimin e qershorit?
Është e vështirë të thuhet. Më lejoni të jem i sinqertë me ju. Sapo isha në Bruksel. Ka 28 anëtarë në BE. Ka njerëz që janë shumë optimistë dhe ka njerëz që janë më pak optimistë. Mendoj se një prej mesazheve kyçe që jam përpjekur të ndaj dhe për të cilën ambasada jonë në Tiranë ka qenë shumë konseguente është që të të ketë sa më shumë punë që të jetë e mundur tani, si nga qeveria dhe nga opozita, në çdo hap të rrugës; jo vetëm duke lobuar në kryeqytetet e ndryshme, por edhe duke marrë vendimet politike që duhen marrë, duke treguar përparim në luftën kundër korrupsionit dhe në hapa të tjerë përmesmekanizmave ligjore, jo atyre politike, për të përmirësuar shanset që Shqipëria të marrë një përgjigje pozitivenë qershor.

Pas refuzimit të qeverisë shqiptare për t’u përfshirë në shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, ekziston ideja se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe SHBA gjenden në mes të një klime të ftohtë. Kjo situatëështë lidhur me refuzimin e statusit në dhjetor dhe disa komentatorë politikë po thonë se është rezultat i mosmbështetjes së fortë nga SHBA për Shqipërinë lidhur me këtë çështje. A jeni dakord me këtë vlerësim?
Nuk jam dakord. Jam përballur me shumë teori konspirative por më lejoni ta veçoj këtë. E para dhe më e rendësishmja, SHBA nuk kishte dhe nuk ka rol vendimarrës. Ju garantoj që asnjë prej vendeve anëtare të BE-së, pavarësisht nëse votuan pro apo kundër, nuk erdhi të na merrte mendim se ç’të bënin. Kemi ofruar avokatinë tone por kjo nuk ka qenë faktor në vendimarrjen e tyre. Ishte një çështje vendimesh kombëtare. Në rastin e Holandës, pati edhe një votim në parlament. Ndaj, sigurisht që nuk kishte kurrfarë roli për ne. Kjo është e para. E dyta, siç e përmenda më parë dhe ju falenderoj që më pyetët – kjo doli edhe kur isha këtu muaj më parë. Shqipëria si një vend Sovran dhe i pavarur, një aleat në NATO, mori një vendim për të mos i pranuar kimikatet nga Siria. Ne e respektojmë këtë vendim. Ai nuk ndikon marrëdhëniet tona dypalëshe. Ato vazhdojnë dhe lulëzojnë në shumë nivele të ndryshme. Kemi një ambasadë të shquar këtu dhe një ekip të fortë. Në një moment, shpresojmë që Senati do të konfirmojë ambasadorin e emëruar që duhet të vijë shpresojmë në muajt e ardhshëm dhe e gjithë kjo duhet t’iu tregojë njerëzve që të mos shqetësohen për teori konspirative. Marrëdhënia jonë është e ngushtë; po punojmë bashkë për shumë çështje të ndryshme siç diskutuam më herët në këtë intervistë dhe jam besimplotë që do të vazhdojnë në mënyrë shumë pozitive.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi