Rankimi Botëror: Universiteti privat kalon Universitetin e Tiranës

24 shkurt 2014

Universitetet shqiptare vazhdojnë të jenë shumë larg cilësisë që ata premtojnë. Web ranking, angjecia prestigjoze që bën dy herë në vit renditjen e mbi 22 mijë universiteteve nga e mbarë bota, ka publikuar rezultatet për periudhën korrik-dhjetor 2013.

Ndonëse krahasuar me qershorin e një viti më parë, universitetet shqiptare kanë rritje të renditjes në klasifikim botëror, ajo që vihet re është se universitetet publike kanë zbritur me disa vende në këtë klasifikim, dhe janë ngjitur privatët. Një vit më parë, universiteti më i mirë shqiptar ishte universiteti Tiranës dhe mbante vendin e 8012, ndërsa këtë vit ai ka zbritur 650 vende në klasifikim, duke u renditur në vendin e 8667 në klasifikimin botëror, dhe i dytë në vendin tonë.

Po ashtu rreth 300 vende në klasifikim ka humbur edhe universiteti Politeknik i Tiranës, i cili një vit më parë renditej në vendin e katërt për vendin tonë, dhe në vendin e 10049 në klasifikimin botëror, ndërsa këtë vit renditet në vendin e katërt për universitetet shqiptare dhe në vendin e 10382 në klasifikimin botëror.

Ndryshe nga një vit më parë, këtë vit lista e universiteteve shqiptare, kryesohet nga Universiteti ”Epoka”, i cili renditet në vendin e 7832 në klasifikimin botëror, ndërsa një vit më parë renditej në vendin e 9878. Ndërsa vendin e tretë, për cilësinë e universiteteve tona këtë vit e mban një tjetër universitet privat ai i Neë York-ut.

Lista e 41 universiteteve shqiptare, të përfshira në këtë klasifikim, mbyllet nga universiteti Mjekësor i Tiranës, i cili e gjejmë në vendin e 22010, praktikisht në në fund të listës së klasifikimit botëror.

Ndërkohë që 10 vendet e para të këtij klasifikimi botëror, mbahen nga universitetet amerikane, me në krye universitetin e Harvardit.

Ja renditja e universiteteve shqiptare

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi