Taksat e larta, Shqipëria në vendin e 146 në botë

 

Raporti Paying Taxes 2014

Shqipëria është renditur në vendin e 146 në botë përsa i përket pagesës së taksave. Ky ka qenë përfundimi i raportit “Pagesa e Taksave 2014”, i hartuar nga Banka Botërore, IFC dhe PwC. Barra e taksave mbi biznesin në Shqipëri është cilësuar e lartë në krahasim me ekonomitë fqinje të Maqedonisë, Bosnjes dhe Kosovës, të cilat kanë një taksë për biznesin 10%, përveç Malit të Zi që e ka 9%. Vendi ynë kaloi në tatimin progresiv mbi bizneset dhe individët, në Janar të këtij viti dhe kjo e ka rritur normën mesatare të taksimit. Të ardhurat nga biznesi i mesëm dhe i madh në Shqipëri tani janë 15%, ku vendi ynë barazohet me Serbinë.   Kroacia dhe Turqia, e cila synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian kanë normat më të larta në rajon, në 20%. Kalimi në tatimin progresiv për të ardhurat personale në Shqipëri ka rritur gjithashtu edhe taksat për personat që fitojnë më shumë se 130 mijë lekë në muaj, në 12%. Raporti i fundit i Bankës Botërore, Pagesa e Taksave 2014” ka përllogaritur se norma e përgjithshme e taksimit në Shqipëri është 31.7% të fitimit, duke qenë shumë më e lartë se në Kroaci, Maqedoni, Malin e Zi, Kosovë, Bosnje, por më e ulët se në Serbi. Banka Botërore ka zhvilluar një studim në harkun kohor 2004-2012 dhe ka vënë re përfundimin e një periudhe të rritjes ekonomik,e me një recesion të ashpër dhe një rimëkëmbje të ngadaltë në të gjithë botën. Gjatë kësaj periudhe, qeveritë kanë vijuar të jenë nën presionin e balancimit, të nevojës për të tërhequr investime dhe për të nxitur rritjen.   Raporti ka arritur në përfundimin se qeveritë kanë vijuar me reformat e tyre në fushën e taksave, pavarësisht pasigurive globale ekonomike. 32 ekonomi botërore kanë bërë hapa para, që në periudhën Maj-Qershor të vitit të kaluar, si dhe kanë lehtësuar barrën e taksave për SME-të. Raporti “Pagesa e Taksave 2014”, i hartuar nga Banka Botërore, IFC dhe PwC ka marrë parasysh regjimet e taksave në 189 ekonomi, si dhe ka nxjerrë në pah reformat e përbashkëta të ndërmarra nga 11 vende, në përmirësimin apo futjen e sistemit elektronik të pagesës së taksave si dhe eliminimin e nevojës për 74 pagesa taksash të ndryshme.

Tekstin e plotë të këtij Raporti e gjeni duke klikuar këtu

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi