Europa përballë Arsimit Universitar: si evolucion apo revolucion?

Nga Mary McAleese, ish-presidente e Irlandës, aktualisht Presidente e Grupit të Nivelit të Lartë të BE për Modernizimin e Arsimit të Lartë. 

Europa po ndeshet me sfida të mëdha-shumë të mëdha për çdo vend tëMary McAleesevetëm për t’u adresuar. E përballur me krizën ekonomike, papunësi të madhe dhe konkurrencë në rritje nga ekonomitë në zhvillim, Europa duhet të përshtatet me përparimet teknologjike, format e reja të punës-e gjitha ndërkohë që një popullatë në mplakje peshon gjithnjë e më shumë në buxhetet publike në shterim. Në këtë kontekst të brishtë bashkimi europian duhet të fokusohet tek arsimimi, në mënyrë që të ushqejë talentet dhe potencialin e njerëzve dhe kështu të nxisë shërimin social dhe ekonomik.

Arsimimi ka çelësin jo vetëm të punëve më të mira dhe rritjes më të madhe të PBB-së, por edhe të zhvillimit kulturor, politik dhe social që nevojitet për t’u siguruar se qytetarët janë të përgatitur dhe me këmbë në tokë për të udhëhequr në nivele lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Duke u fokusuar te politikat e duhura, liderët e BE-së mund të sigurohen se arsimimi u mundëson atyre për të qenë qytetarë globalë të artikuluar dhe aktorë ekonomikë të fuqishëm.

Lajmi i mirë është se liderët europianë duket se e dallojnë vlerën e arsimimit si kredo. Kur alokuan fondet në buxhetin europian 2014-2020, qeveritë europiane me mençuri vendosën të rrisnin fondet për edukimin dhe kërkimin-të vetmet fusha ku e bënë këtë. Ky përkushtim për të mos prekur fondet për arsimimin dhe kërkimin duhet të pasqyrohet në të gjitha nivelet e politikëbërjes.

Për më shumë, në mënyrë që të nxitet shndërrimi i Europës në një qendër të inovacionit të përgjegjshëm dhe prodhimit etik, politikëbërësit duhet të sigurohen që institucionet e arsimit të lartë i pajisin studentët me dije inovatore dhe aftësi të nivelit të lartë dhe fleksibilitet që bazohen te vlerat e përbashkëta. Kjo do të thotë zhvillim i sistemeve arsimore të diferencuara, që variojnë nga shkollat vokacionale te programet doktorale dhe dhënia e studentëve e një përvoje ndërkombëtare, e cila mund t’i ekspozojë ata para mundësive përtej kufijve kombëtarë.

Për shembull Programi Erasmus, i cili mundëson studentët universitarë të punojnë dhe studiojnë jashtë si pjesë të diplomës së tyre, e zgjeron pamjen e pjesëmarrësve ndërkohë që rrit gatishmërinë e tyre dhe aftësinë për të shkuar aty ku janë punët. Programe të tilla gjithashtu pasurojnë studentët lokalë dhe u ofrojnë kënde të vlefshme profesorëve rreth traditave të tjera të arsimit të lartë.

Më tej, liderët e BE duhet të pranojnë se instruktimet e cilësisë së lartë janë po aq të rëndësishme për universitetet, sa të themi, kërkimet pioniere. Aktualisht, ndërkohë që gjithkush pajtohet me atë se kërkuesit kanë nevojë për trajnim të zgjeruar, hamendësimi zotërues është se mësuesit e shkëlqyer janë të lindur dhe mësimdhënia ekselente gjithashtu-një pikëpamje që po e dëmton arsimin në të gjitha nivelet.

Përmirësimi i cilësisë së instruksionit (mësimdhënies) në arsimin e lartë është në fokus të raportit të parë për Komisionin Europian nga Grupi i Nivelit të Lartë për Modernizimin e Arsimit Universitar (presidente e të cilit jam) ndër 16 rekomandimet e raportit është zhvillimi i mësimdhënies cilësore përmes trajnimit të vazhdueshëm profesional të detyruar dhe njohja e shpërblimi i arritjeve. Kjo qasje do t’u jepte mësimdhënësve aftësitë dhe motivimin që u duhet për të dhënë atë lloj edukimi për të cilin ka nevojë Europa.
Një tjetër çështje thelbësore-dhe tema e raportit të radhës së grupit-merret me format e reja të dhënies së arsimimit, si p.sh, Massive Open Online Courses (MOOCs). Në fakt, disa mëtojnë se një revolucion në mënyrën si dija dhe informacioni krijohen dhe transmetohen, është në prag.

Ndërsa këto forma të reja të shpërndarjes janë padyshim duke e shndërruar arsimin, veçanërisht universitarin, ajo që po ndodh mund të jetë më shumë evolucion sesa revolucion. Me fjalë të tjera, në vend që të mundësohet fundi i arsimimit ‘tulla dhe llaç’ (brick-and-mortar) MOOC dhe inovacione të tjera do të nxisin progresin drejt të ashtuquajturit arsimimi ‘click-and-mortar’. Kjo sugjeron se rekomandimet e grupit në këtë zonë do të përfshijnë përmirësime të detyrueshme të sistemeve formale dhe joformale, si dhe mekanizma për ringjalljen e mësimit të përjetshëm në arsimimin e lartë.

Për studentët, themelet e suksesit duhet të hidhen herët, duke filluar që nga arsimi parafillor dhe fillor. Dhe politikëbërësit duhet të pranojnë rrezikun e ndërtimit të një hendeku dixhital që favorizon ata që janë ndërkohë të avantazhuar. Studimet tregojnë për shembull se shumica e pjesëmarrësve në MOOC – të cilët janë përlëvduar për aksesibilitetin e tyre të hamendësuar-kanë ndërkohë kualifikime në arsimin e lartë. Liderët europianë duhet të punojnë për të mundësuar që format e reja të përçimit të edukimit përkthehen në mundësi më të mira për një spektër më të gjerë njerëzish.

Ritmi dhe shtrirja e progresit teknologjik i bëjnë virtualisht të pamundura parashikimet për zhvillimet e ardhshme, por edhe se si ato do ta ndikojnë arsimin. Pavarësisht asaj se cilat teknologji të reja dalin në pah, arsimimi do të jetë në dorën e mësuesve dhe studentëve. Të dhënit e mjeteve dhe mundësive që mbështesin evoluimin e roleve të tyre respektive është thelbësor për të krijuar një forcë punëtore të aftë për t’u përshtatur me rrethanat në ndryshim. Kjo është sfida e njëmendtë me të cilën përballet Europa.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi