Financat, tre skenarë për ecurinë e ekonomisë deri më 2017

Nga Blerina Hoxha, botuar në Mapo Online, 4 shkurt 2014

Tre skenarët e parashikuar për ecurinë e ekonomisë në tri vitet në vijim nuk na nxjerrin dot nga shkelqim cani ok‘gropa’. Ministria e Financave publikoi dje Programin Ekonomik dhe Fiskal për vitin 2014, ku ka parashikuar se çfarë do të ndodhë me rritjen ekonomike dhe si do të ndikojë kjo rritje në treguesit e tjerë fiskalë dhe buxhetorë deri në vitin 2017. Në rastin më të mirë, rritja ekonomike do të jetë në 3.5 për qind këtë vit dhe në rastin më të keq, 0.4 %.

Skenari bazë

Ajo që pritet të ndodhë sipas skenarit bazë, tashmë është bërë publike nëpërmjet buxhetit 2014. Me këtë parashikim pritet që ekonomia të rritet me 2.1 për qind. Të ardhurat në buxhet të arrijnë në 364 miliardë lekë ose në 25.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe deficiti fiskal të arrijë në 91 miliardë lekë ose 6.7 për qind e PBB. Ndërsa borxhi publik sipas këtij skenari pritet të arrijë në 72.1 për qind e PBB-së. Mirëpo ky skenar rrezikon të mos realizohet, duke marrë në konsideratë zhvillimet e tanishme në ekonominë vendase. Në tremujorin e tretë të vitit 2013, për herë të parë ekonomia shënoi rënie në nivelin -2.1%, ndërsa këtë tremujor pritet që rritja në rastin më të mirë të jetë zero. Kjo ecuri nuk ishte parashikuar nga ekspertët, duke bërë që rritja ekonomike për vitin që shkoi të mos rezultojë më shumë se 0.7 për qind. Mirëpo rritja në këto nivele i vështirëson së tepërmi mundësitë për të gjeneruar të ardhurat e pritshme këtë vit e për rrjedhojë edhe treguesit e deficitit dhe borxhit.

Skenari pesimist

Në skenarin pesimist, që ka shumë gjasa të ndodhë duke iu referuar zhvillimeve aktuale, ekonomia nuk pritet të rritet më shumë se 0.4 për qind. Në këto kushte, të ardhurat buxhetore do të bien me 13 miliardë lekë në raport me parashikimin bazë që është edhe plani buxhetor i këtij viti. Me këto zhvillime, deficiti pritet të zgjerohet në -98.5 miliardë lekë nga -91 miliardë lekë që është parashikuar aktualisht. Ndërsa borxhi publik pritet të arrijë në 73.9 për qind të PBB. Nëse nuk realizohen masat e qeverisë për të ringjallur ekonominë nëpërmjet shlyerjes së borxheve dhe reformave strukturore, ka më shumë gjasa që ekonomia të jetë më afër skenarit pesimist sesa skenarit bazë.

Skenari optimist

Në këtë skenar, ekonomia pritet të rritet me ritme 3.5 % dhe të ardhurat në buxhet të arrijnë në 369 miliardë lekë ose në 25.7 për qind të PBB. Në këtë skenar me shans të vogël ndodhjeje, deficiti buxhetor shkon në 98 miliardë lekë dhe borxhi publik në 70.9 për qind të PBB-së. Ministria e Financave në parashikimet e saj vlerëson se rreziqet negative dhe pozitive që rrethojnë zhvillimet bazë agro-ekonomike dhe fiskale vlerësohet të jenë të balancuara. Sipas ekspertëve të Canit, skenari bazë vlerësohet të ketë një shans relativisht të lartë për t’u materializuar. Megjithatë, parashikimi i skenarëve alternativë supozon se një pjesë e rreziqeve mund të ndodhin. Skenari pesimist merr në konsideratë disa devijime nga skenari bazë, të cilat kushtëzohen nga kreditimi i  ekonomisë, ecuria në eurozonë, ecuria e eksporteve, dërgesat e emigrantëve etj.

 Rritja ekonomike, borxhi, të ardhurat dhe deficiti sipas tre skenarëve

2014      2015      2016

Rritja e GDP

Skenari bazë       2.1%     3.3%    4.2%

Pesimist       0.4%    1.1%    2.4%

Optimist             3.5 %   4.5%     5.2%

Të ardhurat në % me PBB

Skenari bazë       25.7%   26.0%   26.5%

Pesimist              25.2 %  25.5%   26.0%

Optimist             25.7%   26.0%  26.5%

Deficiti në miliardë lekë

Skenari bazë       -91.7     -72.3     -54.9

Pesimist              -98.5     -83.4     -70.6

Optimist             -89.1    -67.3     -47.1

 Borxhi Publik

Skenari bazë       72.1%  71.7%  69.2%

Pesimist       73.9%  75.8%  75.4%

Optimist             70.9%  69.4% 65.8%

 

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi